20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Stavri Hima

SI SHQERRKE MANARE
Kur sapo kisha dashuruar vetminë
Erdhe më zgjove nga i madhi gjumë
Me puthjen tënde aromë trëndelinë
Më bëre që të ndihem përsëri burrë
Erdhe në momente acari
Kur zemra dhe shpirti im kishin ngrirë
Buzëqeahja jote si dritë fanari
Më largoi skëterrën errësirë
Buzëqeshjen tënde saldove tek mua
Zemra filloi të më rrahë pambarim
Nga shkëlqimi i syve të tua
Shpirti im rrezatoi vezullim
Shumë u vonove dashuria ime
Të kisha lënë në harresë fare
Papritur më veshe me gëzime
Kur erdhe si shqerrkë manare
“””””””””””””””””””””””
SA TE KISHA PRITUR!
Ku s’të kam kërkuar jeta ime ty
Ti për mua mendoje, pa parë me sy
Një ditë papritur më dole në shteg
Të thirra mberetëreshë, se u ndjeva mbret
Qëndroje e fshehur aty brenda vehtes
Kur unë udhëtoja në ëndrrat e jetës
Duke kaluar udhës andej nga Symiza
Në Dvoran të Korçës të gjeta ty Liza
Të putha në faqe, më puthe në buzë
U ndjeva i ri si dikur dhe unë
Kënaqësi e çastit më ktheu rininë
Të mora me vehte të tregoj shtëpinë
Ishe në mesmoshë siç isha dhe unë
Zgjuam dashurinë nga i thelli gjumë
Sepse jeta jonë dashuri kërkoi
Në këtë pranverë që sot lulëzoi
Ndaj tu bëra ferrë o lulja me erë
Ndaj të dashurova, zemrën të kërkova
Sepse zemra jote trokiti tek mua
Ndaj dhe zemra ime, ty të tha: të dua
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.