22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Suela Cenolli Armata

Kam nje gezim sa nje mal! A mund ta ndaj me ju miq?I sapo dale nga shtypi ,tashme ne duart e mia ,e se shpejti ne duart e lexuesit te mire, vellimi im i dyte me poezi. Titullohet “Kur flet ndjenja” . Nje bashkepunim i frytshem me shtepine botuese Fast Print. Nje falenderim te vecante per redaktorin e ketij libri

Bajram Torba

.Gjithashtu faleminderit dhe Semi Haxhiu!May be an image of Suela Cenolli Armata dhe tekst

PARATHENIE

Të lesh shpirtin të derdhur në vargje, është atributi më i madh, është trashëgimëria më e vyer, më njerëzorja, më e shenjta…Eshtë ajo trashëgimëri, ku ngelen të gjalla përjetimet, shpresat, gëzimet dhe vuajtjet. Kur kësaj krijimtarie i jepet jetë, atëhere ajo vazhdon të mbijetojë, duke u bërë autonome dhe qëndron e fuqishme një ҫdo kohë. E ҫfare është poeti? Një njeri që fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, ku nëpërmjet vargjeve ngjall psherëtimat e nuk është i vogël, përkundrazi. Me mendimet e tij fluturake na bën të mendohemi e të entuziazmohemi nëpërmjet frymëzimeve të largëta apo të afërta që i gjenden në zemër.

“Kur flet ndjenja.” është vëllimi me poezi i poetes Suela Armata (Cenolli), që futet me guxim e na tregon qartazi se atë pjesë thelbësore poetike, ku poetja si dalluese dhe si vëzhguese e zonja akumulon ngjarje, ndjesi, zhgënjime, padrejtësi, dashuri dhe shpëthen me vargjet e saj, ku herë na vijnë si melodi e herë na duken si klithma apo si shkumëzim katatraktesh që vijnë nga lartësitë e dlira. Ky vëllim na vjen mjaft original, ku poetja “shet” ditët e saj, duke u dhënë vlera dhe duke na emocionuar. Poetja nuk harron të përshkruajë njerëzit që e kanë bërë të qeshë, por kurë nuk harron ata me të cilët qau,, ata që i qëndruan pranë në orët më të vështira. Ajo na e përshkruan bukur dhe na tregon se kur zemrat bashkohen në dhimbje dhe brenga, nuk do të ndahen nga gëzimi e lumturia. Nëpërmjet vargjeve të saj, na thotë qartazi se lidhjet që krijohen në trishtim, janë më të forta se ato të kënaqësisë dhe gëzimit.

Por më së shumti në këtë vëllim dominojnë lirikat, ku na vijnë bukur vargjet e tyre të mbushura me jetë, diell, dashuri dhe mirësi. Poetja beson tek ëndrrat, ku aty sheh portën e përjetësisë. Mjaft bukur na e përshkruan në disa poezi se dashuria e vërtetë mund të zotërohet vetëm nëse ajo vetpërmbushet dhe nuk ndyshon drejtim. Lirikat e Suelës na vijnë me përmbajtje didaktike, që në thelb kanë virtytin e një dashurie të vërtetë. Në disa poezi vargëzohet ndjenja intime, siҫ është ajo e miqësisë, dashurisë, dhembjes për kohën e shkuar, por të gjitha këto na tingëllojnë si një thirrje për ta gëzuar jetën. Një legjendë thotë se poeti priu ushtrinë spartane, jo si strateg lufte, por me lirikat e tij ndezi flake zemrat e luftëtarëve. Jo rastësisht m’u kujtua kjo, pasi poetja me ulje-ngritjet e lirikave të saj na ngazëllen dhe na kujton se vetëm dashuria është motivi për të luftuar e për të fituar. Ndonëse herë-herë, këto lirika mbajnë përbrenda dhimbje dhe zhgënjime, poetja jonë modeste na kujton se dashuria është një tempull që duhet kapur me bukurinë e këngës e të valles. Poetja e urren luksin. Ajo ҫmon virtytet dhe botën shpirtërore të pasur me ndjenja dhe mendime. Me shumë ngrohtësi e thjeshtësi të veҫantë, lirikat e këtij vëllimi zbulojnë emocione dhe të fshehtat e një zemre. Poetja ngashërehet për shkak të dashurisë dhe duke na servirur këta lirika na fton që të bëhemi pjesë e këtyre përjetimeve.

Poetja jonë ka ndjenja të holla poetike, aftësi për të kapur dridhjet më të thella të shpirtit të njeriut, zërat e panumërta të natyrës, të shohë ngjyrat e saj e për të krijuar me ta ketë gjendje emocionale të rrallë me vargjet e saj me një thjeshtësi të veҫantë. Poezia e saj depërton deri tek kujtimet e afërta apo të largëta, për njërëzit që e kanë plotësuar dhe që e kanë bërë të jetë kjo që është. Nuk harron të shkruajë për mësuesen e saj, që vetëm me një poezi na bën të kuptojmë se për këta edukatorë duhet të përkulemi e të shprehim mirënjohje pakufi.

Në të gjithë këtë bashkekzistencë poezish, qëndron malli për nënën, babain, dashuria për fëmijët dhe familjen, dashuria për vendlindjen e saj. Ajo që na bie në sy tek poezitë e Suelës është se ata mbartin mjaft bukur traditën e serenatave të përjetshme korҫare. Nuk mund të ndodhë ndryshe. E rritur në qytetin e artit e të serenatave, qytetin e dashurisë e të birrës, qytetin e traditës së hershme perëndimore, domozdo që poetja do i shpalosë kaq bukur vargjet e injektuara nga kjo traditë. Teksa I lexoj këta poezi, secila prej tyre më ngjan si një serenatë, ku hëna del në majën e Moravës dhe përzien rrezet e saj të arta me vargjet e poetes sonë. Kuptohet qartë se padiskutim poetja ka ndikimet e kësaj kulture të hershme e që luan në botën shpirtërore të saj.

Në vëllimin e saj poetja na tregon qartazi se poezia është një tentative e ndërsjelltë, por dhe një vetkuptim që me apo pa dashje bëhet pjesë autobiografike në krijimtari dhe kjo është e pashmangëshme tek secili poet. Të shkruash poezi nuk është profesion, por art dhe mision, ku poetja jonë plagoset, rrënkon, thërret, gëzon, lumturohet, dashurohet…

Vëlimi poetik “Kur flet ndjenja” është një tjetër hap i guximshmëm i poetes Suela Armata (Cenolli), ku mbart në brendësi një shpirt krijues të mirëfilltë e që po futet me dinjitet në arkivën e letërsisë shqiptare.

Urime poete! Rrugëtim të mbarë librit!

Bajram Torba

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.