
NIKOLIN SH. LËMEZHI.
U lind në fshatin Blinisht të
Zadrimës më 4 shtator 1977. Mësimet
e para, ato fillore dhe tetëvjeçaren i
kreu në vendlindje, në shkollën “Pjetër
Zarishi”, ndërsa shkollën e mesme e
mbaroi në Shënkoll të Lezhës. Më pas
ndjek dhe kompleton studimet e larta
filozofike në Seminarin Papnor
Katolik në Shkodër nga viti 1996 deri
në vitin 1998. Që nga viti 1998 dhe
deri nga viti 2008 ka jetuar në Itali. Në
vitin 2004 përfundoi studimet e
Teologjisë në Universitetin Katolik
“San Tommaso” në Messina të Siçilisë.
Që në moshë të vogël pati shfaqur
dëshirë e pasion për letërsinë artistike
dhe jo vetëm duke lexuar libra jashtëshkollorë, por edhe duke
provuar edhe vetë të vargëzojë poezi të ndryshme të frymëzuara
nga natyra dhe krejt jeta në përgjithësi. Problemet dhe hallet e
jetës njerëzore, ishin ato që ia tërhiqnin më shumë vëmendjen,
ndaj edhe atij i ishte krijuar bindja se edhe poetët e mëdhenj,
gjenitë e letërsisë, vijnë nga kushte të përvuajtura jete.
Disa nga poezitë e tij të krijuara që në shkollën tetëvjeçare,
transmetoheshin nga radioja e atëhershme kombëtare dhe kjo
tregon se edhe Nikolini ishte një talent i lindur në fushën e
poezisë. Por krijimtaria e tij nuk kishte mbetur vetëm me kaq,
pasi përgjatë viteve dhe herë pas here ka publikuar mjaft poezi,
tregime, artikuj, përkthime dhe recensione tek revista katolike
“Mbas Teje” dhe “Kumbona e së Diellës” si dhe në gazeta e
revista të ndryshme letrare. Në tetorin e vitit 2021 publikoi
libnrin e tij të pa
U lind në fshatin Blinisht të
Zadrimës më 4 shtator 1977.
Mësimet
e para, ato fillore dhe tetëvjeçaren i
kreu në vendlindje, në shkollën “Pjetër
Zarishi”, ndërsa shkollën e mesme e
mbaroi në Shënkoll të Lezhës. Më pas
ndjek dhe kompleton studimet e larta
filozofike në Seminarin Papnor
Katolik në Shkodër nga viti 1996 deri
në vitin 1998. Që nga viti 1998 dhe
deri nga viti 2008 ka jetuar në Itali. Në
vitin 2004 përfundoi studimet e
Teologjisë në Universitetin Katolik
“San Tommaso” në Messina të Siçilisë.
Që në moshë të vogël pati shfaqur
dëshirë e pasion për letërsinë artistike
dhe jo vetëm duke lexuar libra jashtëshkollorë, por edhe duke
provuar edhe vetë të vargëzojë poezi të ndryshme të frymëzuara
nga natyra dhe krejt jeta në përgjithësi. Problemet dhe hallet e
jetës njerëzore, ishin ato që ia tërhiqnin më shumë vëmendjen,
ndaj edhe atij i ishte krijuar bindja se edhe poetët e mëdhenj,
gjenitë e letërsisë, vijnë nga kushte të përvuajtura jete.
Disa nga poezitë e tij të krijuara që në shkollën tetëvjeçare,
transmetoheshin nga radioja e atëhershme kombëtare dhe kjo
tregon se edhe Nikolini ishte një talent i lindur në fushën e
poezisë. Por krijimtaria e tij nuk kishte mbetur vetëm me kaq,
pasi përgjatë viteve dhe herë pas here ka publikuar mjaft poezi,
tregime, artikuj, përkthime dhe recensione tek revista katolike
“Mbas Teje” dhe “Kumbona e së Diellës” si dhe në gazeta e
revista të ndryshme letrare. Në tetorin e vitit 2021 publikoi
libnrin e tij të parë, përmbëledhje poetike të titulluar “Si pika
1
vese” në shtëpinë botuese “Fiorentina” në Shkodër, ndërsa në
muajin gusht 2022 del para lexuesit me vëllimin e dytë poetik të
titulluar “Kur heshtja flet”.
Duke qenë se drejtimet e tij ideore janë kryesisht besimi në
Zot dhe kryesisht në fenë e Jezusit, ai kurdoherë është gjendur
në udhën e shëlbimit të shpirtit njerëzor dhe në situata të
vështira ka bërë përpjekje të vazhdueshme dhe në mënyrë të
palodhshme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, qoftë
nga ana shpirtërore, qoftë edhe nga ana materiale. Kështu, në
kohën e vështirë që po kalonte njerëzimi, Pandeminë Botërore të
shkaktuar nga Coronavirusi Covid-19, ai ishte mjaft aktiv,
sidomos duke shfrytëzuar edhe rrjetet sociale duke dhënë
mesazhe shprese për njerëzit e dëshpëruar e të frikësuar.
Krahas aktivitetit të tij fetar, të cilit i ka kushtuar edhe jetën e
tij, ai sot merret edhe me aktivitete të ndryshme shoqërore si me
përkthime të ndryshme, por edhe me katekizëm duke ushqyer
shpirtërat njerëzorë me besim dhe frymëzim Hyjnor.
Libri “Si pika vese” është vëllimi i
parë poetik i tij të cilin e boton në vitin
2021, pasi kishte krijuar një bazë mjaft të
gjerë me poezi të llojeve të ndryshme.
Libri hapet me poezinë “TË FALEM, O
ZOJA E SHQIPËRISË!” që siç duket e
ka krijuar si një tekst i një kënge fetare
ku në strofën e fundit ka dhënë shënimin
refren dhe pastaj vazhdon me vargjet e
tjera të strofës:
“Të falem, o Zoja e Shqipërisë,
Pajtore e gjithë njerëzimit,
Ti burim i shpëtimit:
Lutu,lutu sot për ne!”
