“””””””””””””””””
Nuk i vras mizat se kam neveri nga pislliku!
Improvizoj rryma ajri e ikin në drejtimin e rrymës
duke m’u zhdukur nga sytë.
***
Njerëzit që shkojnë pas erës janë miza të neveritshme, pa peshë
e për hijeshi po them se janë njerëz!
“”””””””””””””””””
Dy zëra ka bota, zërin e detit dhe zërin e malit.
Pingërojnë dhe gjinkallat me një çetë gjinkallash
e dy herë e kanë matur forcën me detin dhe me malin.
Na kafshuan në mënyrë sarkaistike
e na bënë shurdh.
Gjetkë e hodhëm syrin e as plaç nuk i thamë
kësaj zhurme të ndragët që na fëlliqi!
Na ndau prej botës,
na këndoi kollofruthin,
na mori ndore shqisat
e na nxori në të njëjtin qerthull për të tretën herë…
*** *** *** ***
I lini të shkojnë zërat që vijnë të shkëlveshur,
me të fshame a me të krrame…
I lini të shkojnë!