14.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Sulbie Shehu

 

VAJZËS NGA ZERQANI

Ti shkruaj ca vargje
Ty moj vajzë Zerqani ,
Lum moj kush të rriti
Lum Nëna që të bani .
Më je hire plot
Më je nurë’lëshuar
Si bjeshka e Korabit
Më je zbukuruar.
Ti si shtojzovalle
Rrëzë Radikës rrin
Kush ,moj kush ta fali
Vajzë ty bukurinë .
Mbi qerpikun tënd
Lum kush do pushoj ,
Flokët si ujëvarë
Do ti mikëloj .

Rrugës i jep ngjyra ,

Vehtes i jep vlerë

Edhe Dibrës time

I sjell veq pranverë

“””””””””””””””””

Gëzuar Kurban Bajramin
Sot në këtë ditë të madhe
Zoti im lutjet prano
Të gjthë në segjde para teje
Na fal gabimet na mëshiro .
Mbushe sofrën fukarasë
të vëbektit jepi sy
Ki mëshirë për të sëmurin
Zot im të falem ty .
Para teje sot përulen
fukara edhe zegin
Fali zot cdo musliman
Mëshiroje vëndin tim
Në cdo vatër mbushe sofrën
dhe jetimit jepi shpresë
Ki mëshirë për njerëzinë
të gjith rendim drejt Qabes
Të drejtohem zoti im
në kët ditë të madhe tënden
Thaje lotin në çdo jetim
Ligjëro të heqim brëngën
Në ktë tokë qe vet krijove
Falem lutem un për ty
cdo uratë që po përcjellim
Më beko këtë njerëzi

Do lutem gjer në amshim

Zotë ty të përgjërohem

Ki mëshirë për vëndin tim

Dhe kto lutje të pranohen

“””””””””””””””””””””

TEK PARKU I TIRANËS
Pranë luleve të bukura
Tek parku i Tiranës
Të prita aq gjatë
Nën ndriqim të hanës .
Me aromë të luleve
E ushqeja shpirtin
Kisha nevoj shumë
T’ma rregullonte ritmin .
Ora kishte ndalur
Nuk punonte fare ,
Kalimtarë të shumtë
Ecnin gjith në rradhë .
Pritja ime e gjatë
Doli t’jetë e kotë
Ti nuk erdhe fare
Sytë më mbushën lot.

Punoi Sulbie Shehu

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.