Në këtë poezi, autori i drejtohet Zojës që të ketë kujdes e ta
ndihmojë vendin tonë (Shqipërinë): “Se nga gërmadhat ku qe
2
zënë,/ Kokën tashmë po ngre”.
Poeti Nikolin Lëmezhi, me gjithë bindjet e tij fetare, çka duket
në të gjithë përmbajtjen e kësaj poezie, shpreh edhe ndjenjat e tij
atdhedashëse, pasi i drejtohet Zojës që ta ndihmojë atdheun që
ishte në gërmadha dhe tash po ringjallet. Ai e do atdheun, ndaj e
përshkruan me ngjyra plot dritë: “Këtu, plot me mirësi
Na takon e na mirëpret,
Ti zemrave u flet
Mes lulesh e dëborave.”
Pra Zoja u flet zemrave shqiptare mes lulesh e dëborave.
I ndodhur jashtë atdheut, ai shpesh shfryn përmes mjaft
vergjesh e poezish malli të pashuar. Kështu vëllimi poetik “Si
pika vese” vazhdon me dy poezi malli si “Oh, ç’më flet ky
qiell!” dhe “Mall”: “Tani larg seç je, e vogël mbesa ime
dhe kushedi kur do të të shoh në sy.
Nën qiellin blu, ndërthur mendime,
këtu zogjtë e malit më flasin për ty.
Kështu lotët e mi, mbushur plot mallëngjim,
nga zemra burojnë dhe bien si shi.
Kujtimi yt, oh sa më jep gëzim
e shtrenjta Jonilda, shpirti i xhaxhit ti!”
Siç shihet është një poezi me një metrikë klasike ku duket forma
e organizimit të vargjeve në strofa katërshe dhe me rima të
alternuara ABAB. Tek poezia tjetër ka përdorur vargun e lirë dhe
të shkurtër por e mbushur me mjaft figuracion, sidomos mjaft
metafora shumë të gjetura. Edhe këtu kemi organizim vargjesh
në strofa pesëvargëshe: “Oh, ç’më flet ky qiell,/ ç’më flasin/ këto
male e fusha,/ ç’më flet/ kjo tokë!”
Një poezi tjetër plot frymëzim, ku autori shpreh mllef e mjerim
për një epokë plot trazira që po kalon njerëzimi sot është edhe
ajo me titull: Ah jetë, o jetë!
E di, e them haptas, një ditë do të vdes,
3
ndaj dhe vendosa të lë këtë shkresë.
Si robot qeshin njerëzit në këtë jetë të poshtër,
tek shohin se bota është mbushur me zotër.
Përplaset grushti tek lëviz një letër,
ngjallet vëllavrasja për një fjalë të vjetër.
Siç kalbet molla në gem, kalbëzohet jeta,
ka humbur shpirti, nxirë është ndërgjegja.
S’ka më prindër, s’ka as shok, as vëlla,
ka një xhep të zdralosur, të mbushur me para.
U prish njeriu, u përdhos çdo fe,
pa dashuri, pa familje, pa Zot, pa atdhe.
Nuk ka fytyrë, por këmbën mbi këmbë,
mjafton të ketë titullin “zotëri i rëndë”.
Dhe, siç thotë fjala, vret nënë e baba,
zhelan zhelamani sot u bë pasha.
Kështu heq si kafsha për një kafshatë bukë
zhvishet nga nderi dhe hidhet në rrugë.
Na e zu frymën horllëku, si ferrë në fyt,
si SIDA që s’të falë, por vetëm të mbytë.
Vlon, vlon gjithësia në aromë të ndytë,
përpëliten krijesat dhe verbojnë nga sytë.
E…mjerisht s’ke ç’i sheh jetës pa asnjë të mirë,
se është bërë e tëra si djalli me brirë.
Dhe…nga tmerri, nga barku i boshatisur,
shëron vetëm thika, plumbi, pak helm i fëlliqur.
Ah, jetë o jetë, sa dinake je,
vret pa mëshirë e pak dhimbje s’ke!
E megjithatë faji nuk është yti,
vrasjen e bën barku i sëmurë nga fyti.
E gjersa bota një bark do të ketë,
e fëlliqur dhe në nevojë gjithmonë do të jetë.
Që në fillim, që në vargjet e para autori e shpreh haptas
keqardhjen e tij të thellë për një botë plot të këqia që e
karakterizojnë në kohën e sotme.
“…Si robot qeshin njerëzit në këtë jetë të poshtër,
4
tek shohin se bota është mbushur me zotër.”, ku njerëzit janë si
robotë dhe jeta është e poshtër dhe bota e mbushur me zotër. Më
tej vazhdon me përshkrime të tjera anësh negative që mbart bota
në të cilën po jetojmë, ndaj poeti, para se t’i evidentojë ato, i vë
qëllim vetes që të lërë një testament duke i atakuar ato probleme
si: “Përplaset grushti tek lëviz një letër,
ngjallet vëllavrasja për një fjalë të vjetër.;
Siç kalbet molla në gem, kalbëzohet jeta,
ka humbur shpirti, nxirë është ndërgjegja.” dhe vazhdon në një
enumeracion faktesh të tjera që plotësojnë tabllonë e një bote
plot trazira dhe probleme të thella shoqërore si: S’ka më
prindër, s’ka as shok, as vëlla,; pa dashuri, pa familje, pa Zot,
pa atdhe; si dhe enumeracioni: shëron vetëm thika, plumbi, pak
helm i fëlliqur, etj.
Nga ana tjetër, botën e rënduar plot ligësi, e përshkruan edhe
duke u bazuar në frezeologjinë popullore, por duke e moderuar
atë. Shih si e shpreh populli: “Kur magjypi bëhet pashë, vret
edhe t’anë!”, ndërsa ai e moderon në vargjet: “Dhe, siç thotë
fjala, vret nënë e baba,/ zhelan zhelamani sot u bë pasha.”
