Vargje homazh, për Jonadën që u kthye sot në engjëll qielli.
Ç’BËRA SOT PËR TY JONADË?
Tragjedi ndodhin përditë,
Tragjedi, veç tragjedi,
Nga lotët sytë tu nxinë,
Moj nënoke, Shqipëri.
Mbrëmja vjen lotburuar,
Dita zgjohet me trishtim.
Jonada, pëllumb i shkruar,
U ngjit sot në amëshim.
Tokë e qiell me ulërimë
Fort ngre zërin e akuzës :
– Boll, o njerëz jetët gritë
Nën thundrën e përdhunës!
Boll mbajtët përmbi shpinë
Gjarpërinj, çakej, luanë,
Boll gjakrat tuaja pinë,
Shpirtmizorë, shpirtkatranë!
Sytë me lot gdhihen, ngrysen,
Dita mpaket, nata zgjatet.
Deri kur kjo jetë e brishtë
Veç me gakra do përflaket ?
Flas me vete e me ju flas,
Nëpër dhembjen që e vuaj:
– Ç’bëra sot për ty, Jonadë ,
Unë poeti, gjyshi juaj?
Ç’bëra sot e çdo bëj nesër,
Çdo bëj ditëve në vazhdim,
A do mund botën e egër
Ta lëvizë ky zëri im?
Unë, që tani qaj e hesht,
E që rri si shkëmb i nxirë ,
Që nuk vras dhe një plesht
As dhe krimbin e pështirë.
Çirrem unë zogu përbuzur,
Unë njeriu, që rroj së koti:
– O vëlla, tundu, shkundu,
E mreh sqepin si qëmoti.
Digj ferrat edhe gjembat,
Hiqi çibanët trup tënd ,
Që të mos lotojnë Nënat,
Mos ketë dhembje më ky vend!