15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Sulejman Abazi

NJË GRUA E FORTË SHQIPTARE, NË DIMENSIONIN PLANETAR!
Buzëqeshi jetës…kështu e fillon ditën poetja dhe misionarja e edukimit dhe mendimit pozitiv, Xhuli Spahiu. Me njerëzit që përcjellin paqe, dashuri dhe buzëqeshje, është e lehtë të komunikosh, sepse ata janë modestë, me shpirt të gjerë e zemër të madhe, ata janë vetëvetja, sepse kanë ditur të zgjedhun rrugën e jetës, t’i shërbejnë asaj me fisnikëri.
“Buzëqeshja është edhe refleks, çështje mirësjelljeje dhe para së gjithash çështje e karakterit. Vlerat e buzëqeshjes nuk kushtojnë gjë, ato vetëm se prodhojnë shumë dashuri, respektivisht, parajsën e shpirtit tënd. Buzëqeshja, në të vërtetë, pasuron atë që e merr, por nuk varfëron atë që e dhuron. Ajo rëndomë ndodh për një moment si proces, por efekti i saj ndonjëherë zgjat përjetësisht. Askush nuk është aq i pasur sa të mund të jetojë pa të, madje dhe të varfërit ndjehen të pasur, kur e marrin. Buzëqeshja sjell lumturi në jetën familjare, vullnetin e mirë në punë dhe biznes dhe është simbol themelor i miqësisë”. Ta fillosh ditën me buzëqeshje, ka një motiv të fortë. Vlera e saj është e jashtëzakonëshme. Kështu e vlerëson Xhuli Spahiu, duke na dhënë shëmbullin e shpirtit human.
“Fati dhe lumturia jote, do të mvaren nga rruga, të cilën ti do t’a zgjedhësh në jetë”! Një thënie e bukur, që e ka nxitur t’i përkushtohet mendimit pozitiv, për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen njerëzve në nevojë.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, text that says 'SI.No.16/PDY/WPP/2019 2019 WORLD PARLIAMENT FOR PEACE World Icon Of Peace THIS CERTIFICATE IS PROUDLY PRESENTED TO Dr. r.Chullil Spahiu, Kosovo Poet, Author,Humanis Humanist and Social Activist In Recognition Of Her Contribution to Humanitarian and cultural field. Date of issue:31/12/2019 INDIA Priyatosh Das Founder! Chairman' Dimensioni i punës dhe vlerave të Xhulit shkon përtej Kosovës, në vende të ndryshme të botës, atje ku luftohet çdo ditë në emër të Paqes dhe Dashurisë njerëzore. “Bukuresht: 20 dhjetor 2017. Merr titullin e lartë; “Ambasadore e Paqes, krijuese e dalluar dhe motivuese për zhvillimin e mendimit pozitiv në Kosovë”.
Dhe përsëri do të mbetemi tek motivimi i fortë, që buron nga shpirt dhe zemra, nga një mendje e hapur, që i ka rrënjët thellë në traditën familjare. “Më thoshte shpesh Im Atë; Një faqe e buzëqeshur; Ka dhe shpirtë njerzor; Qofsh e lumtur, të qeshtë shpirti…..”.
Puna pa shpërblim, puna me përkushtim, puna me plotë dashuri, e mbështetur në një zemër të madhe, të frymëzuar nga antropologjia Tereziane. Xhuli: “Ti, je ai apo ajo, që krijon rrugën në jetën tënde…”. Suksesi e ndjek pas, sepse shpirti human nuk njeh raca, etni, vende, kombe, por dashurinë për qënien njerëzore. Kjo është diçka e bukur. Përshenedetjet për Xhulin dhe punën e saj vijnë nga Shqipëria, Kosova, Gjermania, Italia, Nepali, India, Indonezia, Vietnami, USA, Brazili, Turqia, Aus-tralia, Kanadaja, ….. ato marrin dimension planetar.
Puna është mjeti që ndryshon më së pari kohën jetike. Disa arritje, do të mbeten vlera jetësore për Xhulin dhe për të tjera gra të mrekullueshme shqiptare, që e bashkëshoqërojnë atë në rrugën e suksesit. Më 16 shkurt 2018, vlerësohet me “Diplomën e Shkëlqyer të Misionit Ndërkombëtar të Shpëtimit për aktivitet humanitar, në shërbim të Paqes”. Më 19 shtator 2018, vlerësohet, “Ambasadore e Paqes” nga Komiteti Ndërkombëtar i Paqes, në Nepal. Në tetor 2019, Diplomë e lëshuar nga Akademia Kombëtare e Kulturës dhe Artit në Indi, si “Poete, Autore, Edukatore e Respektuar”. Nga shpirti human i Xhulit, buron një nxitje e fuqishme: “Mendo, vepro dhe qëndro me qendimet pozitive, që të gjesh çelësin e sekretit të lumturisë, gëzimit, dashurisë, suksesit, paqes dhe prosperitetit”. Edhe kjo është e mrekullueshme.
