O zot ! Kam ditë që po mendoj dhe vras mendjen se, çfarë ushqimesh do të kem në tavolinën time pikërisht natën e vitit të ri apo natën e ndrimit të viteve? E them këtë, pasi unë në këtë periudhe jam me dietë dhe nuk dua ta prish atë vetëm për një natë, pamvarësisht sa sa e rëndësishme mund të jetë ajo duke ngrënë rëndë dhe me yndyrë.Më në fund vendosa që: atë natë të konsumoj ushqime pa shije dhe bajate, në mënyrë që të darkoj me sa më pak ushqim.
– Bërxollat, vendosa ti marr te një dyqan aty afër shtëpisë, e cila gjithmonë dihet që i ka bajate, të ndenjura dhe shumë të forta, ku nuk besoj se ka njeri që të ketë aq dhëmbë të forta sa ti coptojë ato.
-Bukën, do ta marr te një furrë buke aty në lagje, të cilën gjithmonë e gatuan“Tuç” dhe të papajekur mirë dhe të zezë, pasi besoj se i hedh edhe bojë.
-Verë, do të përdorë atë që kam në shtëpi, që e kam blerë vjet te një katunare në markatë, e cila është e tharët si uthull.
-Patatet, them ti marr te një dyqan zarzavatesh aty afër shtëpisë, pasi ai i tregton ato të buta, të qullta dhe si të mbira.
-Ullinjtë, do ti marr te një dyqan ngjitur me pallatin tim, pasi ai i ka të vjetra dhe helëm me kripë.
-Makaronet do ti blej te një ushqimore këtu në lagje, pasi ai i tregton të skaduara dhe nuk kanë kalori për t’më shëndoshur mua.
-Djathin do ta marr të butë dhe të lirë nga ai me nisheshte, që e tregton një bulmet frigorifer kur del nga lagjia atje te kryqëzimi.
-Peshkun do ta marr te një dyqan frigoriferik këtu në lagje, pasi ky e ka të lirë dhe copëtohet shumë kollaj kur gatuhet.
-Mishin e grirë për qofte do ta marr te dyqani kur del nga lagjia aty te kthesa, pasi ai grin vetëm mish kau të madh dhe era e prishur e tij vjen disa metra larg nga ky dyqan.Kjo më bën që mos të konsumoj shumë qofte, të cilat i kam shumë qef.
-Rukulën do ta marr këtu afër,pasi ai dyqan e ka të ndenjur dhe me një si ngjyrë të verdhë.
Besoj se kaq gjëra mjaftojnë për të kaluar natën e bukur të vitit të ri,duke konsumuar sa më pak gjëra, duke ruajtur gjendjen time trupore në një formë të rregullt.
Në fund do t’ju uroja të gjithve : Gëzuar Vitin e ri 2022 ! Ju përqafoj fort të gjithëve. Jo! më falni, vetëm ju shokëve, meshkujve dhe jo ju femrave pasi jam me dietë!