PERËNDINË NË KRAHË E MORA
Djalë i nënës, i bukuri djalë
Kur ti qesh, zemra më bëhet mal
Buzëqeshja jote është dielli i shtëpisë
Dhe loti yt, breshëri i perëndisë .
Djalë i nënës, i bukuri djalë
Zotit për ty i qofsha falë
Bekuar qofsh nga nëna jote
Paç gjithë të mirat e kësaj bote.
U shtofsh e u bëfsh një mëhallë
Brez pas brezi more djalë
Hallall gjirin që t’a kam dhënë
Kur gëzoj emrin e bukur nënë.
Djalë i nënës, i bukuri djalë
Dashuria për ty, nuk shprehet me fjalë
Se ajo është vetë perëndia
Që ra nga qielli, në duart e mia
Ra nga qielli, në duart e mia
Mori nur gjithë shtëpia
Perëndinë në krahë e mora
Dhe s’e lashë, të më bjerë nga dora!
************************************