Lutem zotit, kush është sëmurë të shërohet
Kush ka një ëndërr, ti realizohet
Kush është i lënduar dhe i vetmuar
Të gjejë strehë tek një zemër e dashuruar
Kush lind, mirësevjen në këtë botë
Kush vdes, Zoti e mëshiroftë
Kush ka një hall që dot nuk e zgjidh
Zoti qoftë me të dhe me ne të gjithë!
(Buqa Softa )