8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Teuta Beqari Osmani

Krenaria!
Unë e kam krenarinë e nderin si grua
E kam në mëndje, në zemër e shpirt
E kam në trupin tim, e deri në thua
Se, me një burrë kam thurrur e lumturinë!
Unë e kam në zemër hartën e gjenezës
E të prejardhjes sime nga vëndlindja
E kam në gjak e gjakun e prindërve
Që kur më lindën e në vurën emrin Teuta!
Unë jam krenare për gjithçka kam
Për familjen, për fëmijët, për veten
Kur zemra më thotë të shkruaj e pa ndal
Poezinë me vargjet e gjuhës së nënës!
Jam krenare përsa jam e e kam qënë
Por, që edhe do jem, e njëjta ja vlen
Tek ruaj personalitetin në vënd, anë e kënd
E në shoqëri, e në punë, e në timen derë!
Jam shqipe që syri s’i bën terr
E kur dita nxihet nga të tëra anët
E kur nata ka errësirën e vet
Mua nuk bën syri cërr e as më trëmb!
Jam e qëndrueshme me vetdijen time
Me gjithçka që rezultoj e në bindjet
S’ka lindur njeri të më ndryshoi mua
Sa asnjë s’më ngjan e sikur të duan!
Unë e kam krenarinë e nderin si grua
E kam në mëndje, në zemër e në shpirt
E kam në trupin tim e deri në thua
Se, me një burrë kam thurrur e lumturinë!
Amerikë. Nëntor, 2022
“”””””””””””””””””””””””””

Faleminderit Zoti i Madh!
Patjetër që me lejen e Zotit
Zoti të lidh shpirtin dhe zemrën
Ndjenjat dhe ëndrrat
Pa to, unë a do shkruaja Poezinë?!
Ka arsye dhe Zoti
Që kur kam një idhull
Apo bëjmë sikur s’njohim
As fe e as ligjet e tij!
Komente pafund
E fundi s’i gjëndet
As fjala e as shpjegimi
Që përse unë dashuroj shpirtin e tij!
Na bëjnë zonja të mëdhaja
Ato që ngrejnë këmbët
Drejt Diellit në Story
E mua më bëkan laraskë
Se dashuroj poezinë në ndjenjën e Zotit
Sepse dashuroj Diellin
Natyrën
Fjalën
E jetën
Familjen
Që ma kanë zilinë gjitjkush!
Sukseset e martesës sime
Pa asnjë njollë apo turpë
Por me nder në derën e burrit
E virgjër dhe me dinjitet
I falem
e faleminderit Zoti i madh!
Amerikë. Nëntor 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.