13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Strategjia Kombëtare e Diasporës, AKD publikon Buletinin e dytë

 

HYRJE.

Diaspora shqiptare ka dhënë ndër vite një kontribut të çmuar për zhvillimin ekonomik
e shoqëror në atdhe. Duke u bazuar në kontributin dhe potencialet e diasporës
shqiptare, institucionet shtetërore vijojnë me zhvillimin dhe zbatimin e politikave
shtetërore gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e shtetit shqiptar me diasporën.
Strategjia Kombëtare e Diasporës (2021-2025) dhe Plani i Veprimit, miratuar me
Vendimin Nr.585/2020, të Këshillit të Ministrave, është një ndër dokumentet
thelbësore mbi politikat e reja për diasporën. Ky dokument është vazhdim i veprimit
të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024 e cila e ka përmbyllur ciklin e saj në
31 dhjetor 2021. Strategjia konsiderohet si një hap i rëndësishëm i reformës shtetërore
për diasporën dhe synon të ndërtojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me komunitetet
e diasporës. Objektivat e Strategjisë realizohen nëpërmjet zbatimit të 72 (shtatëdhjetë
e dy) masave të Planit të Veprimit.
Agjencia Kombëtare e Diasporës ndjek zbatimin e masave të Planit të Veprimit nga
institucionet përkatëse dhe informon çdo tre muaj publikun mbi ecurinë dhe procesin
e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, përmes publikimit të Buletinit.
Buletini Nr.2 (qershor 2021) është buletini i cili jep një informacion i detajuar mbi
ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, të Strategjisë Kombëtare të
Diasporës 2021-2025 nga institucionet shtetërore përgjegjëse për politikat e Diasporës.
Publikimi i këtij dokumenti synon informimin e qytetarëve të interesuar brenda dhe
jashtë vendit për ecurinë e politikave shtetërore për diasporën. Gjithashtu, publikimi i
buletinit informon anëtarët e strukturave vendimmarrëse lidhur me politikat
ekzistuese, sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë reformës shtetërore për
diasporën.
Buletini mbetet një dokument i hapur për çdo vërejtje dhe sugjerim. Institucionet,
grupet e interesit, publiku, media dhe qytetarët janë të mirëpritur për propozimet e
tyre, të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e bashkëpunimit me diasporën.
Agjencia Kombëtare e Diasporës
Tiranë
Qershor 2021

BULETINI Nr.2, Qershor 2021
QËLLIMI I PUBLIKIMIT TË BULETINIT “PËR ZBATIMIN E MASAVE TË PLANIT TË VEPRIMIT TË
STRATEGJISË KOMBËTARE TË DIASPORËS 2021 – 2025” ËSHTË INFORMIMI I:
1. ANËTARËVE TË KOMITETIT SHTETËROR TË DIASPORËS MBI ECURINË E PLANIT TË VEPRIMIT
TË STRATEGJISË KOMBËTARE TË DIASPORËS (2021-2025), MIRATUAR ME VENDIMIN
NR.585/2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE.
2. ANËTARËVE TË NËNKOMISIONIT PËR DIASPORËN DHE MIGRACIONIN NË PËRBËRJE TË
KOMISIONIT TË POLITIKËS SË JASHTME TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË, NGRITUR ME
VENDIMIN NR.98/2017, TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË.
3. INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR ZBATIMIN E MASAVE TË PLANIT TË VEPRIMIT TË
STRATEGJISË KOMBËTARE TË DIASPORËS.
4. PUBLIKUT TË INTERESUAR PËR ECURINË E REFORMËS NË FUSHËN E MARRËDHËNIEVE ME
DIASPORËN SHQIPTARE.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.