AH RESPKT MORE RESPEKT!!!
Ah more respekt ç’më ke bërë
Më thave facebook-un mua
Më le në vetmi një jetë të tërë
Nuk më dhurove atë që dua
Nuk e dija që të nderosh një grua
Qënka mëkat i vërtetë në jetë
Mortja pse nuk më ha mua
Që mëkate të tilla më lanë shkretë
Ah mëkat more mëkat
Largohu, më lerë të qetë
Pavareësisht fjalën s’ta jap
Nga ky mëkat dorë s’heq
Përseri do bëj mëkate të tilla
Sepse jam gatuar me mirësi
Do respektoj gratë e mira
Paçka se quhet herezi
Si qeni që nuk heq doré nga fekali
As unë nuk largohem nga ty
Pavarësisht se mé zemër djali
Do të respektoj si me magji
Nder dhe respekt do kesh përherë
Nga mua kur je koxha zonjë
Këtë mekat ta le ne derë
Edhe kur mëkatar më thonë
Le të më shajë kush të dojë
Unë mëkatar i tillë do mbetem
Për meriat që ka një zonjë
Do ta respektoj gjersa të tretem
Ah respekt c’më bëre mua
Më le gjithë jetën pa grua
Ndaj gjithë jetën do të vuaj
Këto mekate t’i paguaj
Mëkatar le të mbetem
Sa të jem gjersa të tretem