SHQIPËRISË !!!
Do të qëndis moj zojë e madhe
Shaminë tënde që hedhë valle
Do hedh bukurinë tënde
Do ta qëndis me shumë ëndje .
Shqipëri moj halle madhe
Shumë je djeg shumë je vrarë
Armiqtë të kanë halë
Je përballë e ja ke dal mbanë .
Ti je rrënjë thellë shumë
Degë lëshove anë e mbanë ,
Do të qëndis moj bukuri
Të kam nënë e më ka bij.
Punoj Sulbie .H.Shehu .
Vullnet Mato
PO PARGATITET PER SHTYP LIBRI POETIK “ANES DRINIT” ME MBI 100 POEZI LIRIKE, I POETESHES SE TALENTUAR DIBRANE, SULBIE SHEHU, I CILI SE SHPEJTI DO TE VIHET PARA LEXUESVE, ME REDAKTIM DHE KOPERTINE NGA SHKRIMTARI VULLNET MATO.
MOS U NDAL..
Jo mos u mat me vargun tim
Se është i lehtë e fluturon ,
Kthehet në këngë dhe në vajtim
Qan e këndon nuk tundet dot .
Ah! Vargu im ti prek anë e mbanë
Ikë sa në jug e në veri,
Nga lindja nis e fluturon
Por perëndim kurrë sdo kesh ti.
Ti ligjëro o shtegëtarë
Jo mos u ndal as në furtuna
Nëpër lëndina të jesh i parë
Rrjedh si kristal si drini e buna .
Të rendim bashkë ne që të dy
Të lulëzojmë si në pranvera
Të lutem kurrë mos u dorëzo
Bashkë do bëjmë edhe poema