Poezia është e strukturuar në tetë strofa katërvargëshe me rima
të përputhura AABB. Nga ana tjetër, kjo poezi, krahas mjaft
enumeracioneve mjaft shprehëse, është mbështetur dhe shtrirë
në një shtrat figurash të shumta letrare, sidomos krahasime,
metafora dhe epiteteve metaforike. Krahasimet e bukura dhe të
goditura janë: Si robot qeshin njerëzit; Siç kalbet molla në gem,
kalbëzohet jeta; heq si kafsha për një kafshatë bukë; Na e zu
frymën horllëku, si ferrë në fyt, si SIDA që s’të falë, por vetëm të
mbyt; si djalli me brirë; kurse metafora plot kuptim dhe peshë
janë: bota është mbushur me zotër; tek lëviz një letër; ngjallet
vëllavrasja; kalbëzohet jeta; ka humbur shpirti; nxirë është
ndërgjegja; U prish njeriu; u përdhos çdo fe; Nuk ka fytyrë;
zhvishet nga nderi; hidhet në rrugë; Na e zu frymën horllëku;
5
Vlon, vlon gjithësia në aromë të ndytë; shëron vetëm thika; vret
pa mëshirë e pak dhimbje s’ke; vrasjen e bën barku; etj., si dhe
mjaft epitete metaforike si: jetë të poshtër; një fjalë të vjetër; ka
një xhep të zdralosur; të mbushur me para; “zotëri i rëndë”; në
aromë të ndytë; nga barku i boshatisur; pak helm i fëlliqur;
barku i sëmurë; e fëlliqur; etj.
Si mjaft poetë të ndryshëm, edhe Nikolin Sh. Lëmezhi provon
të shkruajë e të paraqesë edhe poezinë ornamentale. Duke qenë
klerik i fesë së krishtërë dhe katolik, ai provon të shkruajë
poezinë Kryq dhe ia ka arritur me poezinë e mëposhtme:
Ti, o Njeri…
Ti o Njeri
dhimbjeje,
Njeri qielli
ku shikon
mëshirshëm me këta sytë e tu hyjnorë sot
kur kryqat çdo ditë e çdo çast seç shtohen
me të Kryqëzuar dhe kryqëzues mizorisht
në format,
në vendet,
ku mendja
djallëzisht
arsyeton?
Mos vallë
Ti s’ke zë,
o jemi ne
indiferentë
t’britmave
braktisjesh
për Pajtim
e Dashuri?
Siç shihet edhe nga forma e paraqitur, poeti me këtë poezi ka
imituar formën e kryqit, të cilit i ka përkushtuar edhe jetën e tij
pa asnjë lloj shpërblimi, veç të mirës Hyjnore në shërbim të
6
njerëzve dhe besimtarëve katolikë. Dhe, si për ta vazhduar idenë
e tij si njeri i vendosur i fesë katolike, në këtë vëllim poetik i ka
kushtuar një vend mjaft të rëndësishëm edhe aktit sublim të
meshtarit që dha jetën në diktaturën komuniste dhe kryqin nuk e
shkeli, siç ia kërkuan në këmbim të jetës së tij. Këtë e ka
shprehur mjaft bukur tek poezia “Gjaku i një fetari” ku mes të
tjerave shprehet: I thonë: “Shkele Kryqin!/ Do të dalë më
mirë. /E kështu së shpejti,/ do të jesh i lirë.” e pak më poshtë, në
dy strofat e fundit nënvizon: “Papritmas meshtari,/ Kryqin
përqafoi./ Bam! –krisi pushka,/ në ballë e qëlloi.// Gjaku i
derdhur,/ bukur në mur shkroi:/ Për Krishtin vdiqa,/ me Krishtin
jetoj.” Idetë e autorit aty dalin qartë e nga ana tjetër, ai nënvizon
se simboli i Krishtërimit është simbol lirie e shpëtimi e jo simbol
robërimi. “S’mendojnë të mjerët,/ bijtë e robërisë,/ se është vetë
Kryqi,/ shenja e lirisë”.
Në këtë vëllim poetik, poeti Nikolin Sh. Lëmezhi, duke qenë
një klerik dhe i lidhur ngushtësisht me fenë, është e natyrshme
që një vend të rëndësishëm do t’i kushtonte poezisë religjioze që
e vë në shërbim të shpirtit të tij, por edhe të lexuesit për të hedhë
dritën Hyjnore si balsam shërimi e prehjeje, si udhëtim paqeje e
qetësie përmes misterit të fesë. Nga ana tjetër, aty nuk mungon
edhe trajtimi i poezisë laike, si të thuash, i lirikës së dashurisë
ndaj njeriut e kryesisht ndaj njeriut më të dashur të tij siç ishte
nëna, ajo që i dhuroi jetë dhe dashuri pa kufi. Kjo lloj poezie
është trajtuar aty në mjaft raste dhe në disa plane që i bashkon
malli e dashuria e pakufishme ndaj saj si dhe adhurimi absolut
që ai ka për figurën e saj. Kështu, aty kemi poezi si: Ty Nënë…;
ZANI, FJALA JOTE, NANË; Në shqip…; Loti yt i fundit,
Nënë, etj., që i japin një kolorit të gjallë këtij vëllimi poetik me
ndjenja të fuqishme shpirtërore që burojnë nga një dashuri e
fortë dhe sublime njerëzore. Kështu, tek poezia Ty Nënë, mes të
tjerave ai thekson: Në shpirtin tim vazhdon të djegë një zjarr,
7
një zjarr i pashuar, dashurie që çmend. E në një këndvështrim
tjetër, nënën e njeh si simbolin e dashurisë: Nënë, ti më dhurove
dashurinë,/ Ti vërtetë je më e larta dashuri.
Ty Nënë…
Nuk të mbaj mend atëherë,
unë i sapolindur, me lotë në sy.
Vuajtjet shumë të mundonin si ferr
dhe vetë jeta fort, po të lëndonte ty.
Nënë, të njoha vetëm mirësinë
dhe buzëqeshjen që kurrë nuk njeh vjetërsi.
Nënë, ti më dhurove dashurinë,
Ti vërtetë je më e larta dashuri.
O Nënë, për rininë tënde kam mall
dhe sa herë e shqiptoj emrin tënd.
Në shpirtin tim vazhdon të djegë një zjarr,
një zjarr i pashuar, dashurie që çmend.
