19.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Tahir Bakalli

RUBRIKA JAVORE LETRARE

VIKEND ME POEZI – 19 –

Autor: Tahir Bakalli

Kësaj jave mysafire janë tri zonja nga:

Tirana, Gjakova dhe Gjilani.

GRESA RADONIQI MORINA

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst

LINDITË RAMUSHI DUSHKU

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst dhe Zmadho

LILIANA GEGA

U lind dhe u rritë ne Tiranën e bukur, kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve.

Aty, ka marë shkollimin e saj të gjitha shkallët arsimore deri tek shkencat Sociale,.

Liljana ka qene aktive ne shumë obligime , në muzikë , vizatim, aktrim, kercim, konkurimet e poezive.

Vazhdon punon në bibliotekë, më pas në Librarin e sajë si pronare ,

Aktive në konkurimet e duke qenë. kështu ajo që e re merret me poezi, ku shpesh ka rrëmbyer çmime te para dhe poezit janë botuar në gazetat “Nacional”, “Telegraf” , intervista ,e shumë portale poetke.

Së fundmi ajo është aktive si “Ambasadore paqeje” ku punon tek grupi aktrimi si aktore mes dramave të bukura që shfaqin në Tiranë por dhe me interpretimeve në poezi

,, tek nata poetike,,

Është dhe aktive në portalet poetike me poezitë e saja, ku ka rrëmbyer dhe shumë.mirënjohje dhe çmime.

Ndryshe, Lili ka shumë.poezi dhe së shpejti presin botimin e tyre, meqë angazhimet e saja e kanë stopuar pak këtë proces.

ENGJEJT!
Të bukurën dashuri
që kam me ju
o re të kaltëra
Duke grisur errësirën në sy, me ju buzëqesh.
Mbi supe nē krahë mbajta të bardhën këmishë
Era nën kemishë frynte në zemrën
guvë fshehur,
Zemra e natës tek ju ,aty pergjysmoset
Vijnë e gjejnë qetësin në shtratin me yje
Unë bëj sikur fle por me yjet vallëzoj
Këndoj me engjeët si një princesh ledhatare
Ndaj mëngjeset të arta unë perkedhel
Buzëqesh aq shumë ,e fytura qesh me mua
Duke ecur nëpër shkëmb të gurta rrugë
Enkas buqetë me lule mbajë në duar
Ëndra e dhuratat i sjell bicikleta me flatra
Shkel në hapa si dhuratë fatin tim,
Aty tek stacioni i postes shkojne dhe vijnë
Me rete shoqeruar yjet me sjellin tek ju
Në shi dhe stuhi kam kaluar atëher
Buzeqeshja nuk ngriu me akullin asnjëhere
Frikën se njoha asnjëhere në këtë jete
U ngrita mbi forcën e hekurt të pa thyer
Dhe fatin e shkruajta mbi tokë e mbi re
Rugët dredharake smë tregonin nje dritë
Mbi supet naive mbeshtesja koken
Ulur ne nje stol e krenari ndjeja
Engjejt dritën me sillnin!errësirën largonin ,e frikën se njoha kurr
Autore:
Liliana Gega
GRESA RADONIQI MORINA
U u lind në Gjakovë, ku dhe kreu shkollimin bazik. Studimet e larta i bëri në UP Prishtinës në Fakultetin e Filologjisë në Degën e Letërsisë Shqipe.
Deri më tani ajo ka botuar dy vëllime poetike, ku me librin e dytë u shpërblye në Mitingun e 51 të poezisë me çmimin ” Yllka Domi”.
Ka punuar për një kohë të gjatë si vullnetare në bibliotekën e qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë. Më pas punon edhe si mësimdhënëse e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, si dhe ishte aktiv në shumë.aktivitete kulturo artistike të qytetit.
Kurse tash ajo jeton dhe vepron në Belgjikë.
TRIPTIK I DYFTYRËSISË
I
Vetëm me fjalë
Do të zvarritesh
Te këmbët e tyre
Ti je më besniku!
Provo t’i kritikosh
S’e bën dot!
Provo të heshtësh
Nuk hesht dot!
Je mësuar të zvarritesh para tyre
Duke ulur të tjerët.
Sa pak ke mësuar nga mësuesi
Preciziteti të mungon!
II
Kur të gjithë më kërkojnë,
Si dielli pas perëndimit
Mundohu ta fshehësh çdo fjalë të tyre.
Mes të vërtetash
Kërko shteg për gënjeshtrat.
Mes pafytyrësisë
Kot kërkon sqimwn
Padrejtësia do të triumfojë!
Mes zhgënjimit do të duash
Të vërtetat e një letre,
Letrën nuk do ta kesh!
Sëpata e pret drurin
E druri i’a fali bishtin!
Duke e njohur heshtjen
Do të kujtosh grackat e një poltroni…
Do t’a kërkosh precizitetin tënd
Jo, as atë nuk do ta gjesh!
III
Këtë kafe e vetme po e pi
Unë, Jozef K
Mos m’i trazoni ëndrrat!
Mjaftoi një varg
Me precizitet
Për të mposhtur servilin.
Nuk e emërova,
Kurrë si të tillë
E vetëquajtët të tillë!
Autore:
Gresa Radoniqi Morina
LINDITË RAMUSHI DUSHKU
U lind në Gjilan, ku e kreu shkollimin bazikë.
Studioi Psikologjinë për të vazhduar masterin për Psikologji këshillimi në Tiranë.
Deri më tani ka botuar 4 vëllime poetike, njëra prej tyre roman.
Është anëtare e Pen qendrës botërore të shkrimtarëve, Shqipëri.
Poetja Linditë ka një bagazh të madh në pjesëmarrjen në shumë manifestime poetike : Lokale, Regjionale, Shtetërore dhe Kombëtare.
Nga këto evente ajo rrëmben shumë.çmime e para nga organizimet e institucioneve shtetërore, si nga:
Drejtoria për kulturë e Gjilanit, Mistritritë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë, dhe në eventet e tjera të poetëve.
Poetja është pjesë e disa antologjive çka e bën shumë shquar në artin e të shkruarit.
Nga poetja Linditë me këto suksese prestigjioze nga kjo presim.do jetë një shkrimtare me nam.
N’VJESHTËN E E HARRUEME
N’vjeshtën e harrume
nisen me ra t’kuqrremtat gjethe
tu ia shtu tokës ngjyrën
tu e njoftë mallin e dashnisë tem
që ka qit avull prej zjarrmisë
t’kuqrremtat gjethe t’parat vijnë e kallxojnë
për udhtë e rinueme për melhemet
fjalët qi t’ngjallin frymën
duer qi t’prekin e t’nijnë se je afrue
hala pa t’prekë e pa t’pa n’sy
me t’kallxu mendjes
sa je vanue shkretëtinave t’dhnimit
se t’zezën e ka ba mu dokë e bardhë
…toka vazhdon kuqrremet
me krejtë gjethet qi u hargjuan degësh
tu u rinue udhën tande
drejtë ernash qi janë harrue
ikjesh t’pa adrrueshme
se andrra asht e banja e gjysmës
deri n’takim forcash
qi e bojn t’prekshme t’plotë çdo gja.
Autore:
Linditë Ramushi Dushku.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.