“””””””””””””””””””””
DËSHIR?….. për tē mirën mosni të urrejshtëm!……..
Do të doja të ishja si bleta puntore
Të shfletoja nga libëri në libër,
Shkencë e dituri,
S’e doja atë si kapital për vete
Por ta shpërndaja kudo me bujari,
Doja të ishja rrip trasmesioni
Që ç’gumbullova njerëzisht ta përhap,
Se i dua njerzit,të lumtur,të mirë
Dua miqësi e paqe në çdo hap,
Që paqja e lumturia të sundojnë
Në gjithë globin nga jugu, në veri
Të drejtë kanë të gjithë të jetojnë
Në mirëqënie, në paqe e harmoni,
Po vall ?… a mjafton dëshira ime
Apo mbeta idealist i pa ndreqëshëm?
A thua njerzit të mirën nuk e din
Apo duan dhe bëhen të urrejtëshëm?