Oh, si s’mund të jap nga rinia ime,
si s’mund të të dhuroj pak vite jetë?!
Të t’shoh një çast, fytyrën me gëzime,
e në prehrin tënd, bashkë me ty le të vdes!
Edhe kjo poezi është strukturuar në katër strofa katërvargëshe
me rimë të altërnuar ABAB, por me numër rrokjesh jostrikt, çka
i jep nuanca të një vargu të lirë më shumë sesa një vargu klasik
tetë, nëtë, apo dhjetërrokësh që në dukje qëndron nën ritmikën e
njërit prej këtij lloji vargu, ose mes tyre. Edhe figuracioni letrar i
bollshëm dhe mjaft i përshtatur si metafora, krahasime dhe
epitete të bukura, si dhe mjete stilistike të veçanta si apostrofa e
shoqëruar edhe me ndonjë pasthirrmë, i japin, jo vetëm shprehje
të dukshme ndjenjës, por edhe kolorit e muzikalitet vargut.
Kështu, në strofën e dytë vargu i parë dhe vargu i dytë fillojnë
me fjalën Nënë, që përbëjnë anafora e po kështu përsëritet edhe
8
në vargun e parë të strofës së tretë, shoqëruar me një apostrofë.
Anafora është e dukshme edhe në strofën e fundit ku në fillim të
dy vargjeve të para përsëritet togfjalëshi si s’mund. Në vargun e
parë anafora është paraprirë edhe me një pasthirrmë që shpreh
një duhmë shpirti të një dëshire të pamundur për t’u realizuar.
Gjithashtu, edhe metaforat janë mjaft të bukura dhe përdorur
me mjaft efikasitet si: Vuajtjet shumë të mundonin; jeta fort, po
të lëndonte; më dhurove dashurinë; je më e larta dashuri; Në
shpirtin tim vazhdon të djegë një zjarr; një zjarr i pashuar,
dashurie që çmend, si dhe krahasimin: të mundonin si ferr.
Epitete të bukura janë: i sapolindur; më e larta dashuri, që
shoqërohet edhe me një anversë (mbiemri del para emrit); më e
larta dashuri.
Tek poezia ZANI, FJALA JOTE, NANË, një poezi që na
kujton poezitë e rilindasve tanë si Mjeda e Fishta me poezitë e
tyre përkatësisht “I tretuni” dhe “I dbuemi”, edhe poeti Nikolin
Lëmezhi, në kohën që po udhëtonte drejt Bosnjes i drejtohet
nënës së tij me një pasthirrmë lamtumire: Mirupafshim, nanë!
Të cilën e përsërit në fillim të dy strofave të para të kësaj poezie
me tri strofa katërvargëshe, duke kërkuar kështu edhe bekimin e
saj. Po kështu, një farë anafore krijojnë edhe vargu i katërt i
strofës së dytë me vargun e parë të strofës së tretë ku në fillim të
secilit prej tyre përsëritet shprehja “Ti kjosh bekue…” si një
urim i shumëdëshiruem i birit prej nënës së tij.
Tek poezia Në shqip…, përveç dashurisë dhe adhurimit të
pakufishëm që ka për nënën, ai shpreh edhe mallin e zjarrtë që
ka dhe se si ndjehet kur e dëgjon zërin e saj që i flet në shqip
nëpërmjet telefonit. Sigurisht, nëna në shqip do t’i fliste, por ai
çast i veçantë ishte i magjishëm për të, se, i ndodhur larg në dhé
të huaj ku i mungonte fjala shqip, por sidomos edhe zëri i asaj
që ia kishte mëkuar atë fjalë së bashku me qumshtin e gjirit, për
të ishte gjëja më e shenjtë dhe më e dëshiruara në ato çaste
9
vetmie të madhe mbas pritjesh të gjata. Në strofën e fundit, si
një konkluzion e një ndjenje të fuqishme, konkludon:
Ah, ç’mbramje e bukur
n’at’ orë hyjnore,
kur zani i nanës ambël m’flladiti,
po, po, zani i nanës,
në shqip… në shqip…
Poezia Loti yt i fundit, Nënë na paraqet një tablo tjetër, pasi
aty ai na jep momentet e ndarjes nga jeta të nënës së tij përmes
pesë strofave me nga katër vargje secila me rima të alternuara
pak a shumë, pasi më të dukshme si rima dalin gjithnjë vargjet e
dyta dhe të katërta, ndërsa vargu i parë me të tretin jo gjithmonë
rimojnë saktë. Karakteristikë të veçantë kjo poezi ka sidomos,
përsëritjen e vargut të parë në secilën strofë: Loti yt i fundit,
Nënë, që mund ta quajm edhe një përdorim anafore.
Loti yt i fundit, Nënë,
seç shkëlqeu në ty si diell.
Me një fjalë të pathënë,
fluturove drejt në Qiell.
Loti yt i fundit, Nënë,
si kristal ai u bë në ty.
Pasi ne, edhe një herë,
u shikuam bashkë të dy.
Loti yt i fundit, Nënë,
ra në heshtje pa asnjë fjalë.
Brenda tij gjithë jeta jote,
amaneti për çdo djalë.
Loti yt i fundit, Nënë,
e gjithë bota le ta dijë.
Ra nga syri yt i shenjtë,
si nga zjarri një shkëndijë.
Loti yt i fundit, Nënë,
si bekim është mbi këtë dhe.
Ndaj njëzëri po thërrasim:
Lutu Ti, o Nënë për ne!
