15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Stili Stiljan

 

      Fundi i një diktatori

 

 

Fundi i turpshëm që  përgatiti departamenti Amerikan i shtetit për Sali Berishën, tregoi edhe njëherë, që koha e diktatorëve dhe e njerëzve që duan të bëjnë historinë me vrasje, diktat dhe dhunë, ka kaluar një herë dhe përgjithmonë. .Kundëndërvënia ndaj akuzave të DASH për aferat korruptive të tij dhe të familjes së tij,tregojnë se ky njeri i ka shpallur luftë Amerikës, mikes më të madhe të popullit shqiptar.Si është e mundur që një ish kryeministër, që ka drejtuar vendin e tij për një kohë të gjatë, në mënyrën më të keqe të mundur me mëntalitetin e një diktatori, ti kërkojë llogari dhe ti shpalli luftë Amerikës? Shqiptarët e dinë shumë mirë, që akuzat e sekratarit Amerikan të shtetit zAntony Blinken në drejtim të z Sali berisha, për:” korrupsion shtetëror në favor të tij, familjes së tij dhe të partisë së tij”, janë të vërteta dhe se populli Shqiptar ka pritur prej kohësh që këtij diktatori t’i çirrej maska e vërtetë. Shpallja “ Non grata” e z Berisha është një veprim i drejtë i DASH. Z Berisha akoma nuk ka kuptuar që: Amerika nuk dëshiron që të jesh vetëm pro- Amerikan vetëm me fjalë, por duhet që të mos vjedhësh dhe vrasësh popullin tënd. Ai është një vend demokratik dhe “nuk i dëshiron diktatorët”.z Sali ka abuzuar nën maskën e pro- amerikanizmit, në favor të pushtetit të tij dhe të familjes së tij.Amerika e ka ndihmuar z Sali të vijë në pushtet.Ajo ka qenë dhe është një përkrahëse dhe një mike e madhe e shqipërisë. z Sali Berisha ka abuzuar me këtë miqësi, duke përdorur ktë përkrahje dhe afrimitet në dëm të popullit të tij, duke e sunduar dhe përbuzur kundërshtarëtb politik dhe opozitën e vëndit të tij.Gjithmonë diktatorët duan të bëjnë ç’të duan me popullin dhe vëndin e tyre, duke menduar se ata janë fuqiplot.z Sali erdhi si një triumfator në drejtim të partisë demokratike dhe pastaj të qeverisë, duke pretenduar që na çliroi nga diktatura “duke sjellë demokracinë në shqipëri” , por shumë shpejt u përfshi në masakra dhe në vrasje ndaj konkurentëve për pushtet të tij.Tërë këto vite ai na është krekosur, dhe mburrur duke pohuar që :- janë meritë dhe kontribut i tij vendosja e demokracisë në shqipëri.Këtë meritë ai ja dedikon vetëm vetes së tij dhe jo mikes sonë të madhe Amerikës dhe vendeve demokratike Europiane. Ai vazhdimisht ka trumbetuar sikur është meritë e padiskutueshme e tij, antarësimi i shqipërisë në NATO dhe se ai bëri të mundur:-liberalizimin e vizave me vendet europiane.Fatkeqsisht zoti Berisha u kthye shumë shpejt mbas ardhjes në pushtet në një diktator dhe vrasës i kundërshtarëve të tij politik.Sali Berisha e kuptoi që reforma në drejtësi, SPAK dhe BKH, do të ishin dy organizmat që drejtohen nga amerikanët  dhe do godasin këdo që shkel ligjet e shtetit shqiptar,prandaj edhe Sali Berisha nuk ishte dakort me reformën në drejtësi, të cilën e votoi me këmnguljen dhe frikën amerikane.Sot Amerika po konsolidon drejtësinë shqiptare dhe asnjë qeveritar nuk mund të ketë ndikim në këto dy organizma. z Sali akoma nuk e ka kuptuar që edhe diktatorët