20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

STUDENTI PRELË MILANI, me 1986 i shkruan RAMIZ ALISE për mjerimin Migjenian te Dukagjinit dhe nuk përjashtohet nga shkolla

Nga :Zef Nika

 

38 vjet në Shkrimtari intelektuali Prelë Milani i kujton Dukagjinit vetë përfaqësohu pa përmendur subjekt as emër kanditati dhe pezullohet nga puna !
Përmbajtja e letrës rebele ishte
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
1-Megjithëse kanë kaluar 42 vjet nga çlirim, në Shosh të Dukagjinit akoma nuk ka shkelë makinë e posaçme për transport pasagjerësh, Njerzit për të plotësuar nevojat e ngutshme janë të detyruar të udhëtojnë në kamion sipër karrjocerisë në shi, borë, të ftohtë pluhur madje së bashku me bagëti (derra, viça lopë keca e qingja etj).
Udhëtime të tilla kamë bërë edhe vetë dhjetëra e dhjetëra herë, madje përpara një jave kam qënë dëshmitarë i një shfaqje të tillë trronditëse dramatike, kur një grua e sëmurë për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome në karrecjorinë e një ife të ngarkuar me mbi 30 pasagjer, një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë.
Si mund të heshtet dhe të lejohet një situate e tillë për ballë këtyre fakteve, kur dihen me dhjetëra aksidente. Më i freskëti dhe më i
tmerrshmi është ai i gushtit 1985 , ku gjetën vdekjën përnjëherësh 28 vetë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan rëndë.
2-Koperativa jonë ka sipërfaqe të kufizuar, me toka të varfra , prandaj edhe në vitin më të mirë vetëm 6-7 muaj sigurohet buka, dita e punës kurrë nuk ka kaluar 70 lekshin dhe mesatarja shumë vjeçare shkon 45-55 lekë për ditë .Blegtoria që në fakt ka kushte më të përshtatshme është në plan të dytë. Numri i krerëve ka ardhur gjithnjë në rënie dhe sot është disa herë më i vogël se përpara kolektivizimit.
3-Shqipëria ka vite që prodhon bukën në vend, por populli ka ankesa, pasi buka merret me racion. 700-gr janë të pamjaftueshme për njerëzit që merren me punë aktive fizike në kushte të ashpra të dimrit të acartë alpin. Deri kur do hamë vetëm bukë misri a meritojmë bukë gruri edhe ne.
4- I gjithë Shoshi në qender të kooperativës ka vetëm një dyqan me artikuj të përzier, ndërkohë mungojnë konfeksionet, enët e guzhinës, mobileria, mungesa e të cilave ka ndikuar drejtpërdrejt për një jetë të kulturuar.
5- Ndërkohë kur fshati është tepër i thyer dhe me kushte klimaterike shumë të ashpra, ndihet shumë mungesa e një spitali me disa shtretër për raste urgjente.
Akoma nuk ka shtëpi lindje dhe është e pa imagjinueshme lindja e grave në shtëpi në ditët tona.
6-Si mund të bëhet edukimi i nxënësve dhe i rinisë për vëndlindjen, kur nuk ka asnjë muze në gjithë zonën, kur ka vetëm një lapidar për Çetën Partizane të Dukagjinit dhe nuk ka asnjë tjetër për luftëtare dhe atdhetare e së kaluarës.
7-Një problem shumë sheqtësues është edhe problemi i arsimit.
Niveli i ultë në të cilin ai ndodhet vazhdimisht është objekt i diskutimeve shoqërore të banorëve tanë.Nga 4 shkolla 8-vjeçare që ka Shoshi, nuk ka as një mësues matematike me arsim të lartë, as një biologjie dhe vetëm një gjuhe e historie. Te drejtat e studimit për shkollën e lartë po thuaj nuk njihen fare me përjashtim të dy rasteve.
8- Tani për tani është krejt e pamundur që 71% e nxënësve të vazhdojnë shkollën e mesme ndërsa burasat janë fare të pakta dhe një shkollë e mesme që është në Breg të Lumit nuk plotëson të gjitha kërkesat e nxënësve, por edhe shumë të tjerë nuk janë në gjendje për arsye largësie rreth 7-8 orë vajtje-ardhje.
Nga ky shkak lindë domosdoshmërisht nevoja e hapjes së një shkolle të mesme në zonën e Shoshit.
SIPAS PORTALIT ZEMRA SHQIPTARE 11.01.2008,
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.