E çertifikuar me Diplomën, “Ambasadore e Paqes dhe Njeriut të Mirë”, nga Forumi Ndërkombëtar për Pqën dhe Miqësinë, vlerësimet marrin rrugën e tyre, për të hapur siparin e një odiseje të gjatë në marrëdhnëiet ndërkombëtare. Qershor 2020. E paisur me letrën e vullnetarit të pjesmarrjes në betejën me Convid-19, për përhapjen e kulturës dhe edukimit, në përballimin e pasojave të pandemisë. Nuk harrojnë miqtë e çmuar t’a vlerësojnë Xhulin edhe në “Ditën Botërore të Jogës”. Më 20 qershor 2020, Xhuljeta pranohet dhe emërohet si këshilltare e Fondacionit Galacy International. Federata për Paqen dhe Humanizmin Botëror, më 23 qershor 2020, i jep diplomën e lartë, “Për arritje, çmimi më i mirë i shërbimit shoqëror”. Më 14 shtator 2019, Konferenca Botërore e Poetëve, e vlerëson me çertifikatën, “Mbi kontributet në literaturën botërore, si një poete kreative, me vlera humane e njerëzore”. Më 21 tetor 2019, ajo meriton nga India çertifikatë si, “Ambasadore e Artit, Paqes dhe Humanizmit”. Më 14 tetor 2019, meriton titullin, “Doktor Honoris Causa për Pqen dhe Median”, nga Ambasadorët Diplomatik Botëror, me qendër në Indi.
Vlerësimet janë gëzim jete për Xhuljetën. “Suksese më të shumta në jetën dhe karrierën tënde edhe në të ardhmen, e nderuara mike ambasadore e madhe e paqes së skenës kosovare dhe asaj ndërkombetare”. Kështu e urojnë Xhulin miqtë e shumtë. “Sekreti i lumturis, thotë ajo, i dashurisë, bekimeve dhe në përgjithsi i jetës, je vetë ti, sepse nuk ka asnjë sekret për arësye. Çelësi i të gjithë kësaj je ti. Ti je burimi kryesor i gjithë asajë që ne përjetojmë. Energjia jonë gjithmonë përqëndrohet në atë që ne e kërkojmë. Me dashuri për ju, Xhuli Spahiu. Ju dua”.
Sukseset ndjekin rrugën e tyre. Më 31 dhjetor 2019, vlerësohet me çertifikatën e mirënjohjes si, “Ambasadorë e Paqes”, nga India. Më 11 maj 2020, meriton çertifikatën nga programi Botëror mbi Paqen dhe Edukimin, më 13 maj 2020, çertifikatën, “United Nations Departament Safety, Global Markeplace”. Falënderime e mirënjohje nga zemra, për ty e dashur, lumturia, gëzimi, dashuria, sukseset e bekimet, qofshin të përjetëshme në shpirtin tuaj.
Shpirti përcjell mesazhet e paqes dhe të dashurisë. “Çdo njeri që kalon në jetën tone, është i veçantë, ai lë gjithmonë një pjesë të jetës së vetë tek ne dhe gjithë jetën merr diçka nga jeta me vete, dikush merr shumë e dikush pak, por askush nuk ikën nga kjo jetë pa lënë diçka”. Krijuesja Xhuli Spahiu, me veprat e veta i ka lenë gjurmët e saj për të mirën e çdo lexuesi dhe jo rastësisht, të gjitha shkrimet e saj, i ka shkruar me pozitivitetin për të mirën e shpirtit njerëzor. Kështjellën mbi themelet e dashurisë dhe të buzëqeshjes, xhuli Spahiu, e ka fituar me punë sistematike, duke vepruar pozitivisht për jetën dhe rreth saj, deri në këto vite, të një realiteti të përjetuar me shumë ndjenjë, pathos, dhimbje, emocione, por dhe me kurajo të madhe për t’ia dalë mbanë në situatat e vështira. Dhe ia ka arritur. Kjo është e mrekullueshme.
Në maj 2020, meriton çertifikatën nga Forumi i Arteve dhe Poetëve, “Sustainable Development GOALS”, e përzgjedhur në grupuin e pesë grave më të spikatura si aktiviste në nivel global, në mbështetje të Paqes. Urimet  përcillen Xhulit si, “Antare e Institutit Botëror të Edukimit për Paqen”. Krenari e grave të Shqipërisë dhe mirënjohjen nga, “Leadership in Education Academy and Develpment”, si një Avokate e shkëlqyer e Paqes Botërore. “Dizanjoje jetën tënde, sepse jeta dhe shëndeti janë nektar diturie, çfarëdo që të bësh, mos hiq dorë kurrë”.
