Sokol Parruca

BISEDE ME RIKARD LJARJEN Nadja mire Rikard ! Sa shpejt qe iku ky vit pa ty…e mua me sillesh ndermend pothuajse cdo dite.Rikard Ljarja u nda nga jeta ne moshen 77 vjecare - News, Lajme - Vizion  Plus - YouTube Sa kujtime malli me ke lane. Nuk di c’te them me pare , ke te vecoj…te gjithe ditet , javet , muajt e vitet me ty ishin nje mrekulli . Po e filloj me marsin e vitit 1997. Rremuje, krisma gjitheandej, nate e diten…nje plumbe qofte dhe qorre mund te merte jeten. Marjeta me femijet iken ne Athine.Ti jo.Kur te thoja, pse nuk iken dhe ti – kurre , une nuk kam jete larg Shqiperise , me mire te vdes nga plumbat e pakontrolluar te Shqiptareve te mi, se sa nga malli per vendin tim. E megjitheate ishte e veshtire per ty ajo kohe .Rrije vetem, i trishtuar…ca nga ajo situate e turbullte qe kishte pushtuar vendin , ca nga vetmia e mungesa e familjes. Rrinim cdo dite. E verteta eshte se ta kisha merakun , ta njihja ndjeshmerine dhe… o Zot thoja mos… Te kujtohet ajo dite, kur te erdha ne shtepi…trokita ne dere, trokita disa here rresht , me goditje te njepasnjeshme qe beheshin me te forta, sa here qe mu desh ti perserisja…ti nuk po e hapje.I bija celularit e kishe te fikur. E dija qe ishe ne shtepi.Kjo zhurme e befte , alarmuese, insistuese, qe me siguri do conte ne hapjen me force , beri qe ti te hapje deren…dhe si pe fytyren time dukshem te tronditur , fillove te me merje me te mire. U futem ne shtepi.Mbeta i habitur…disa piktura, nje telajo qe tregonte se ti ishe ne pune e siper…era e bojrave e cdo gje perreth te krijonin pershtypjen e kthimit te dhomes ne nje studio…ti po pikturoje…nuk e dija…dhe tek shihja punet tuaja te mbaruara , kuptova se nuk ishe amator , po nje piktor profesionist. Ate dite kemi ndenjur gjate aty, duke me folur per pikturen. Ti me mesove se si duhet pare nje pikture , ne kuptimin disi me profesional… me mesove rrymat ne pikture dhe perfaqesuesit me te denje. Une njihja 5 – 6 , ndersa ti me permende nje nga nje , me emer 20 te tilla. Sa shume me ke folur per Pikasson , Matisse , Chagall , e sidomos per Salvador Dali , aq sa me nxite te njihem e lexoj me shume per kete te fundit. Mesova se ai ishte jo thjeshte nje piktor , por , njekohesisht ishte shkrimtar , kineast , teoricien , autor i nje dyzine librash… Kaq te ngjashem mu duket , kaq afer profesionesh , dijesh e kulturash , perjashto se ai ne pikture ishte nje gjeni… i paarritshem , rrojti vetem 84 vite dhe u shua me 21 Janar 1989. Kur ishe vetem me ftove per dreke ne shtepi …E dije qe me pelqenin ” specat e mbushura ” dhe ti krenoheshe para meje se dije mire ti gatuaje . Tavolinen e kishe shtruar me shije… mbulesat , picetat , pjatat e gotat ngjanin a thua se ishim ne nje dreke aristokrate Vieneze…pjatance e mbushur me bifteke , sallatorin te ndryshme dhe nje shishe vere ” Napoleon “. Sakaq nxorre nga furra dhe taven e specave gatuar enkas per mua. Fillova te ha pak nga pak. E ndjeja veshtrimin tend zhbirues , sikur doje te nuhasje ne se po me shijonin specat…une qete qete vazhdoja , pa shprehur asgje as me mimike dhe as me fjale . Dikur , nuk durove dhe me pyete – A po te pelqejne specat…ngrita koken nga pjata e po te shikoja drejt e ne sy…ai shikimi yt , disi lutes qe mezi po prisje te te thoja , se sa shume po me pelqenin…kurse une te dhashe nje pergjigje spartane. – Skandal , nuk kam hanger ndonjehere ” speca te mbushur ” me te shpifur… vec, kur degjoj te qeshuren tende uleritese , qe nuk kishte te mbaruar. Ah , sa fort ke qeshur , sa kemi qeshur . Po ajo nate te “piano bar” te kujtohet… ishim kater a pese shoke…ne oret e vona mbetem vetem ne…diku aty ne nje qoshe ishte nje piano.Ti shkove drejt saj , u ule mbi fronin e pianos dhe fillove te luaje muzik klasike…Eshte Johann Sebastian Bach tha Tos Bachaku. Te gjithe morem gotat dhe te erdhem prane…Ti po luaje me nje ndjeshmeri per cdo nuance te timbrit dhe me nje ngazellim , qe e bente lojen tende te dukej gati fantastike…ti luaje me nje respekt te habitshem per muziken , i perqendruar dhe i vetharruar…ndersa ne , po te ndiqnim gjithe melankoli…ca nga mrekullia e muzikes Bachoviane , ca nga mesnata e ca nga avujt e alkolit . Ne kishim nje kafe te preferuar , pronarin e kishim mik
