Kumboni fuqishëm kambana, qiellit të shkretë,
Reve fluturuese, dritës së acartë:
Viti po vdes në të fundit natë;
Kumboni kambana egër e lëreni të vdesë…
Lereni kambanën e vjetër, të renë pranoni,
Atyre të lumturave, bjeruni nëpër borë:
Vitin që po kalon, lereni të shkojë;
Harroni kambanën e rreme, të vërtetën përqafoni.
Tingujt pikëllues, mendjegërryes nxirrni
Për ata, që këtu nuk i shohim më,
Zhdukni pabarazinë të pasur të varfër,
Gjithë njerëzimin në balancë të vini.
Shkeleni një kauzë që po vdes ngadalë,
Dhe format e lashta të grindjeve partiake;
Afroni mënyrat më fisnike të jetës,
Me sjellje të ëmbla, me ligje kristal.
Largoni lakminë, stresin, mëkatin,
Ftohtësia e pabesë e kohërave sfiduese;
Degjoni, dëgjoni rimat e mia vajtuese,
Por bjerini më fuqishëm kambanës për poetin.
Zhdukni gjakun e krenarinë e rreme në vënd,
Shpifjen qytetare dhe tërë inatet;
Tingëzoni në dashuri të vërtetën, të drejtën,
Për më të mirën, thirrisni dashurinë e përbashkët.
Jo formave të vjetra të sëmundjes së keqe;
Eleminoni epshin pa fre për arin;
Zhdukni nga faqja e dheut, mijëra luftëra të vjetra,
I bini kambanës në një mijë vjet paqeje.
Lartësohuni në njeriun trim dhe të lirë,
Sa e madhe zemra, aq më e butë dora;
Zbuloni e zhdukni errësirën nga toka,
Kambanat për Krishtin do të bien më mirë.
Ring Out, Wild Bells”
(1850)
by Alfred, Lord Tennyson
Një e marrë isha unë të fle në mesditë,
Dhe të zgjohem kur nata e ftohtë të pret,
Nën hënën e akullt mbushur trishtim;
Një e marrë, që para kohe, këput një trëndafil,
Një e marrë, që zambakun e saj vret.
Copën e kopshtit s’e kam mirëmbajtur;
Të venitur, lënë të braktisur,
Unë qaj, siç nuk kam qarë kurrë:
Oh ishte verë, kur unë fjeta gjumë,
Është dimër tani, që nga gjumi jam ngritur.
Thoni ç’të doni, për pranverën, që vjen
Dhe diellin, që do të jetë i ëmbël nesër:
Zhveshja lakuriqe e çdo gjëje dhe e shpresës vetë,
S’të bën t’ja marrësh këngës, e as të qeshësh,
E unë tani, rri ulur e pikëlluar dhe vetëm.
Një dorë e keqe, që s’ta do të mirën,
Një mëndje e ligë, që të ecësh pas të bën,
Një gjarpër helmues të kafshon papritur,
Ty Shqipëri, por ti s’tutesh kurrë oj Nënë.
Pse ti kurrë s’je trembur nga rrebeshet,
Edhe kur Europa plakë të ndau ne copa,
Si mund të ndodhë tash të të ulin kokën,
Kur burrat e saj, po mirëprisje tek porta.
E shoh këtë akt të shëmtuar kriminal,
Në nuanca politike shumë të thella,
Për të shkatërruar qetësinë e popullit tim,
Ndoshta… për ta çuar atë në luftëra të kota.
Por ti populli im, si ke më sytë të mbyllur,
Kurrë s’do të lejosh të përsëritet 97-ta,
Kur përcolle në varre me mijëra djem të bukur,
Dhe për cfarë…për punë të fëlliqura e të prapa.
Paqja e sovraniteti do të zotërojë në Shqipëri!
Gëzuar festat e fundvitit ju o njerezit e mi!