Sokrat Amataj

A mund te vihet ne pushtet, vetem me urrejtje ndaj Rames?
Pyetje me vend.
Pergjigja eshte “Jo. Duhen edhe arsye te tjera”
Cilat jane ose s’jane te tjerat? Kjo varet nga pergjigjet qe u duhen dhene disa pyetjeve te tjera, mes te cilave me percaktuesja eshte: Pse dhe kush e urren kaq shume Edi Ramen?
Sado dhe kushdo qe te perpiqet nuk ka per te gjetur ne jeten dhe veprimtarine e tij si politikan dhe shtetar qe ai te kete vrare njerez as te fajshem e as te pafajshem; qe te kete torturuar, kanosur dhe vrare e burgosur gazetare, apo te kete djegur shtepi botuese e makina te tyre; qe te kete denoncime dhe hetime prokurorie apo vendime gjykate per vjedhje e pervetesim te pasurise se shtetit e shtetasve; qe te kete shitur dhe tradhetuar te te huajt interesat e vendit e te kombit, e te tjera e te tjera …
Pse atehere urrehet kaq shume? Mbetet vetem nje pergjigje: Sepse eshte i ndryshem nga ata qe e urrejne; sepse njerezit duan ata qe jane te ngjashem me ta, kurse te tjeret o nuk i duan, ose i urrejne; gje qe varet nga fakti sa dallojne e jane te ndryshem prej tyre.
Ketej del se asaj pyetjeje mund t’i pergjigjesh me sakte vetem pasi te merret vesh, se kush jane ata qe e urrejne Edi Ramen.
Gje qe zbulohet fare lehte, mjaft te shohesh sa qytetare dhe sa te shkolluar e te edukuar jane ata qe reagojne me urrejtje ndaj tij.
Natyrisht, s’jane vetem injorantet e shpellaret ata qe e urrejne. Me ta perkrah ka dhe ca te shkolluar, madje dhe me edukate qytetare qe kane dhe ata arsyet e tyre qe ta marrin kete pozicion. E para eshte qe te heqin per hunde dhe te perdorin per qellimet e tyre masen injorante qe u shkon pas; dhe e dyta, sepse ndihen krejt te pafuqishem e inferiore perpara intelektit, vizionit, karizmes dhe aftesive te Edi Rames si lider dhe burre shteti.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.