7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Stavri Cipi

URIMIN TIM PRANO NË VARGJE
Imazhi mund të përmbajë: lule, bimë dhe natyrë
Ymer Nurkës, sot në ditëlindjen e tij.
Urimin tim prano në vargje,
O mik i çmuar, Ymer djali:
– Të ardhtë jeta brumë në magje,
E vargjet raki ballë kazani.
Shëndet më patsh, o mik dasmorësh,
Sa ta dojë shpirti jetën e gjatë.
T’u bëfshin vargjet dritë meteorësh
Dhe mbetsh përjetë Tomorr i lartë!
“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: lule, re, qiell, bimë, natyrë dhe jashtë
MESAZH
Si komb, dihet që jemi mosveprues
Dhe mosveprimi të rrokullis në kaos.
Ky mesazh vëllezër është qortues:
-Boll ecëm kuturu. Tani, stop e mos!
***
NDAJ…
Të renë, ka kohë që e shtyp e vjetra,
Si dhe të drejtën e liga mbyt…
Verbërisht, sundon e shtrembëra,
Ndaj jeta ecën me lak në fyt…
***
HESHTJA
Udhë qorre ndjek heshtja zëmekur,
Udhë, që zgjatet shtigjesh pa fund.
Sigurisht, të çon në botë të vdekur,
Në mos e ndryshofsh, aty ku ti mund…
“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: oqean, qiell, jashtë, natyrë dhe ujë
JAM VETË PARAJSA
-Unë jam vetë Parajsa!
Belbëzon fort dheu im,
As u vyshka, as u mpaka,
Jam i tëri në shkëlqim.
Mos kërkoni dhera t’ tjera,
Mos e derdhni djersën kot.
Unë këtu jam ngahera.
Bekuar prej t’madhit Zot!
Isha unë, që nëpër shekuj,
Rrita trima e perandorë
Dhe i fala botës mbarë,
Dijetarë e plot shenjtorë.
Duamëni, sa unë ju dua
Dhe veshmëni me dashuri.
Gjinjtë e mij i kam lumenj
Ku rrjedh uji ar e flori.
Plotësinë kam me vete,
Ku të rrojë sejcili mbret,
Mbushur male, fusha, dete,
Vend Parajse jam vërtet.
Falmëni më shumë vemendje
Dhe ca me tepër përkushtim
E do rrojë sikush me endje
Plot lumturi në dheun tim.
-Unë jam, parajsa vetë.
Isha dhe do jem ngahera.
Ja, po ikin lehtë retë
Dhe po vjen, o bij pranvera!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.