15.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Stavri Hima

Ari dhe argjendi janë dy substanca që nuk u humb kurrë vlera!

Nëse unë të thërras “zonjë e artë!”

Nuk ka rëndësi, çfarë vlere kam

Jam flori, apo argjend

Mjafton të dashuroj shpirtin tënd

Por nëse ti nuk di të vlerësosh
Dhe halet do ti gërmosh
Sigurisht do gjesh fekal
Dhe dashurinë e kthen në djall

Prandaj jeta më e bukur

Bëhet mes çiftit të lumtur

Lumturinë e shijojmë ne

Me puthje që shkep rrufe

“”””””””””””””””””””””

A vret dashuria???
Ka raste që dashuria vret vehten e vet…
ERDHE…POR BERE VETVRASJE
Përse erdhe, përse ike
Kur gjete dashurinë
Kur të thashë: grua fisnike!
Kur sapo më ktheve rininë
Pavarësisht se në mesmoshë
Jeta na kishte dërmuar
Na kishte lënë lugën bosh
Na thirri për ta ndërtuar
Ta rinovonim jetën
Ta rikthenim dashurinë
Bashkë me të dhe të vërtetën
Bashë ta kthenim rininë
Por ti e vrave dashurinë
Sepsw ishe llafazane
E mohove shpirtmirësinë
Sepse ishe mendjemadhe
Dhe e vrave vehten tënde
Kur braktise dashurinë
Mendova se ti u çmende
Ndaj të urova vetminë
Vetminë do ta vajtosh
Sepse është errësirë
Mua do të më kërkosh
Kur të “shijosh” vetminë
Por do jetë tepër vonë
Sepse dashurinë e humbe
Nuk ka kuptim që kërkon
Atë që kishe e hudhe
Dhe kështu që mirësia
Kur tê vjen duhet ta mbash
Tjetër fjalë dashuria
Kur e flak, të nxjerr jasht’
Dhe kthehet në vajtim
Që s’të qesh buza kurrë
Kur të thashë: shpirti im
Ti mendove katraurë
Belan deshe, belan gjete
Tani mendo edhe rri
Dashurinë nuk e deshe
Kur të dhuroi mirësi

S’më vjen keq pse vrave vehten

Kur të faka jetën time

Zgjodhe ndër të gjitha të keqen

U largove nga jeta ime

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.