Gjithmonë në mbrojtje të të drejtave njerëzore, kundër dhunës dhe diskriminimit. Familja bëhet çerdhja e parë e fuqisë së madhe shpirtërore dhe motivimit. “Sot 15 shtator, nga viti 1988, u bënë plotë 32 vite, që filluam një jetë sëbashku, përjetuam shumë sfida, sakrifikuam, por asnjëherë nuk u dorëzuam, krijuam një jetë të re, një jetë e cila na shpërbleu me një familje të mrekullushme, dy vajza e dy djem, kemi mbesën e dy nipa, si engjëj për NE! Krijuam një martesë të lumtur, ku brenda saj gjetëm gjithë lumturinë e botës, sëbashku me engjëjt tanë. Të falënderoj, e të jam mirënjohëse për të gjitha përkrahjet dhe mbështetjet e tua. Ti je një bashkëshort shembull dhe për brezat e rinjë. Jam shumë e lumtur dhe krenare, me karakterin tënd fisnik e bujar…Të dua deri në përjetësi. Urime dhe gëzuar 32 vjetorin e martesës tonë”!
Njohjet vijnë edhe nga Filipinet e largëta, Nepali, India, indonezia. Kontributet nuk mungojnë për Programin e Administrimit të situatës së Convid-19, për Akademinë e Lidershipit, të Edukimit dhe të Paqes Botërore, për shërbimet humanitare dhe mbështetjen e aktiviteteve të saj. Respekti i autioriteteve ndërkombëtare, është diçka e mirë, por në fakt diçka shumë më tepër për një poete dhe edukatore të mendimit pozitiv, është një mbështetje e madhe morale, motivuese, që të mbush shpirtin me dritën e zotit, çdo ditë të re të jetës, duke e falenderuar Krijuesin për këtë mundësi. Në fillim të korrikut 2020, një tjetër sukses i shpërblyer; “Medalje e Artë të Paqes, e merituar nga Forumi për Paqen dhe Humanizmin Botëror”. Nuk është pak të ndjesh veten si pjese ekzekutive e Bordit të Akademisë së Paqes të shtetit të Flipineve, mes 27 personaliteteve të edikimt nga vende të ndryshme të botës. Nga Italia, Rusia, Brazili, Maroku, Japonia, Vietnami, Iraku, india, USA, Pakistani….
Shpirti poetik i Xhulit të mrekullon. “Një buzëqeshje, si një pulëbardhë; Që fluturon e lire, mbi oqeanin e dashurisë; Mbi  oqeanin e mirësisë; Mbi oqeanin e diturisë; Mbi  oqeanin e shpresës; Mbi  oqeanin e buzëqeshjes…. Ti buzëqeshim jetës, sepse këtu është përjetësia e shpirtit dhe vetë profecia e jetës. Eh, Xhuli, “dashuria hyjnore është realiteti i realiteteve, e vërteta e pamohueshme, që jeton dhe merr frymë në esencën e çdo gjëje që ekziston, ose do të ekzistiojë ndonjëherë. Me dashuri për ju Xhuli Spahiu. Ju dua”. Arsyeja më bindëse, qëndron në raportin e saj më të tërën.
Filozofia e fjalës tënde, përfaqëson denjësisht personalitetin tuaj të fortë, që me bukurinë dhe mjeshtërinë e mëndjes, të një mendjeje inteligjente, të ndjeshme, të kthjellët,e cila për të bërë më të mirën, përcjell mirësi, dashuri paqe dhe buzëqeshje. Ju injoruat të keqen, djallin, ligësinë, xhelozinë, cmirën, tipare këto që vetëm na shkaktojnë dhimbje, na bëjnë të ndihemi keq dhe nuk na lënë të ecim përpara. Ju këto tipare, i keni pasur shumë mirë para sysh, përpara se të shkruanit një libër. Juve nëpërmjet fjalës tuaj, duke përcjellë me mjeshtëri filozofinë tuaj të komunikimit me njeriun e mirë, keni goditur fenomenin, çdo të keqe, duke udhëzuar si një nënë e mire, të përqafohet fortë e mira.
Të ëndërrosh, të ushqesh shpresën për të ardhmen, kjo është diçka e bukur dhe një shtysë shpirtërore e fuqishme, me vlera hyjnore, që ushqehet shpresën brenda qënies tonë, familjes, shoqërisë dhe kombit. Do t’a mbyll këtë përshkrim të një jete të çmuar, brenda modestisë së një karakteri të fortë dhe të një shpirti fisnik, me disa shprehje bekimi dhe dashurie, që kjo grua e fortë shqiptare ua drejton simotrave të saj kudo. “Dashurinë, që aq shumë kemi nevojë dhe që pa të nuk jetojmë dot; Shpresën për një të ardhme më të mirë; Kurajon për të ecur me vullnet përpara; Qetësinë shpirtërore, që aq shumë kemi nevojë; Buzëqeshja që shpaloset si një lule e bukur dhe çel në rrezatimin e diellit, na hapin ditën dhe na motivojnë, për të bërë gjëra të mira; Motivimin, një fjalë e thjeshtë, por shumë e thellë dhe e domosdoshme, për t’a kuptuar vlerën e saj hyjnore, se pa të, jemi një hiç”!

Prof. Dr. Sulejman Abazi NESHAJ
Doktor “Honiors Causa”, për Sigurinë dhe Paqen,
Gjeneral i Paqes Botërore – DMPP, WPC,
Misionar Ndërkombëtar i Paqes.
Tiranë, 23. 09. 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.