Unë i thash të ikte ,
ajo…
më përshëndeti që në mëngjes
me xhestin monoton të lëvizjes.
I thash të mos mallëngjehej
nga
ndryshimi im i papritur që çirrej në gjoks
prej saj,
më priti me rrebesh
I thash të mos frynte në dhomën time
sepse jam duke krehur flokët
e ëndrrave para pasqyrës sate,
filloj të fryjë me të madhe.
Tani si të bëj ,
kohës nuk i besoj
nuk i vë dot lot syrit të saj ,të mbushur në shi…!
Teuta Osmani
Amerikë, 2014
BOTUAR NE LIBRIN TIM ME POEZI ”ZGJIMI I ENDRRAVE”
Ti do të vish!
Do vish siç më ke premtuar!
U nise tek unë si një herë kur ish…
Se do të vije pa ndroje
Sepse, ti gjithçka e di më mirë!
Se lutjet e mija janë me lindjen
Kur agimet zbardhin çdo ditë
E dita e re më sjell vegime.
Për ty e lumturuar!
Ti e di!
Ti do të vish!
Që kur më the që je nisur
Sot ,
dje e pardje ,
nesër e kurdoherë
Të jam në pritje!
Jo gjithmonë të kam ëndërruar
Sepse ,
ëndrrat me mua kanë një qëllim!
Por,
sepse ndjenjat më afruan
Aq ,
sa larg mund të jemi vetëm pa jetë e pa dritë!
Ti do të vish
Do të vish kur edhe shkëmbinjtë ,
malet e gurët të jenë shtuar
Nga tronditjet e tokës si një rënkim me shpirt
Do të jenë një prag pritjeje për mua!
Ti do të vish!
Sepse ,
më pate premtuar!
Që kur nisi lufta për një ditë.
E dita në jetë të pritur më është kënduar!
E pra,
nisu e siç je nisur nga një udhë.
Ku të mos ketë re e shira
As tufan, e stuhi me rrebesh
E as rrufe,
kur dita të më kthej në grua!
Teuta Osmani
Amerikë 26.4.2017
Kësaj nate nuk di si t’ja vë emrin
në poezi të kthyer kjo heshtje,
dhe yjet më duket sikur më flasin
”dil pak me dritën e hënës që ke rrëmbyer”.
Kësaj nate mundohem t’i zgjatem
me frymë prej vargu nisa të flas,
përtej kapakëve të syve përplasur
nuk dua që gjumi me vete të më marr’.
Mendoj se flas gjatë me veten
mbi xhamin e dritares që si pasqyrë e kam,
e flokët e mija mbi të po dergjen
për të thënë se me Ty ,jam lindur e lidhur në varg’.
Nuk di se çfarë të mendoj ndryshe
ku shprehjet dalin vet nga shpirti,
dhe zërit tim i ngjan një zane rendur
si ëndrrat në lëndina që zgjon, kënduar tekstin.
Po të pres me këtë buqetë vargjesh
si lulet zambak që kam mbledhur,
në këtë boçe qelqi mbështolla ëndrrën
që për ty o dashuri ,kurrë të mos heshtim…
Teuta Osmani
26/4/2016 SHBA
Në një kohë të largët dikur ,
një grua e dashuruar,
nënvete shtrënguar fjalët e shpirtit.
në një botë të ndrydhur ,humbi durimin.
Shpërtheu vullkani i zjarrtë ,
një ditë kohe larg,
kur mësoj se po i tundej toka nën këmbë.
për një burrë që nuk ish dëgjuar as zënë.
U trëmben ëngjëjt e dashuruar me shpirtin e saj,
u larguan prej natës, e fjetur në shtrat .
ëndërruar për të, sikur s’kish të ngjarë.
Ah, sa mall flaku me ëndrrat bashkë!
I tillë është vullkani ,merr ç’gjen përpara,
I përvëlon në shkrumb e hi.
nën gjurmët e dashurisë së saja.
E paparë ,e padëgjuar kjo tragjedi zemrash,
Kur në mes flakësh brënda sekondit u shuajtën!
Na ish njëherë e një kohë kjo griua e dashuruar…!
Teuta Osmani
Amerikë, 2014
(Kjo poezi është e botuar në librin tim me poezi me titull “Një Grua”)
Vjeshtë e ngjyrosur
me stinë kohe
me diell shëmbëlltyer
karficë mbi flokët
Vjeshtë e ngrysur
me gjethet të thara
të ngjitura me brum
në fletë fletoreje
Vjeshta e fëmijërisë
me përparëse shkolle
në librin e biologjisë
gjithë motet përshkohen
Vjeshtë në fjongot
të bardha si drita
ëndrra të papara
tek nënat me thinja
Floku i rënë
gjetheartë
mbushur buzë lumit
ujëvarë
Rruga e diturisë
në vjeshtë të bukur
mësuam se rilind
në dyer trokitur
Dhe stinët lëvizin
si erë ndër mote
dhe ne u rritëm
në lule nga gonxhe
Vjeshtë e kujtimeve
në erë e stuhi
me shira ,e tharë
për biologjinë
Vjeshtë e artë
mori shkëlqim
nga dielli rrezeflakë
për pavdekësi…
Teuta Osmani
27/4/2016 S H B A
Nuk e kam ndjerë…!
Unë nuk e kam ndjerë kaq shumë karantinën
Kaloi një javë, e një ditë , një orë, e një sekondë
E kështu siç vërtetë po kaloj me kohën
Kështu kam kaluar e pa qenë kjo karantinë mot!
Sepse, unë nuk e kuptoj përse të mbyllem brënda
E brenda kurrë nuk kam qenë, e në kohëra të këqija
E në stuhira, dëborë e vransira, si në erëra
Ku dhe dielli këtu kalon pak e rrallë, perhera!
Sepse, unë nuk e kuptoj kur unë shoh
Se në këtë ambjent ku jetoj unë
E në këtë përsosmëri të natyrës
Ku dhe njerëzit i sheh tek ecin tek tuk!
Por, edhe ku vet jeta është e tillë këtu
Ku njeriu është njëri e kafsha kafshë
E ku zogjtë cicerojne me kohë e më vakte
E ku stinët vijnë e ikin pa ligje e pa u vrarë!
“E pra, vetëm vdekja më bën të them
Se u mbylla në karantinë vërtetë”!