Po tani…?
Tani për kë të dyshoj?
Për ty apo për veten?
Se prapë kjo stinë më çon
Tek ato kohëra që mbetën!
Aty kur vërtetë ndjehesha e ngujuar
Dhe kish një arsye pa arsye
E tani që arsyeja është vetme
Për ty apo për veten ëndërruar!
Më thuaj!
Po tani?
Ku është stina qe na ka ngujuar
Të dyve të gjithëve , të tjerë e tjerë
Kur shohin dritë në Diell e u duket se u çel një jetë
E kur hëna netëve mbet
Si një ambazhur për të parë hijen e vet!
Tani që jemi më shumë se kurrë
Të afruar
Të ngjitur
Të mësuar
Me njëri tjetrin me një frymë
Të marrim e të japim
Pa vënë në dyshim se
Kohërat po ndryshojnë
E ndoshta stinët po njësoj
E kalendari ynë
Po kujton vitin e shkuar
E tejshkuar
Ku rreshjet s’kishin të mbaruar
E dëbora me kish frikësuar
E djellin malluar!
Po tani i dashur!
Më kë?
Më kë të të ndjek?
Kur të kam kaq pranë
Dhe qimja po më djeg
“Nga ato kujtimet në specin djegës!”
Ku sa herë kam rrjedhur lot
E të kam urryer
Për më kot!
E sa herë ndjeja mall
E bëhesha xheloze!
E kur shkruaja një fjalë
Më dukej se bota po ndryshonte
E tani që bota ndryshoi
Tek mua, nuk dua të dyshoj!
Please i dashur, ma shpjegon?!