Amanet
Kur të vdes, shkelmëni
Dhe kur të mos kem as frymën e fundit të lënë
Dhe
sepse
Shkrimet e mija i kam këtu të gjitha përbsllë jush
E Amenetin të mos e kem lënë akoma
Ju mbulomëni!
Dhe kur të më varrosni
Mos harroni të më vini një gurë
Dhe emrin mos e vini
Sepse në emër njeriu nuk vritet
Por me emër është Ai që ikën i lirë
E në qoftëse u ka rënduar emri im
Fshijeni atë nga memorja
Fshiheni e në elektronikën tuaj
E në miqësinë tuaj
Mos nguroni e të më fyeni nga mbrapa
E të më akuzoni e të më degdisni pa lënë gjurmë
Si mos më keq
se një e humbur nga lufta
Këtë amanet po u lë
E në qofrëse bëhenë pishman
Merrni një lule e mbilleni
E kujtoni poezinë e vetme që keni dhkruar për lulen
E në mos u kujtofsha
Keni poetitë
Që janë shkruar nga një zemër e pastër dhe e dashuruar pas Diellit
E nëse do jetë natë
fytyrën mos ma mbuloni
Se dua të shoh hënë me sy të mbyllur
E nëse është Diell
Më vini një perçe të mos më duket fytyra !
E nëse ju kam besdisur
Fshini duart e lani çdo gjurmë
E nëse dikush më ka dashur
I them të më besoj poezinë që kam shkrojtur
Për dashurinë!
E nëse më urreni kaq shumë
Unë do ju lutesha me shpirt, ta bëni
Dhe mos heshtni se vdiq një e huaj
Amerikë. 2022
“””””””””””””””””””
Kërcej
Kërcej sipas notave që më merr melodia
nëpër këmbët e saja në erë
në kohët e hapave,
tinguj
ndër lidhur përmes gjurmëve të saja
mbi pentagramin e shkruajtur
në memorjen time,
në kohërat e shkuara
të dëftuara ,
të shquara
formoj tekstin e fjalëve që përcjell
me ndjesitë e veta
me rrahjet e zemrës
duke vargëzuar,
ato
me domethënjet e gjetura
të ëmbla sipas kontekstit
të dala nga ngazëllimi i vetshijes së jetës
në momente, çaste, ripërtëritjes…!
Teuta Osmani
“”””””””””””
Dashuria…!
Je mësuar të lozesh me mua Dashuri
E më parë ,e edhe dje, e sot, e tani
Të kam ndjerë deri në palcë e ind
Por , ti nuk guxove të më bësh Perri!
Sepse, ndoshta jam ajo pika e dobët
Ku sa herë zihesh ngushtë me zhvesh
Sa herë ndihesh në hall më ndesh
E kurrë nuk pata guxim “fjalën” të t’a them!
Teuta Osmani