Kur vinte ora 23 , pronari dhe personeli largoheshin dhe mbeteshim vetem ne shoqeria jone
Vargjet dhe mesazhet prekëse për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja:  Në Parajsë është një vend i veçantë për ty - Shqiptarja.com
Ti , Mond Laci,Rezi , Baxhaku , Lad Mustafaraj e tjere. Nje nate , vone ne darke me ne u bashkua dhe kengetari i madh Luk Kacaj…ishim te gjithe aty prane banakut. Luka , me pallton e gjate te zeze , trup larte si lis , bjonde me floket e verdha, te dendura , qe nuk e kishin humbur shkelqimin edhe pse mbante shume vite mbi supe..zi u ngrit ne kembe…mori nje qendrim solemn e filloi te kendoj. O zot , zeri i tij nuk e kishte humbur fuqine, me gjithe vuajtjet e burgimin e gjate…Ajo pjese e vogel e lokalit u shndrua papritmas ne nje skene madheshtore.Fuqine e zerit te tij prej bazi te nivelit boteror nuk mund ta mbanin dot xhamat e dritareve dhe qelqurinat e lokalit…xhamat filluan te dridheshin e kercisnin , gotT po binin e thyheshin..
e ndersa zeri i Lukes kumbonte si oshetime…Eh , jo me kot gazet moskovite ” Pravda” e kishte quajtur Luken , Shaljapini Shqiptar , kur ai kishte kenduar ne ” Balshoj teater”. E dija se mund te ndodhte keshtu , por , konkretisht e pashe ate nate.Ti Rikard , fillove te ma shpjegoje si fenomen, duke perdorur terma shkencore e fizike , si nje fizikante i vertet…po mua nga njeri vesh me hynin e nga tjetri me dilnin…asgja nuk kuptova A te kujtohet ajo mbasdite , te kafja e gjithe shoqeria jone…Aty vinte dhe Bert Shvarci…sa vinte Berti, muzika ulej ne minimum, nuk e duronte dot Berti…vetem zeri i larte e hokatar i Cim Dajes degjohej…ai vinte tek ne ndonse zhurshem , po gjithesesi i ngrohet, miqesor, i pranueshem , deri i domosdoshem per ne , se krijonte atmosfere , alegri dhe necaste zymtesie… – kam tre ore qe kam ngecur ne perkthim , foli Shvarci ,perkthyesi i madh, se nuk po me kujtohet sinonimi i kesaj fjale shqipe…te gjithe thame ndonje gje…i fundit fole ti Rikard… kjo eshte, tha Berti e u ngrite vrullshem , per te vazhduar punen e tij
Nuk e mbaj mend nese ishte paradite apo mbasdite , kur shkuam bashke, ne perurimin e librit te mikut tone Zija Cela “Per dashurine shkruhet pas vdekjes ” …ah , cfRe perurimi ajo ngjante si pershpirtje , teper e dhimbshme…miku yne kishte humbur birin e vetem…ato nuk ishin thjeshte ate e bir…ishin dhe shoke te ngushte .Ne tavoline, ne biseda te ngrohta mes miqsh para je gote , nuk ndiheshin oret qe kalonin…atehere, o vinte Dritani e kerkonte Zijain ose Zijai kerkonte te birin Dritanin…te dy , e gjenin gjithmone njeri tjetrin.Aty, gjate kohes qe po fliste Zijai , u ndjeve ligsht Rikard…frymememarja t’u rendue , gjoksi te fryhej, nuk po ngopeshe me fryme…thelle brenda shpirtit ta ndjeva renkimin…u tremba , po te nduqja me bisht te syrit..ca pika loti te rreshqiten…Rikard , te thirra , si per te te sjellur ne vete…nuk e ktheve koken nga une , more fryme thelle , sikur po nxirrje gjithe peshen e dhimbjes qe nuk po e mbaje dot. Ne fund, perqafuam Zijain e u karguam, duke mbarte me vete trishtimin…Mora ne ne cel Rrokun, e se bashku perfunduam ne restarurant, duke qene me ne dhe Yll Dylgjeri…biseda e humori, fluan te qetesonin disi gjendjen tende shpirterore. Une e dija , se kishe shkruar dy skenare,ne mos gaboj..