Krahas temave të tjera që citova më lart, atë religjioze si dhe
malli e dashuria për njerëzit e sidomos për nënën e tij, në këtë
vëllim poetik, poeti ka kapur e trajtuar edhe mjaft tema të tjera
të cilat mendoj t’i paraqes këtu disa prej tyre të shoqëruara edhe
10
me shembuj konkretë. Një ndër to është edhe tema shoqërore të
cilën e shtrin në disa plane. Atë e shqetësojnë shumë problemet
e kohës që shfaqen aty-këtu, herë në mënyrë të përgjithshme, siç
ishte Pandemia Botërore, e herë në forma sporadike, apo edhe
lokale në shoqërinë tonë shqiptare. Disa nga këto probleme janë
paraqitur edhe tek poezia “Ah jetë, o jetë” të cilën e kam dhënë
pak më sipër ku atakohen plot probleme si vëllavrasja, si edhe
mjaft aspekte negative të shoqërisë së sotme shqiptare. Por këtu
do të paraqes dhe komentoj disa aspekte të tjera që e shqetësojnë
poetin dhe ai e shpreh revoltën dhe mllefin e tij edhe nëpërmjet
vargjeve. Që kur ishte nxënës shkolle atë e shqetësonte çoroditja
e arsimit shqiptar dhe sidomos anarkia që vërehej në vitet e para
të demokracisë dhe e shpreh këtë tek poezia “Klasa ime” që me
pak vargje i bën një skaner të plotë shkollës dhe arsimit shqip në
përgjithësi:
Klasa ime
Derë e zhgarravitur,
tavolinë e pluhurosur,
banka të shkatërruara,
dritare të palara,
nxënës të çmendur,
me mësuesin në krye.
Sot, ka arritur kulmi:
Në shkolla mësohet çmenduria!
Përmes disa epiteteve përshkruese, ai i bën një portret në karbon
klasës ku ai bënte mësim, shkollës dhe arsimit në përgjithësi. Më
sipër e kam paraqitur këtë poezi të shkurtër dhe kam nënvizuar
epitetet përshkruese ku mes të gjithë kësaj parregullsie, nuk ka
sesi të mos ketë edhe “nxënës të çmendur, me mësuesin në
krye.” e mbi të gjitha, me një metaforë mjaft domethënëse, e
përmbyll mendimin e tij: “Sot, ka arritur kulmi:/ Në shkolla
mësohet çmenduria!”.
Me nota mjaft prekëse e ka përshkruar edhe gjendjen e mjerë
e mjaft të vështirë të popullit shqiptar sidomos tek poezia Si
ëndërr, ku mes të tjerave pasqyron një fëmijëri plot mungesa e
probleme shoqërore. Këtu më poshtë po e paraqes këtë poezi pa
11
komente e analiza, por veç për kënaqësi të lexuesit.
SI ËNDËRR…
Si ëndërr ishte jeta,
kujtoj unë atëherë.
Të mbyllur dhe në terr,
nga një sistem i mjerë.
Fëmijë këmbëzbathur,
thjesht nën një çati.
Zemra seç kërkonte,
veç pak dashuri.
Në jetën si ëndërr,
kurrë nuk e harrova:
«Një shoqe të klasës,
për nuse e mendova».
O Zot, çfarë kujtimi,
sa shumë fantazi!
Një botë përrallore,
ajo fëmijëri.
Tashmë në jetën time,
gëzimi vërshon lumë:
Një nuse ëndërrova,
por m’u dha më shumë.
Me gjithë problemet dhe hallet e mëdha që ka atdheu, ai prapë
e adhuron dhe digjet nga malli kur është larg tij. Patriotizmin e
tij e ka shprehur në disa plane në disa poezi të ndryshme. Të tilla
janë: Larg…, Sa mall!, Kur rreh zemra arbnore…, Krenari
për emrin shqiptar, Një komb, një gjuhë e vetme, etj.
Tek poezia “Larg” ai ka shprehur mbi të gjitha mallin që e djeg,
përmes metaforash dhe epitetesh metaforike mjaft të bukura, si
dhe ndonjë krahasim. Me zemër të copëtuar, Shqipëria ime e
dashur që janë epitete si dhe:Joni dhe Tirreni ndahen, mendimet
për ty seç përplasen, nata është pjellë e trishtimit, metafora dhe
si dallgë që është një krahasim i bukur. Gjithashtu ka përdorur
edhe simplokën si mjet stilistik tek vargu i parë i strofës së parë
dhe të tretë: Larg prej teje, larg që është një përsëritje e ngulitur
e fjalës larg me qëllim që t’i japë forcë duhmit të mallit që ka për
12
atdheun e munguar.
Larg…
Larg prej teje, larg,
ku Joni dhe Tirreni ndahen.
Në shpirtin tim, si dallgë,
mendimet për ty seç përplasen.
Me zemër të copëtuar, këtu,
ku nata është pjellë e trishtimit.
Mendoj si të lashë ashtu,
ty, “Izrael i Perëndimit”.
Larg prej teje, larg,
kur agimi akoma s’ka zbardhur.
Të kujtoj me shumë mall,
Shqipëria ime e dashur.
Edhe kjo është një poezi e shkurtër, por mjaft konçize ku me pak
fjalë shfryhet malli i poetit për vendlindjen. Është një poezi e
strukturuar në tri strofa katërvargëshe me rima të alternuara të
tipit ABAB. Vargu nuk ka një numër strikt rrokjesh çka e vendos
këtë mes vargut metrik klasik dhe vargut të lirë. Nuk janë vargje
të lira, pse janë me rima strikte, por nuk kanë numër të barabartë
rrokjesh vargu me vargun.
Në poezinë Sa mall!, të cilën ia kushton qytetit të Shkodrës,
ka përdorur mjaft anafora të shoqëruara me enumeracion faktesh
malli të renditura si:sa gjurmë kam lënë,/ sa fjalë,/ sa shikime,/
sa rrahje zemrash!, dhe tek strofa e dytë kemi: sa jetë kam lënë,/
sa njerëz,/ sa gëzime e dhimbje,/ sa dashuri kam lënë!, dhe në
strofën e tretë ka:Sa jetë,/ sa njerëzim,/ sa shpirt më ka dhënë…/
Sa mall!…. por edhe në fillim të seciles strofë përsëritet i njëjti
varg: “Përtej detit,”, si dhe: “në rrugët e një qyteti” në dy
strofat e para, çka ngjan me një tip anafore ndërstrofike.
