Djali pyeti të ëmën kurioz :
– Mami pse e ke barkun kaq të madh?
– Sepse motra jote e vogël është aty brenda – u përgjigj ajo, duke e parë me dashuri drejt e në sy.
– A e do ti atë? – e pyeti ai me habi.
– Sigurisht që e dua zemër – i tha e ëma ëmbël.
– Po atëhere pse e ke ngrënë motrën time të vogël…? – thirri ai dhe ndërsa i’u mbushën me lot të kaltrit sy, shpuri dorën e vockël mbi barkun e saj, sikur të donte të ndihmonte motrën të dilte që aty.
“””””””””””””””””””””””
Të gjitha më flasin veç për dashuri
Kur poezi shqipëroj
nga poetë të huaj,
poetë me famë,
Poezi nga ato,
që çdo kush i pëlqen…,
Sa herë i lexoj
diçka të re gjej…
Në çdo herë tjetër,
që lexoj me nge,
E gjej më të bukur,
se të parën herë.
Më rrëmben ajo
në krahët e saj,
Re të bardhë më bën,
e më çon në Atdhe …
Dhe nën tingujt e saj
të ëmbël…melodioz
Shoh Shqipërinë time
të bukur, më të fortë.
Më çon ajo ndër livadhet e saj,
mbushur lule plot
Dhe dëgjoj frymën e erës,
një luleje tek i flet.
Dhe shoh dallendyshen,
tek e mban në krahë,
E të dëgjoj cicërimat e tyre
të rizgjojnë këtë jetë.
Të shoh grurin e artë ndër fusha të gjera,
Dhe pyllin misterioz me pemë të mëdha,
Dhe detin e thellë në dallgë të furishme,
Dhe malet e adhuruara, të vendit tim të lashtë.
Ujëvarat tek derdhen plot madhështi në oshtima,
Shqiptarët të lidhur vllazërisht në vallen e shqipeve,
Diellin tek shkëlqen lart majë maleve të heshtura
Dhe pikën e vesës tek loton në rilindje…
I shoh të gjitha këto, si një vegim
Dhe të gjitha…më flasin veç për dashuri …
për zjarrin, që për ty në gji më djeg …
O e shtrenjta, e bukura ime Shqipëri !!!