11.5 C
Tiranë
E martë, 10 Shkurt 2026

Taena Mata

Muzikë… ritëm jete

Të gjithë e dimë që,
Muzika është…muzikë,
Ritëm i jetës,
Eshtë një emocion i fuqishëm,
si çdo lloj emocioni tjetër,
Njëlloj si frika
Si të ftohtit
Si etja, uria
Si të nxehtit
Si dhimbja
Njëlloj si dashuria…
Por të ndjesh muzikën,
nuk do të thotë,
që s’mund t’a mbash atë nën fre.
Ata që më së miri, nën fre
dinë t’a mbajnë;
Janë ata,
që po aq mirë,
dinë të vallëzojnë,
nën ritmin e saj.

TaEna

01.11.21

“””””””””””””

MIRESE ERDHE NENTOR!!!

Erdhi më së fundi i shumëprituri

Nëntori i Flamurit

Nëntori i Lirisë…

Nëntori i vegjelise!

Kur themi Nëntori

Nënkuptojmë

Pavarësinë,

Kur themi Pavarësi

Nënkuptojmë

Vlorën e Ismailnë…

Nga zemra e Kanadasë

Te dashurit miqtë e mi

Ju uroj një Nëntor të gëzuar

Me shumë dashuri!

“””””””””””””””””””””””

Dajana…sa i do librat
Kur Dajana më tregon historira
në Viber a në WhatsApp
nxjerr nga goja rubaira
Që unë s’i kuptoj aspak.
Ka një fytyrë engjëllore
Me faqet buçko e plot jetë
Me sytë që i ndrijnë si yje
E hundën e kthyer përpjetë.
Nina më thërret gjithë gaz
E buzën në gaz e vë
E sytë i qeshin plot mall
E fjalët i nxjerr një nga një.
Më shfleton librat e saj
Për heronjtë e saj më flet
Për derrkucin e vogël ngjyrë rozë,
Për lepurin e bardhë këmbëshpejt’.
Rri e dëgjoj dhe befas kujtoj
Veten time kur isha fëmijë
Sikur pak lekë të kisha në xhep
Shkoja e i prishja në librari.

Librat le të mos u’a ndajmë

Vogëlushëve tanë asnjëherë

Si bleta mbledh nektarin ndër lule

Aty thithin ata mësime me vlerë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.