Oh dashuri…!
Mua më flasin sytë bardhë e zi
Mua më flasin buzët roz si shega
Mua më flasin flokët bio kaçurrela
Mua më flet fytyra më e bukur se Pranvera!
Mua më flet trupi si një statujë baltë
Mua më flasin linjat si një Helene troje
Mua më flasin ndjenjat si vet dashuria
Mua më flet mendja siç flet poezia!
Mua më flet hija më shumë se drita
Mua më flasin gjurmët si vet rruga
Mua më flasin kujtimet si fotoalbumesh
Mua më flasin vargjet si poeti i çdo kohe!
Mua më flasin ëndrrat e kur zgjohem
Mua më flasin ditë netët si dielli e hëna
Mua më flasin ngjyrat të syve , të flokëve
A thua flas me to e ndjehem në vargje?!
Oh mua, mua, mua, mua, mua
Më flet e gjithë qenia femërore
Kur u bëra foshnjë, fëmijë, vajza ,grua, nënë
Eh mua më flasin të gjitha gjuhët e botës
Ku bota ime është koka, e trupi si shpirti i ndërsjelltë!
Oh, mua më flet shpirti, e zemra,
Më flet gjaku sa herë ndizem në lënda
Sa herë ndjehem lule, flutur, engjëll
E bota ime është ndjenjat o dashuri…, jete!