SHKRUAN: NEHAT JAHIU
TA NDAJMË SHAPIN NGA SHEQERI
Nuk më vjenë aq shumë interesant kur dëgjojë apo lexojë disa gjëra nga disa analfabetë, por habitem disa njerëz të cilët kinse të “ shkolluar” dhe pa fije turpi shkruajnë ose komentojnë gjëra shumë elementare dhe të thjeshta të cilat besoj se edhe një fëmijë gjëra të këtilla nuk bënë. Të mos jenë në gjendje të e ndajnë shapin nga sheqeri ose nuk dinë të e dallojnë erën e hudhërës nga ajo e qepës është shumë absurde. Po e përsërisë edhe njëherë se nuk më vjenë aspak interesatn prej këtyre disa analfabetave, por më vjenë shumë interesant nga disa individë që e quajnë veten intelektualë me bindje që dinë të e dallojnë shapin nga sheqeri, por dinë të dallojnë edhe erën e hudhrës nga ajo e qepës, por nga interesi i tyre personal dalin me disa pëlqime, komente, shkrime bajate para opinionit që të bëjnë të qeshësh se si e lejojnë veten, sepse mendimet e tyre dëgjohen dhe shihen nga njerëz të ngritur intelektualisht. Për të i afruar dëgjuesve dhe lexuesve shkrime të mirëfillta që shumë rrallë në kohën e fundit i dëgjojmë ose i lexojmë, sepse për të i afruar këso shkrime opinionit duhesh të jesh i ditur, të kesh unin tënd jo të imponuar nga të tjerët, të qëndrosh vertikalisht në parimet tua të një intelektuali dhe jo të jesh i luhatur dhe pakurrizor. Njëheri duhesh të jesh edhe guximtar që të i thuash gjërat shumë hapur dhe të jenë të argumentuara dhe jo si disa që e hudhin gurin dhe e fshehin dorën. Intelektuali, analisti, publicisti e ….,nuk mund të jetë në linjë të vërtetë nëse anon nga një anë për shumë e shumë arsye personale, familjare , grupore e mbi të gjitha ato të interesit personal, sepse do të biesh preh e këtyre fenomeneve që nuk mund të jesh as intelektual, gazetar, analist, poblicist e…Unë po habitem nga disa individë që nuk i llogarisë kurr se janë dikushi e nuk janë askushi. Me të vërtetë habitem me njerëzit e mençur dhe intelektualë të cilët e dinë mirë se çfarë është politika. Pse një grup njerëzish krijojnë një subjekt politikë dhe cilët janë qëllimet e subjekteve politike dhe liderëve të tyre.Këtë duhet të e dijë çdokush se qëllimi i fomimi të partive politike dhe liderëve të tyre është që të marrin pushtetin. Kjo është e shkruar dhe e lexuar dhe këtu nuk donë koment. Po ama të e përzish shapin me shqerin dhe mos të i ndash veç e veç është absurd i absurdit dhe turp i turpit që të e përziesh politikën me tradhtarin, atdhetarin etj. Nëse këto gjëra nuk dinë të i dallosh ose nuk donë të i dallosh, atëherë në çdo aspekt je në një nivel shumë të ulët. Atdhetarizmin të e përziesh me politikën është e pakuptimtë, sepse nuk kanë asnjë ngjajshmëri njëra me tjetrën.Pra, njëherë e përgjithmonë duhet të e ndajmë shapin nga shqeri. Mos të përzihet politika, pushteti me atdhetarizmin se nuk kanë asgjë të përbashkët. Por këto shumëkushi sot është duke i përzier vetëm e vetëm për intrese personale dhe grupore që është turp i turpit.