18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Taena Mata

 

VETMI…
Kur jeta, jeten ta rremben,
E pa dashurine e zemres te len,
Shpirtin shume ta lendon,
S’te duket qe po jeton.
Mendja ne nje vend te rri,
Pse te ndodhe te une e ti,
Aq mire isha me ty e di
Si me le mua ne vetmi…?
Vetmi mjera te shkallmone,
Zemren cop’ ta copetone
Shpirtin nxin e pervelone
Mallin rrit e dot s’duron.
Si te duroj zemer mjera,
Ndersa digjet ne vetmi?
Ajo pret per ty e gjora,
Ta mbushesh perkedheli.
Ne cdo ane qe ajo shkon,
Ne cdo vend qe ajo shkel,
Ne cdo skaj ngado shikon,
Zemra te sheh vetem ty!
Ty te sheh, me mall loton,
Ti shkosh prane cdo dite kerkon,
e vetmine qe po e trete,
T’ia largosh nga dite e nete.
Cdo dite te re qe agon,
Mbeshtetur parmakut te shikon,
Zemren i’a mbush e i’a forcon,
Jeta e jetes edhe pertej vdekjes jeton.
TM
05.07.2020
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, E brendshme
VARGU IM
Kur afer te kam,
Ndjej per ty vec mall,
Kur me iken larg,
Malli djeg si zjarr.
Eja me rri prane,
Kurre mos m’u largo,
Poezia ime
Ti me lumturo.
Eja m’u gezo
Vargu im i bukur
Beme te fluturoj
Qiellit si flutur.
Vargu im te dua,
Te lire, te hasdisur,
Skaj me skaj si yje,
Qiejve qendisur.
Te thelle si oqeani,
vargu im te dua,
Zhytur brenda teje,
Aty me mbaj mua.
Fjala ime e zjarrte,
Brenda shpirtit tim,
Jepi jete ti vargut,
Te gjate, pambarim!
Varg i jetes sime,
Varg i poezise
Rritu brenda meje
Jepi drite lirise!
Vargu im mos ik,
Brenda meje rri,
Me fal vec gezim,
Buron dashuri!
Aty te kam kycur,
Brenda zemres sime,
Vargu im i zjarrte,
Mall i jetes time!
TM
03.07.2020
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, qiell dhe jashtë
DUA VEC BEHAR !!!
Une t’i thashe te gjitha,
Nuk kam ç’te them tjeter,
Ti bej si te duash,
Mikja ime e vjeter.
Nuk di ç’te kam bere,
Kujt’ ne qafe si bie,
Se kuptoj ti ç’pate
Mikja ime e vyer.
Ne se une padashur,
Te paskam lenduar,
Te kerkoj te falur
Ne je zemeruar.
Mos valle jelozia,
Te ka ligeshtuar?
Miqesi e vjeter,
E pazvendësuar.
Jeta eshte e shkurter,
Korona verdalle,
Te ardhmes s’i dihet
Je harruar valle?
Eja le te jemi,
Njelloj si me pare,
Mikja ime e vjeter,
Dua vec behar!
Une ti thashe te gjitha,
Nuk kam ç’te them tjeter,
Ti perhere do mbetesh,
Mikja ime e vjeter!
TM
02.07.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.