BASHKIMI ME SHQIPËRINË
Në hetuesi
-Sylejman Qyqalla,pse nuk je për
Kosovën-republikë,po për bashkim me Shqipërinë?
-Ngase vjen në krye brumi titist dhe nuk është zgjidhje e përhershme.Nuk mund të ketë paqe me këtë shkallë.
Dhe doli profetizimi im i vitit 1979
Tash e kam radhën unë.
Mike e miq të dashur,
ju jam shumë mirënjohës që m’u
bashkuat për uratat me rastin e Ditëlindjes sime!
Është bukur kur dëgjoj festa e gëzime te njerëzit,te miqtë.
Unë e kam formulën,që në vend të komenteve,e them:
Dhe nëse për ju,mike e miq
s’kam ç’të jap shumë ndonjë gjë,
nuk më shimbset hiq
zemrën peshqesh,në dorë të jua lë!
Faleminderit pafundësisht!
“”””””””””””””
TË PASKËSHIN GËNJYER,KOSOVË
Sa shumë,Kosovë, të paskëshin gënjyer
Dobiçërit me “të dua!” plot gojën!
Të paskëshin dashur në hell,të shqyer
Më në fund-në shesh e nxorën bojën!
Të tallën,Kosovë,me “Adem Jashari”,
Duke u jargisur të shtirurit “patriotë”!
Të hëngrën,Kosova ime,për së gjalli…
Rënkove atëherë-rënkon më shumë sot!
Të veshën në trup një leckë lara-lara
As për qurra, nënë,s’të shkon për shtat!
Të të bëjnë prostitutë,fort janë në gara
Lëngoje atëherë-tash të bënë sakat!
Të paskëshin gënjyer,Kosovë,këta zagarë
Duke u betuar në “komb” e “flamur”!
Të shtuan dhimbjet më shumë se më parë…
Gënjyen…s’të paskëshin dashur kurrë!