Kur qeshin fëmijët
Kur qeshin vogëlushët
lule çel vetë jeta.
Shkrin bora, shkrijnë akujt,
çdo ditë vjen pranvera.
Kur qeshin fëmijët
lind e ëmbla shpresë.
Prarojnë rrezet e arta
mbi lulet me vesë.
Kur qeshin të pafajshmit
vrapin merr ligësia
Struket, fshihet frika
xhelozia, smira, zilia.
Kur këndojnë engjëjt e tokës
zogjtë cicërimat pushojnë .
Lumenjtë ndalin vrapin
afrohen t’i freskojnë.
Kur lodrojnë yjet e vegjël
e ardhmja ndrin e buzëqesh.
Natyra fshin lotët e dhimbjes
mantel të bardhë vesh.
(Teuta Biçaku 1-Qershor 2022)