MALLI PER PRANVEREN NE VENDIN TIM ME KA MARRE…!!!

Sikur vesa para agimit dhe që i shkrinë rrezet e diellit.
Ashtu edhe ky malli im për vendin tim tani po më tret.
Po ikin vitet varg e varg dhe lulet sa vjen e po thahen.
Ndjej një plagë se malli më ka marrë për këtë vend tani…!!!
Endrra ime për vendlindje nuk dua të të shuhet kurr.
Dua që ti mundi çastet e dhembjës sime për atë vend.
Më pritë sonte buzëmbremjeve me hënën vendi im.
Se po vi që mallin tim të pa jetuar ta shuaj me shpirt…!!!
Në botën time vetum yje e diell ka dhe që shkelqejnë.
Drita e tyre ma ka verbuar këtë rrugë drejt teje atdhe.
E humba rrugën edhe hëna tash vetum më la në errësir.
Po tretem tash mes vendit të huaj mallin nuk e shuaj tani…!!!
Vendi i huaj dije kur nuk do mund të bëhet vendi jotë.
Mes mërzisë ne u harruam unë me natën yjore dehem.
Nuk mund të shuhen këto ndjenja e mia që si dhuratë.
Ma lanë lotin mua unë këtë jetë me mallin tënd po jetoj…!!!
Edhe sonte të trokita në ëndrrën tënde vandlindja ime.
Kujtimet malli për ty rrodhën në ujëvaren e ndjenjave.
Të preka ty të ndjeva në çdo gjurmë vendi im i bukur.
Duart mi zgjate dhe pranë vehtës tënde ti më afrrove…!!!
Mu duke se më the t’kam pritur një jetë të kthehesh.
Sytë e mi tash i lagu loti i mallit e buza ime u drodhë.
Lumin e lotve nga malli puthja jote më priste vendi im.
Ky mallë për dashurin tënde vendi im u shkri në diell…!!!
Sot dua lumturi,dashuri të përjetoj dua të jam i rethuar.
Mes zogjëve cicërimave të tyre që janë melodi e shpirtit.
Dua të jam mes atyre mjellmave që e zbukurojnë liqenin.
Dua të vrapoj nën rrezet e diellit dhe flladit të vendit tim…!!!
Poezi nga Tahir Musaj…!!!
19.04.2021…!!!
Prizren – Suharekë – Kosovë…!!!