Një poezi plot frymëzim është edhe poezia e viteve të shkollës
kur ishte nxënës në Shënkoll dhe që ua kushton arbëreshëve të
Italisë duke iu referuar edhe poetit arbëresh të Rilindjes, Jeronim
De Rada. Këtu më poshtë po e paraqes pa komente konkrete:
Kur rreh zemra arbnore…
Arbëria matanë detit
na kujton se të huaj jemi te ky dhé!
13
Dëgjohet përmallshëm,
zë i vëllezërve tanë.
Godet thellë në shpirt,
kushtrim i De Radës.
Qan përvajshëm,
zemër e copëtuar,
qan arbëreshi,
në dheun e huaj.
Vajton e bukur lule:
Oh, e mjera unë!
Ferrat e pamëshirshme,
më luftojnë me dhunë.
Si zambak nën hije,
rritet në vetmi.
Gërryhet ai në shpirt,
për nënën Arbëri.
Bërtet me lot’ në sy:
Mos pafsha diell as hënë,
as qenin me zinxhirë,
që jeton pa nënë!
T’u laj këmbët dua,
vëllezërve të mi.
Se sa të jetoj,
si në ferr të zi!
Nder është për mua,
të jem kështu i varfër.
Pasuria ime,
është emri i lartë, Arbër.
Me mall pres të vdes,
të kem krahë si engjëll.
Të shkoj tek nëna ime,
t’jetoj në t’ngrohtën zemër.
Krenarinë e tij të ligjshme e të qenit shqiptar, poeti e shpreh
që herët, që kur ishte ende në shkollën e mesme dhe për këtë na
jep poezinë me tetë strofa katërvargëshe dhe pak a shumë me
rima të ngulitura alternative ABAB, tek poezia: Krenari për
emrin shqiptar, shkruar nga fillimi i vitit 1995. Që në strofën e
parë, përmes krahasimeve mjaft eksklamative dhe shprehese, ai
e shpreh entusiazmin e të ekzistuarit me etnicitetin shqiptar:
Lart jeton emri i shqiptarit,
si aroma e trëndafilave.
Me një gjuhë të mrekullueshme,
porsi kënga e bilbilave.
Siç shihet, emrin e shqiptarit, të qenit i tillë, e përshkruan duke e
cilësuar jo vetëm të një lartësie të denjë njerëzore, por edhe për
14
hijeshinë që sjell: si aroma e trëndafilav.; porsi kënga e bilbilave, që
janë krahasime mjaft të bukura me simbole të hijëshme nga
natyra si trëndafili, apo zëri (kënga) e bilbilit. Po kështu edhe në
vargjet e tjera pasuese vazhdon me një varg krahasimesh të
bukura dhe mjaft shprehëse që i bëjnë një portretizim me mjaft
kolorit emrit dhe të qenit shqiptar. Meqenëse krahasimet aty janë
të shumta dhe të përdorura me shumë bujari e pa kursim, po i
paraqes këtu më poshtë të renditura sipas radhës së përdorur aty:
Porsi deti në fortunë; Porsi ujë në burime, Si malet nën mjegull, Si
kala kreshnike, Si shtrat lumi, që gërryhet, Si shqipet e maleve.
Edhe kjo poezi është strukturuar në strofa katërvargëshe, pak
a shumë me rima alternative ABAB.
Një portretizim të bukur krenarie, por edhe adhurimi e bën për
shenjtoren më të re shqiptare dhe të përbotshme, Nënë Terezën,
të cilën e përshkruan mjaft bukur edhe përmes antonimeve mjaft
të gjetura sidomos tek vargu: “në ballin e një gruaje të vogëlgjigande”. Pra, një grua me trup të vogël, por gjigande nga fama
e po aq e madhe edhe nga zemra e shpirti i saj human. Edhe
dykuptimësia e një fjale të vetme është përdorur mjaft bukur e
me zgjuarsi nga ana e autorit: në fytyrën bujare të një gonxheje,
përshkruan autori duke e quajtur metaforikisht gonxhe, por duke
aluduar edhe për emrin e vërtetë, emrin e pagëzimit të Nënë
Terezës, Gonxhe Bojaxhiu. Pra një finesë mjaft e zgjuar dhe e
bukur kjo koinçidencë mes emrit konkret dhe metaforës. Po
kështu ka përdorur mjaft bukur aty edhe anafora të bukura të
shoqëruar edhe me apostrofa: Ju, o rrudha shenjtërie,/ Ju, o sy
plot jetë,/ Ju, o duar të vuajtura, por ka përdorur edhe mjaft
epitete të bukura duke i vënë në shërbim të portretizimit të asaj
figure emblematike shqiptare si: rrudha shenjtërie, fytyrën
bujare, sy plot jetë, gruaje të vogël-gjigande, duar të vuajtura,
jemi të braktisur, jetimë e të sëmurë, rrudha shenjtërie, sy plot
jetë.
Një tematikë tjetër e trajtuar me plot frymëzim dhe me një
15
kolorit plot ngjyra të ndezura janë edhe bukuritë e natyrës dhe
kënaqësitë që sjell ajo, qoftë pranvera më bukuritë e saj, qoftë
edhe dimri me dëborën e bardhë. Kjo është shpalosur në mjaft
poezi të këtij vëllimi poetik e sidomos tek: Ka ardhur
pranvera, Si copëza Qielli…, Si Lajmëtare Paqeje…, Shtatë
Liqenet e Lurës, PRANVERA, etj.
Tek poezia Ka ardhur pranvera, përmes mjaft metaforave,
epiteteve dhe eksklamacioneve ka përshkruar entuziazmin që e
shkakton kjo stinë e bukur tek njerëzit në përgjithësi dhe tek
vetë poeti në veçanti, ndërsa tek poezitë: Si copëza Qielli…,
dhe Si Lajmëtare Paqeje…, ashtu siç ka ndërtuar edhe titujt e
tyre, e përshkruan natyrën përmes përdorimit të krahasimeve të
bukura dhe me mjaft ngjyra të ndezura kuptimore e emocionale.
Ka ardhur pranvera,
Ka ardhur pranvera,
oh, ç’gëzon natyra!
Me barin e gjelbërt
lulet ngjyra-ngjyra.
Pemët kanë çelur,
bilbilat këndojnë.
