CILA JE TI SHPIRTMADHJA IME?
Cila je ti zonja ime e mirë
Që në mëngjes më përshëndet
Je yll i mëngjesit që pagëdhirë
Je trëndafili im me vesë
Je ëndrra ime e vjetër
Çfaqur në këtë ditë të re
Si ty, nuk ka perëndeshë tjetër
Që vjen tek mua si hëna mbi dhê
Je ti Liza ime gruaja e artë
Që dritë lëshon, kudo shkon
Stavri të ligat t’i marrtë
Krenaria që më rinon
Je vërtet krenaria ime
Je për mua e vetmja grua
Që më dhuron përqafime
Ndaj si shpirtin tim të dua
Sepse ti më jep jetë
Ti më bën të ndihem mirë
Buzën ma bën të buzëqeshë
Je ndriçim në errësirë
Rrugën mua ma ndriçove
Që ditën kur erdhe tek mua
Zemrën time e rinove
Kur më the: veç ty të dua
“”””””””””””””””””
JE PARAJSA E VERTETE
Parajsën në qiell e kërkova
Por i shastisur mbeta
Papritur mendjen e mblodha
Parajsën në tokë e gjeta
Për mua s’ka parajsë tjetër
Përveç teje Liza ime
Përrallat mbeten në letër
Je parajsa në shtëpinë time
Ç’të sheh syri ta bën dora
Je shumëprofesionistja ime
Mrekullia që unë zgjodha
Parajsa në shtëpinë time
Të ka lezet fjala, kur flet
Me mençuri e gatuar
Fjalëarta me lezet
Dorëarta punëmbaruar
Për mua je mrekullia
Je parajsë e vërtetë
Zili të ka shoqëria
Krenaria ime jetë