mund të bien dhe nuk ka avokati në boti që do mund t’i mbrojë ata.Për ç’far dinjitetit flet ky njeri, që për tridhjet vjet ka përdhosur vetë dinjitetin e popullit të tij, duke masakruar, lënë në mjerim ekonomik dhe duke e vrarë atë. Nuk mund të ketë dinjitet një njeri, i cili shkel mbi dinjitetin e të tjerëve.Ai krijoi bashkë me të tjerë “partinë demokratike”, por shumë shpejt kjo parti u kthye në një pronë të tij dhe i bindej vetëm vullnetit të tij.Partia demokratike u kthye në një parti personale e tij. Të gjitha vendimet e partisë I merrte vetëm ky njeri. Asnjë anëtar i PD nuk guzonte të jepte mendimin kundra apo zërin opozitar në parti, pasi shumë shpejt ai do ta gjente vendin e tij jashtë partisë. Me urdhrin e këti njeriu ndodhi e pabesueshmja : u hapën depot e ushtrisë dhe populli mori armët luftarake në shtëpin e tij.Kjo shkaktoi një kaos në popullatë dhe krijimin e bandave, të cilat tashmë ishin të armatosura. Kjo pasojë ndihet edhe sot, në krimet që po ndodhin. Populli shqiptar e di shumë mirë që këto armë vrastare janë dhënë nga Sali Berisha. Deri më sot asnjeri nuk ka guxuar të  kritikojë dhe padisë Sali Berishën, për vëlla- vrasjen e ofruar prej tij, për dhunën e ushtruar nga ai ndaj institucioneve shtetërore, për vrasjet e 11 Janarit, për të këqiat dhe të metat në drejtimin e partisë dhe të shtetit, pasi ata e dinin shumë mirë se ç’i priste.Vetëm Amerika mundi t’ia fus këmbët në një këpucë këtij diktatori dhe njeriu të harbuar.Fundi i këtij diktatori tregon për drejtësinë që po vjen. Përballë saj nuk mund të rezistojë as edhe njeriu më i fuqishëm i tërë këtyre kohrave të demokracisë. Drejtimit Berishjan të partisë dhe të shtetit i ka ardhur fundi. Një fund i turpshëm me plot akuza për korrupsin dhe shpërdorim të pushtetit u rezevua për të..Folklorizmi atdhetar dhe patriotik i tij i dalur boje, ka dështuar  dhe është ç’fryrë përballë madhështisë Amerikane, përballë këtij vendi demokratiki, cili është e vendosur ta ndihmojë shqipërinë në rrugën e saj Europiane dhe në rrugën për demokratizimin e saj.Amerika historikisht ka luftuar me të gjithë diktatorët si Sadam Hyseini, Enver Hoxha Sllobodan Miloshebiç, Hugo Çhavesi dhe shumë të tjerë  dhe gjithmon ka trimumfuar, ndaj tyre. Dihet tashmë që  Saliu e ka të humbur luftën me Amerikën.Ai ka marrë tatpjetën dhe e pret një fund i turpshëm akoma edhe më i keq.Populli shqiptar sot përkrah aleatin e tij tradicional, Amerikën i cili ka kontributin e tij të pamohueshëm në ruajtjen dhe forcimin e shtetit Shqiptar. Shqiptarët nuk mund të përkrahin diktatorët oriental ish komunist, mbeturinat e regjimit Enverian, të cilët e kan penguar dhe dëmtuar demokracinë në shqipëri. Ata janë kundër këtij njeriu, i cili dëshiron të prishë mardhëniet tona të shkëlqyera me shtetin më demokratik në botë.Vetëm Amerika mund ta pastrojë shqipërinë nga këta diktatorë dhe plehra të ardhur qysh nga e kaluara jonë komuniste.Ky demaskim i  :” Liderit historik të partisë”, është tashmë edhe në favor të PD, e cila ka shansin të ringrihet, duke u shkëputur nga drejtimi Berishjan i partisë.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.