Ndaj bujqit ndër ara,
plot hare punojnë.
Qesh dielli nga lart,
seç fëshfërin era.
Ç’po gëzon natyra!
Ka ardhur pranvera.
Ka ardhur pranvera,
ka ardhur për ne.
Këndon sot natyra,
për ty, stinë e re.
Si Lajmëtare Paqeje…
Kudo dëbora,
e bardhë plot dëlirësi,
si Lajmëtare Paqeje,
zbret për çdo njeri.
Sa shumë ajo,
këto ditë na ka gëzuar,
Lozin fëmijët,
gjuajnë topa bore.
Gumëzhin gjithkund
një jetë më gazmore.
Na kujton dëbora,
tek bie plot qetësi.
16
me bardhësinë e saj,
gjithçka e ka mbuluar.
Se zemrat janë krijuar,
për dritë e pastërti.
E ndien njerëzimi,
brenda në thellësi:
Ka ardhur dëbora,
për një fillim të ri.
PRANVERA
Kanë çelur lulëkuqet,
zhabinat ndër ara.
Po troket pranvera,
me lulet e para.
Këndojnë bilbilat,
dallëndyshet ndër rè.
Punojnë fshatarët,
tokën plot harè.
Blegërijnë delet,
kecat plot gëzim,
Kërcejnë të lirë,
në stinën: Bekim.
Gumëzhijnë fëmijët,
si herët e tjera:
Seç na iku dimri,
Na çeli pranvera!
Zgjohet gjithësia,
Rilind dashuri…
Njerëzit dhe natyra,
Në një vëllazëri!
Ashtu siç e kam cilësuar edhe më sipër, në këtë vëllim poetik,
një vend me mjaft hapësirë zënë sidomos poezitë me përmbajtje
religjioze dhe një prej tyre është edhe poezia me titull Fryma
jote…, në të cilën poeti shpreh adhurim për Jezusin si dashuria
njerëzore e dlirë. Poeti e shpreh hapur se, jo vetëm besimi i
ngulitur dhe i thelluar i tij qëndron tek Ai, por se aty gjen gjithë
mbështetjen dhe strehimin e plotë shpirtëror.
17
Fryma jote…
Një kokë e shenjtë, e plagosur,
e varur nga dhembja e brenga.
Me plot përbuzje rrethohesh,
kurora jote bërë me gjemba.
Strehim tjetër unë nuk kam,
shpirti im i pandihmë varet te Ti:
Mos më lër vetëm, kështu siç
jam,
por mbështetmë, më jep rehati.
Tërë besimi im te Ti qëndron,
gjithë ndihma ime nga Ti më vjen.
Kokën pa mbrojtje, Ti ma mbulon
dhe hija e krahut tënd gjithnjë më
gjen.
Ngado që të endem, në rrugët plot
terr,
aty brenda meje më flet me
ngrohtësi.
Fryma jote më liron nga çdo
tmerr,
Jezus, Dashuria ime, Ti.
Libri i dytë me titull Kur Heshtja
flet, i botuar në gusht 2022 jep mesazhe
të shumta filozofike dhe është krijuar në
përgjithësi mbi bazat e sentencave
poetike të shkurtëra, por nuk mungojnë
edhe poezi të tjera që dalin jashtë këtyre
kornizave dhe kanë formate më të
kompletuara si në numër vargjesh,
ashtu edhe në tematika përfshirëse. Por
nganjëherë, format e përmasat edhe
gërshetohen mes tyre siç është poezia
Flladitje Dijeje…, ku shprehet mendimi
filozofik nëpërmjet mjaft vargjesh që nuk kanë lidhje mes tyre
për nga ana organike, por janë krijuar në format e sentencave që
shprehin filozofi jetësore të ndryshme. Më shumë ajo ngjan me
disa frazeologjizma popullore, sesa me një poezi. Për ta pasur
një koncept më të qartë po e paraqes këtu më poshtë të plotë për
18
lexuesin, nisur edhe nga qëllimi se ato janë sentenca me vlera të
veçanta jetësore:
Flladitje Dijeje…
Nuk ha princi nga tryeza e të varfërit,
por i varfëri ha nga tepricat e princit.
Mos i jep të riut barra që s’mund t’i bartë
as përgjegjësi që i tejkalojnë forcat e tij!
Gjithsecilit jepi atë që i përshtatet
siç hidhet vera e re në rrëshiqa të rinj
dhe vera e vjetër në rrëshiqa të vjetër!
Kur të të jepet drita në mbrëmje,
mos prit mëngjesin për të vendosur për të!
Urtia që vjen prej së larti nganjëherë vishet me baltë,
por kurrë balta nuk e depërton Atë.
Edhe bukën furrtari e nxjerr nga furra
pasi të jetë pjekur,
kështu të riut mos ia vendos zgjedhën
nëse nuk ka kaluar më përpara
nëpërmjet zjarrit të përvujtërimit!
Kur fjala nuk kuptohet,
s’ka rrugë tjetër përveçse gjuhës së veprave.
Atë që njeriu me krenarinë e vet shkatërron,
Zoti me dije të shenjtë rregullon.
Për shumë një mëkat mbetet i fshehtë,
dhe për të nuk flitet sa duhet:
Ai është mëkati i lëshimit.
Kush strehohet nën hijen e të Tejetlartit,
fiton paqen e qëndrueshme.
Sa për ta konceptuar natyrën e poezisë sentencë të këtij vëllimi
poetik, po paraqesim disa prej tyre këtu më poshtë:
Gëzim në fitore… Jetë mes rreshtash… Derisa të ketë Dritë
19
Nëse ka
kaq gëzim
në fitoret e vogla,
seç gëzim do të jetë
në Fitoren
përfundimtare!
Jeta nganjëherë
dramë është,
komedi apo tragjedi,
që e lexuar
mes rreshtash
gjithmonë është poezi.
Lundro në Hir,
në këtë bekim
nga Qielli
e mos u tako më
me botën
derisa të ketë Dritë!
Parajsa, e vetmja
siguri
Parajsa është
e vetmja siguri
ku fëmijët
shkojnë
nga frika,
të rriturit
për Dashuri.
