“””””””””””””””””””””””
Dominotë
Dominotë e babit I kam me vete
Duar të arta me erë bukë djerse,
Me to kam mësuar rrugën e lojës
Kur lozja me tim atë në tavolinën e asaj kohe.
Dominotë kanë një natyrë mënçurie
Lojë e rrallë e thjeshtë e bukur që ka hije,
Për njerëzit që kanë forcë burrërie
Në sheshin e burrave brenda e jashtë në lulishte.
Unë si më e vogla çupë pleqërie,
Më thoshte babai shpesh, “të bëjmë një lojë moj bijë
Se djalë nuk kam të ngre një gotë rakie
Por vetëm vajza, që më dhanë nderin e kësaj shtëpie”!
Dhe me të vërtetë prej kësaj loje
Kam mësuar shumë shtigje,
Nga dopjo dyshi që më mbetesh në dorë
Sa herë që unë nuk mendoja gabimet.
Dominotë, moj çupë, nuk janë gurë rrugësh
Që I gjuan me një të hedhur të këmbës, e si dihet se kujt I bie…
Teuta Osmani
SHBA