Në jetë vijmë nga dashuria
Gjaku i saj na rrit.
Na bekon vetë Perëndia
E na vesh me dritë.
Nëse ne jetojmë me dritën
Bij të dritës jemi.
Nëse rrimë larg prej saj,
Errësirë shpirtin kemi.
Dritë është vetë Perëndia,
Dritë e paanë.
Prej saj buron shenjtëria,
Frymë e shpirteve tanë.
Pa dashuri vyshken malet,
Larg të madhit Zot
Dhe kur e liga më nuk ndalet,
Bota rend më kot.
“””””””””””””””””””
Si gjethe pemësh që bien,
Si era që shkon e vjen,
Rrojme mbi dhe e ikim,
I stërlashtë ky refren.
Jetën e jetojmë keq,
Stërmundim e perpjekje,
Ndaj i hidhur fruti është,
Nga lidhja gjer në pjekje.