7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

St. Ing. Frederik Ruço

   Rrjeti Intelektual Shqiptar, ka 30 vjet duke kërkuar për atmëmdhetar, ku Kemi pikasur me njerëz të tillë. Dëshira e njerëzve të mbledhur në këto Kuvende, ishte dhe është që popullit shqiptar t’i njihet idenrtiteti, liria, dhe të drejtat e njeriut, sipas Kartës së Helsinkit në Gusht të 1975, si e drejt Natyrale, si gjith kombet e tjera. Me Këto njerëz Janë bërë Tre mini kuvende: I Pari në Prizren më 2019, I Dyti në Tiranë më 19 janar 2021, dhe I Treti në Prishtin më 22 Maj 2022. Po të kemi në konsiderat dhe intelektualët e të Përndjekurit Politik që e kanë bërë një Kuvend më Janar të 2017ës dhe po t’i ja bashkangjisim vllezërve intelektual; të të tre Kuvendeve pasardhës Numëri i pjesmarrësve i kalon 4000. Qëllimi i këtyre Kuvendeve; ishte dhe është Për të ndryshuar gjëndjen përmbytse të qytetarëve nga pushtimi i politikave të sllavizmit në hapsirat shqipfolse, dhe pastrimin e kësaj skëterre duke e zēvendësuar me atë Kombëtare. Nuk mjaftojnë Kuvendet parafolës të vendosin gjithçka i duhet Shqipërisë; duhet një Kuvend Pan Shqiptar. Dhe kjo; është në dorë të vet Shqiptarëve për të shpëtuar një herë e përgjithmonë nga trysnit konspirative. Mënyra e zgjidhjes së këtij ngërçi politik, që po e hedh tek kolegët, mendova të them që e kam sipas mendimeve të më parëshme, që janë bërë me koleg të sprovuar nga jeta politike, të cilët i kemi hasur duke u marrë për pastrimin e saj.

     Nga kjo përvojë mendova: që Në Kongresin E Parë Të Kuvendit Të Madh Panshqiptar që do mbahet në Tiranë, ti mëshojmë fort zgjedhjes së elementit për tu përfaqsuar në Kuvendin e ligjeve. Sepse nëpërmjet të të zgjedhurve me kujdes do të formohet qeveria e dalë 24 karatsh flori nga zgjedhja e popullit. Por; para se të dalim tek ky fenomen, sefte Deputetët do zgjidhen ne Këtë mënyrë: nga “Kuvendi i Madh Pan Shqiptar“do të dalë një Forum me X veta me numur tek, me kompetencë Të plotë. Ky forum; i dalë nga Kuvendi në fjalë, do lëvizë në Të Gjitha Hapsirat Shqipfolse e Mërgim. Forumi; do ketë Tagrën të zgjedhë Elementin intelektual për në Kuvendin e Ligjeve; (kupto Parlamentin e Parë). Forumi ka përgjegjësi Morale në zgjedhjen e elementit që thamë. Pavarsisht arsimit të lartë i të përzgjedhurve, mjafton që në brezat e paraardhësve të tyre, të kanë mbajtur qëndrim korrekt ndaj atmëmdheut. Personat e zgjedhur do rrijnë Katër vjet; nuk kanë të drejtën të rizgjedhjen në zgjedhjet pasardhëse, deri në infinit.

     Detyra e të përzgjedhurve në Kuvendin e Parë, do të ndikojë për të shtruar rrugën e Kuvendeve pasardhse, dhe për të ndërtuar shtetin ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet, është koha që të gjithë qytetarët të koontriubojnë; me mëndjen “të gjithë xheneral, të gjithë ushtar. Fabulën e shkuljes se rrepës nga dheu po e sjell si shembull; se edhe me më të voglin kemi nevojë, për të bërë një punë të Madhe. “U mbodhen të gjitha kafshët për të shkulur një rrepë që i kishtë rrënjët shumë të thella. Duke filluar nga luani e deri te miu. Luani i tha të prnishmëve; do e shkul vetë, miu tha si me shaka pa mua nuk e shkulini sikur të gjitha kafshët të ini bashkë. Të gjithë qeshën. Por Ajo që tha miu u vërtetua. Ja çfar ndodhi: në fillim luani provoj ta shkul Vetëm nuk e shkuli dot. Pas tij u bashkua dhe ariu përsëri nuk e shkulën dot. Më pas erdhi tigri, përsëri të tre nuk e shkulën dot.pas tigrit erdhën të gjithë kafshët, një nga një me radhë e nuk e shkulën përsëri. Kur u vendos edhe miu pas tyre në fund; rrepa ushkul me gjithë Rrënjët. Për të qenë të fortë e për të mos na pushtoj i huaji duhet ndjekur rregulli i “Rrepës”

Çdo intelektual, qytetar i thjesht pa ngjyra politike a po kushdo qoftë që ka një prag ( kupto nderin e Famijes) të vetin për t’a mbrojtur duhet t’a përkrah Këtë komunikat Të Rrjeti I Intelektualëve Shqiptar. Kjo Masë Intelektualësh nuk janë formacion politik; por shtyjnë masën me mendimin për t’i sensibilizuar, se si mund të pastrohet politika nga korrupsioni që e krijojnë mafia në pushtet, në bashkëpunim me mafien jasht. Shtresa intelektuale e një kombi ka detyrë morale për të përgatitur Masën, ku dhe Ajo bën pjesë. Këto Dy shtresa të mesëme I përkasin në radhë të parë Shqipëris politike-socialo-ekonomike dhe kulturarore, ku dhe janë edukuar prej Sajë. Intelektualët; z’duhet të përfaqsohen si politikan, sepse po mbrojnë KAUZËN që po Na e nëpërkëmbin e cila do mbrojtur me Çdo kusht, nga të gjithë Shqiptarët.
Tiranë 17/09/2021/    St. Ing. Frederik Ruço
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.