Unë sot piva dy kafe
E ja këputa gjumit
me kokë mbështetur
Mbi tavolinë në punë.
Si duket kafeja
Ka efekt nate tek unë
M’a rrëmben gjumin
Dhe më lë pa gjumë.
Më jep lapsin e një fletë
-Shkruaj – më thotë,
-Shkruaj per yjet
për hënën e diellin,
Për njerëzit shkruaj,
për të bukurën jetë.
Dhe unë shkruaj
Shkruaj vërtetë,
Se muza natën më vjen,
Pavarësisht, nëse
nata është e ashpër,
e butë, e turbullt a e qetë.
Unë shkruaj…
Netëve shkruaj
Se muza atëhere më vjen
Dhe shkruaj unë vërtetë…