
PRAPASKENA TE ZHURMESHME
Përse bien këto këmbana
Për ata që dëgjojnë
I shikon Dielli dhe Hëna
Sytë e mij nuk i shikojnë
Pse nuk delni në mejdan
Sy më sy të më vështroni
Të mësoni cili jam
Shpirtin tim fotografoni
Shpirti im është kristal
S’ka nevojë për thash’ e theme
Si në fushë dhe në mal
Këndon këngët me refrene
Prapaskenat janë ligësi
Që frenojnë jetën tonë
Mençuria mirësi
Që na bën të shijojmë
Lerini ato prapaskena
Nuk sjellin asgjë të mirë
Dilni lartë ndër bedena
Dhe vështroni bukurinë
Bukurinë lakuriq
Ashtu si dhuron natura
Sikur hani rrush e fiq
Kënaqesh të qesh fytyra
“”””””””””””””””””””TE DUA ZEMER
Do vi o moj do vi
Se jam në vetmi
Të lidh jetën me ty
Je imja dashuri
Do vi të të marr
Se po digjem zjarr
Sepse unë pa ty
Tretem si qiri
“”””””””””””””””ÇMENDURIA…
Doli një e çmendur
Që më çmendi mua
Më doli në rrugë
Dhe më tha “të dua!”
Më lojti nga mentë
Më iku fiqiri
Ah pika më rëntë
Qënkam më i miri
Ndalu moj sorkadhja ime
Mos më thuaj “të dua!”
Veç me përqafime
Nuk më kandis mua
Unë jam për ty – tha
Dhe ti je për mua
Pika seç më ra
U bëra me grua
Por gjeta belanë
Bela marshalla
Çuditëm dynjanë
Nuk bëmë shaka
Merrej me përralla
Jo me të vërtetën
Përrallat e saj
Ma shkatërruan jetën
Ku është dashuria
Që ti më dhurove
Flasin njerëzia
Belanë e kërkove
Belanë e kërkova
Belanë e gjeta
Mendjen kur e mblodha
Shkova, rashë e fjeta
Pastaj i thashë ëndrrës
Mos më zgjo nga gjumi
Se erdhi e çmendura
Në çmendinë më shpuri