Kaq shumë njerëz e ndjejnë nevojën për të punuar.
Kaq shumë !
Sa ka dhe nevoja e kur frikësohemi nga coronavirus-i
Edhe pse ditët e programuara mbi letër të çdo personi
Janë po kaq pak , sa për të thënë kemi punuar.
Por, edhe pse kaq mizorisht është jeta jonë e pasjellshme
Kaq misterioze ku luan një lojë kukamshefti
E kushedi e sa e sa të papritura do sjelli
E Ne , Ne lutemi të përfitojmë edhe minutin…!
Eh, njerëzit që kaq shumë i mundon uria
Moskamja, por dhe pasuria!
Kur dikush paguan qeranë njësoj siç ishim në jetën e “lumtur”.
E tani po njësoj paguajnë në një jetë “të palumtur”.
Edhe pse kaq shumë frikësohem me vdekje-jeten.
Edhe pse çdo gjë çel, lulëzon, ciceron, e Dielli ndriçon njësoj dhe Hëna.
Përsëri , Ata, bëjnë shkurtimin ngaqë nuk i përballojnë dot,
frymerat që duan të hanë , nga detyrimi.
Ehh, unë sot më shumë se kurrë kuptova
S’e njerëzit po përpiqen të mbijetojnë
Duke u bërë fshirës, larës, dhe pastrues të të gjitha ambienteve.
Ku nga momenti në moment,
Mund të infektohen…!
E pra, edhe Ata që kanë nga dy tre shtëpia edhe Ata që kanë mbushur bangat me para.
Edhe Ata që paguajnë një jetë qeranë.
Edhe Ata që presin të punojnë e sikur një orë më shumë
nga ajo që u është bërë racion
I katër ditëshit punë teteorateshe…!
Sikurse unë sot , vajta dhe më kthyen
Pasi isha extra nga programi që më ish dhënë.
Nevoja, se po paguajmë njësoj e kur punoja Shtatë ditë në javë e që më detyronin të punoj.
Sot, Ata nuk kanë nevojë
Sot, jam unë ajo nevojtarja si me shume se kurrë.
Këtu në Amerikë, ku jeta bëhet më e lirë.
Se kudo!
Është , sikur u kanë vënë zinxhirin
Dëshirave, urisë, vullnetit, dhe jetës për liri.
Sikur , sikur duan të më tresin me zorë
Atë, që për kaq vjet u mirëmbajta
Me ëndrrat ,
e tani sikur më zvarrisin ëndrrat prej flokësh!
***Sot, për çudi!
Më nxiti memoria të shoh se si sot
Unë kisha bërë vizitën e fundit tek doktori familjar
E që si përfundim , më nxori me mungesë vitaminash, si D dhe B12.
Dhe sot, kisha takimin përsëri të shihja nëse i kam të nevojshme më ato.
Por e pamundur të shkoj .
E të bëjë analizat e gjakut.
Pasi spitalet janë më njerëz të infektuar
E unë jam mirë, mirë, mirë
pasi ndjehem mirë….