16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Tema: Si mund te biem ne peshe. Deshironi te humbni kg. dhe te fitoni nje formim perfekt te trupit.

Shkruar nga psikologia:

Bruci Ema

Tema: Si mund te biem ne peshe. Deshironi te humbni kg. dhe te fitoni nje formim perfekt te trupit.

  • Suksesi i mbajtjes se peshes qe ke rrezuar

Sot, ne bote njerezit vdesin me shume nga mbiushqyerja sesa nga mungesa e ushqimit. Me permasat qe ka marre mbipesha dhe obeziteti, dhe pasojat qe ajo shkakton, te rrezosh peshen e tepert shihet si nje nga hapat me te rendesishem ne mireqenien e njeriut.

  • Menyra e vetme e njohur deri me sot si efikase dhe pa efekte anesore, eshte dieta dhe aktiviteti fizik. Por renia ne peshe nuk eshte i vetmi problem per tu zgjidhur.
  • Nje problem tjeter, ndoshta edhe me i madh eshte mbajtja e peshes se perftuar pas nje tentative dobesimi.
  • Perse njerezit arrijne te dobesohen por i shtojne serish kilogramet e humbur?

 

  • Psikologet mendojne se:

 Renie e suksesshme ne peshe konsiderohet humbja prej te pakten 10% e peshes fillestare, e cila arrin te mbahet per 1 vit.

A arijne keta persona ta mbajne peshen e rrezuar?

Sipas shume te dhenave te vendosura ne ne nje metanalize ndodh keshtu:

  • Ne 6 muajt e pare, renia ne peshe eshte nga 5-8kg dhe diku aty renia ne peshe ngec
  • Ne 1 vit stabilizohet tek mesatarisht diku 4-7kg minus
  • Ne 2-3 vite, pesha e rrezuar arrin te mbahet, me 3-4kg

 

  • Cila nga dietat ka me shume sukses?
  • Vetem keshillimi aspak
  • Dietat drastike, kane me shume rezultat nga te gjitha, por vetem 6 muajt e pare
  • Dietat e ekuilibruara shoqeruar me aktivitet,

Te gjitha nderhyrjet, diete drastike apo e shendetshme, me apo pa aktivitet, me mjekim apo pa mjekim, takoheshin pas 4 vitesh ne te njejten pike, ne pothuaj rimarrje te kilogrameve.

  • Njerezit nuk arrijne te mbajne peshen qe rrezojne?

Ka shume faktore.Rrezimi i peshes prish shume ekuilibra te vendosur, te cilet tentojne te rikthehen ne vend.

  • Cili eshte celesi i suksesit te tyre?

Ajo qe duket te kete rezultat, eshte nderhyrja ne stilin e jeteses, ndryshimi i perhershem i zakoneve tona, menyres se si jetojme.

Sipas vleresimit te te dhenave te mbledhura nga nje sere studimesh vezhguese, duket se zakonet “e holla”, te cilat kane ndihmuar ruajtjen e peshes per 3 vjet jane keto:

  • Numer konstant vaktesh
  • Konsumi i fruta perimeve
  • kufizimi i embelsirave dhe ushqimeve te yndyrshme
  • Kushte te pershtatshme te konsumit te
  • Programim i aktivitetit fizik spontan si ecja, ngjitja e shkalleve, noti, edhe atij te organizuar si vrapi apo palestra. 90% e personave te suksesshem ushtrohen te pakten 1 ore/dite. 62% shohin me pak se 10 ore/jave tv.
  • Shoqerohen me shume me njerez qe ushtrohen fizikisht
  • Ndjekje e peshes: 75% peshohen te pakten 1here/jave
  • Konsum i vaktit te mengjesit:
  • konsumojne mengjes rregullisht
  • Mbajtja ne shtepi e shume ushqimeve te shendetshme
  • Konsum me i rralle i ushqimit ne restorante
  • Kontroll i mire i stresit qe con ne mbingrenie
  • Evitojne shoqerine me njerez mbipeshe!!
  • Shoqerohen me shume me njerez me peshe normale

 

  • Ajo qe ndihmon burrat duket te jete:
  • Regjimi i rregullt i vakteve
  • Ngrenia ne shtepi
  • Angazhimi ne pergatitjen e ushqimit
  • Konsumi i ushqimit pa kryer aktivitete te tjera
  • Ndersa grate kane nje aleat te forte konsumin e mengjesit

Ajo qe dime eshte se, mbajtja e peshes eshte me e veshtire se sa renia e saj, nje perqindje e vogel e njerezve qe arrijne ta mbajne peshen e re..

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.