po shkrimtar e mesova vone,atehere kur u njoha me gjashte librat dhe romanet e shkruara prej teje vitet e fundit…E them me bindje , se ti nuk u bere shkrimtar, mendoj se ke qene i tille qe ne fillimet e jetes…ndofta dhe ti vet e ke kuptuar kete dhunti ne vitet kur le kineastin, aktorin e regjizorin dhe u ule te shkruaje, thjeshte per te mbushur kohen, se ne mendje kishe gjithfare objektesh,subjektesh,ngjarhesh qe te ngacmonin dhe te shtyne drejt te shkruarit…Duket keto libra jane rritur brenda teje. Nuk e di, sa kohe ke mbetur rob i ketyre mendimeve, si u perftuan ato e moren forme,gjersa me ne fundmbiu brenda teje fjala ” roman”…po e kuptoje qarte se kishe deshire per te shkruar nje roman…te pakten po orvateshe per te shkruar , ngaqe nuk e kishe idene si do t’ia zrrije kesaj…Pikerisht , duke qene i mbushur me ide,kishe ndermend te ngjizje nje bote te tere,qe tu jepje jete dhe goje dhjetr personazheve,te shtjelloje ngjarje e te dilje ne perfundime. Mopasani,tregon diku,se si kishte vajtur te mjeshtri i madh i romanit Francez Floberi,per te mesuar nga ai te shkruante dhe nuk e harroi me kurre ate qe mesoi… Ndersa,ti nuk kishe mesues.Ty ,te duhej te mesoje vetveten…Nuk i the askuj,asnje fjale se c’kishe ndermend te beje…kushedi sa ore te magjishme ke kaluar,kur nisje te hidhje ne leter,ate c’ka kishe mbajtur,Q thelle ne zemer e mendje..ah, ato ore sfilitese kur ndesheshe me veshtiresite e teknikes,se ti nuk mund te pranoje te shkruaje si fillestar…doje dhe ketu te ishe i perkryer..E keshtu,mes ngulmimit e vedhtiresive,me ne fund romanin e mbarove…Mirpo pastaj,mbasi shkrove librin tend te pare,nuk kishte gje qe te mbante dhe, pas te parit erdhi i dyti,kete e pasoi i treti e keshtu,me rradhe njeri pas tjetrit…njeri me i bukur se tjetri,me kohe u bere dhe shkrimtar,romancier. Por,ti mik i dashtun…edhe sikur te shkruaje “Lufta e paqja”,te shkruaje “Harku i triumfit “, “Te mjeret “,perseri,para bashkombesve tuaj,ti do ngelesh ai “Deda,ne maje te shtylles, zi ” Dritani i shkabajve”…se ti ,u je ngulitur atyre me rolet e tua,i ke bere te te duan fort…se per to,ti je si ajo dashuria e pare,qe nuk teshqitet dot nga mendj e zemra…prandaj ende je me to..e keshtu do jesh brez pas brezi…lum per ty,qe do te shoqeroje kjo dashuri e perjetshme…sa mire me vjen .Ti e meriton,vecse artist,ti zoteroje nje nga cilesite, qe eshte nga me te rrallat,nga me tecmuRT,e nga me te vyerat qe mund te kete nje njeri…Ajo qe di une eshte se ajo ndriconte tek ti me nje shkelqim aq te forte…Dhe ,per ato qe nuk te kane njohur nga afer,une po jua them..Miresia…mbi te gjitha miresia..ti Rikard ishe miresia vet. Ti kishe neveri per banalitetin,ne kuptimin e mirfillte te kesaj fjale..Ti edhe mund t’ia falje qyteterimit mizorite e tij,hipokrizine,budallallekun dhe kontradiktat qe s’kane pike kuptimi…Por,ti nuk e falje faktin qe ky qyteterim e merr konfortin per lumturi,jeten e siguruar per prehje shpirterore,letargjine shpirterore per virtyt,popullaritetin e reklamuar per madheshti…ti nuk falje talljen me personalitetin e njeriut,duke ndrydhur tek ai te gjitha mundesite e deri tek aftesia per t’u revoltuar. Ti nuk e pranoje dot perzierjen,ti nuk e duroje dot prishjen,llumin…Ti kishe lindur per te qene klass dhe mbete i tille deri ne piken e fundit te frymes…Se ti ishe bir i Karlit ,me formim e shkollim Austriak…e per nane kishe Angjelina Logorecin,bije nga familja e madhe LOGORECEVE O Zot,vetem dy pash nendhe je,e une nuk mundem me ta shternguar doren edhe pse e kam zgjatur drejt teje…nuk mundem me te perqafue edhe pse te kam ardhur fare prane…E di ,se do te me thuash..- ik tani mjaft..po iki ,ika,se nuk dua te me shohesh te mbytur ne lot,teksa po shkruaj keto rradhe per ty
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.