4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Thesaret e Davës

Ndjenjë…

Një fije shprese

E kam ndër sy

Një drit të butë

Në shpirt

Mbaj ndezur

Si një statuj

Ndonse qëndroj

Shikimesh ndrojtur

Mendimesh endur.!

“””””””””””””””””””

Yje në errësir…
Yje që shohin errësirën !
errësirën “
që tremb heshtjen e netëve të gjata
si lugat.!
Ç’do natë mbi lutjet e dëshpërimit,
me mërmëritje e pa zë…
syt që prekin yjet e pa kënaqura,
dhe ” sëbashku ndeshen shikimesh.
Yje që shohin dhimbshëm
ku në heshtje mundohen të qeshin.
Shohin…qeshin, e ndër sy flasin ëmbël
si në lojë fëmijësh,
edhe pse dhimbjesh
ata qiellit mbahen.
Yje që shohin shpresash gënjeshtare
duke u ledhatuar shikimesh,
mes territ të natës,
ku shihen në dritën e njëra tjetrës…
Nata vështron e heshtur
kur yjet buzëqeshin
ata fshehin lëndimin,
e nuk shfaqin dobësinë e zemërimin.
Flasin ndër sy e me gjuhë shenjash
e mes lutjesh në natë përfshihen sërisht.
Yje që shohin errësirën në ç’do natë
ashtu ” dor për dore ” guxojnë,
duke formuar një rreth të madh si kurorë,
trembin errësirën me dritat që vezullojnë.

Lutjet e dëshpërimit kthehen në bekim

yjet përqaputhur enden netëve t’gjata,

lodrojnë…buzëqeshin bashkë,

s’tremben më joo ” nga e errta nata.!

“””””””””””””””””””””””””

Ahh” moj jetë çalamane”
Pse…! përse ti ?
përpiqesh të gjeshë imazhin e duhur !
pushtohesh mes emocionesh,
kërkon në fshehtësi të rrugëve qorre,
atë” që nuk ekziston.
thjesht është vetëm një Imazh”
ku para syve të brishtë,
shfaqet her pas here si një pikturë
që rrin e varur në muret e heshtjes.!

Ik..ik largohu moj jetë e çaluar”

Me imazhet tuaja !

Pa burim,

Pa dritë,

Pa shpresë dhe e pa përgjegjshme.!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.