Në Dritë…
Lart ka Dritë,
poshtë terr,
në mes më keq:
Mjegull…
Na ndihmo,
Imzot,
të qëndrojmë
atje lart në Dritë!
Dashuria
Dashuria nuk flet:
pëshpërit;
Dashuria nuk thotë:
frymëzon;
Dashuria nuk jep:
dhuron;
Ajo nuk mban për dore:
shtrëngon mes krahëve.
Një poezi plot frymëzim si dhe me mjaft dëshira filozofike të
autorit është edhe poezia Ëndërroj. Kjo poezi është ndërtuar me
strukturë të veçantë ku vargjet grupohen në strofa trevargëshe ku
vargu i tretë është i shkurtër, ose më saktë me një varg të dytë të
thyer.
Ëndërroj
Ëndërroj të jem i pasur,
t’ia ndaj mbarë pasurinë time
të varfërve.
Ëndërroj të jem i varfër,
t’u shtrij duart e mia
të pasurve.
Ëndërroj të dua,
t’u jap dashuri
vëllezërve.
Ëndërroj të jem i dashur,
të ndiej dashurinë
e vëllezërve.
Ëndërroj të këndoj,
t’u jap çlodhje
njerëzve.
Ëndërroj të jem poet,
të shkruaj bukuritë
e jetës…
20
Ëndërroj drejtësinë,
që të njohim
të Vërtetën.
Një poezi me mjaft frymëzim është edhe poezia E dua detin
me të cilën shpreh shpresën e një shërimi të një shpirti të trazuar,
një shpirti të vetmuar ku shok mund t’i bëhej deti.
E dua detin…
Në duart e tua, në fytyrën tënde
dhe në sytë e tu, të gjallë, plot jetë.
Shihen vuajtjet dhe rrahjet e një zemre,
shihet braktisja e një krijese të shkretë.
Zhytur në këtë vaj, ti nuk gjen ngushëllim,
lotët t’i shton skeleti i një portreti.
Megjithëse e lodhur edhe në trishtim,
në vetmi të jetës, shok të bëhet deti.
Poshtë qiellit të vrenjtur, ku mashtrimi rreh,
pranë zhurmës së rëndë, që mendjen trazon.
Një shpresë e madhe, të ëmblin gji të nxeh,
një shpresë, të cilën, veç deti ta dhuron.
Kjo poezi është shtrirë në një shtrat të bukur metaforash dhe
epitetesh, por aty janë përdorur edhe mjete të veçanta stilistike si
anasjella siç është rasti tek të ëmblin gji. Metafora kemi: Shihen
vuajtjet dhe rrahjet e një zemre, shihet braktisja e një krijese,
shok të bëhet deti, mashtrimi rreh, mendjen trazon, deti ta
dhuron, si dhe epitetet të gjallë, plot jetë, krijese të shkretë, e
lodhur, qiellit të vrenjtur, zhurmës së rëndë, shpresë e madhe, të
ëmblin gji. Kjo poezi është ndërtuar me varg të rimuar me rimë
alternative ABAB dhe me strofa katërvargëshe.
Kultin e heshtjes, të cilit i ka blatuar edhe titullin e librit e
21
sjell në dy apo tri poezi filozofike, që po i jap këtu më poshtë:
Heshtja
Heshtja ka brenda
fjalë të fshehura në thellësi.
Ajo flet, po janë pak ata që e dëgjojnë,
pak janë ata që e dinë gjuhën e heshtjes.
Kush dëgjon heshtjen e fiton jetën.
Ka edhe heshtje që bëjnë zhurmë,
por Heshtja e vërtetë rrezaton paqe dhe jetë.
Pak e kuptojnë Atë, se ka një gjuhë të veçantë.
Njeriu që kupton Heshtjen, mbushet me dije.
Edhe kjo poezi është ndërtuar me varg të lirë ku përmes tyre jep
disa sentenca filozofike lidhur me kultin e Heshtjes. Por diku më
poshtë ka dhënë edhe sentencen filozofike për heshtjen:
Kur Heshtja flet
Kur njerëzit heshtin
dhe Heshtja flet,
aty ka Jetë.
Në këtë vëllim poetik me mjaft vlera edukative për lexuesin, nuk
mungojnë edhe poezitë e mallit. Një e tillë është edhe poezia që
po paraqes këtu më poshtë:
Ëndërr
Tani ti je larg, nuk je më këtu
dhe në shpirt unë e ndiej këtë bashkim.
Mrekullisht përmbi ne, është qielli blu,
me dritën e tij, si në një vegim.
Mos harro kurrë, çastin e parë
dhe dorën e hapur, që ty të dha gëzim!
Lotët mallëngjyes, nuk më janë tharë,
22
vajtoj në vetmi, pres me padurim.
Pres me padurim, nuk gjej qetësi
dhe çdo ditë, dy lotë, për ty i kushtoj.
Kujtohu se tashmë, unë u bëra fli
edhe pse pa ty, veç për ty jetoj…
Një poezi tjetër me mjaft vlera edukative që ka mjaft peshë
filozofike, është edhe poezia Mësim, të cilën pa ndonjë koment
të veçantë po e paraqes këtu më poshtë për lexuesin.
Mësim
Merrni mësim tek fëmijët, o njerëz!
Kur ata mësojnë të flasin,
sa herë gabojnë e gabojnë,
e ne qeshim me gabimet e tyre!
Kur mësojnë të ecin,
sa herë e sa herë rrëzohen,
e ne e dimë se ngrihen përsëri,
më të fortë se përpara.
Duke gabuar mësojnë të flasin,
duke gabuar mësojnë të ecin.
Edhe ne kështu:
Duke u rrëzuar, mësojmë…
E ç’mësim nga jeta,
për Jetën!
Gjithashtu, në këtë vëllim poetik gjenden mjaft poezi me plot
frymëzim dhe me mjaft kolorit përshkrues, jo vetëm në sensin
filozofik, por edhe deklarativ siç janë poezitë: Maja e Velës,
Fshati im, Vëllazëria Jeruzalemi i Ri, Frymëzim, etj. Këtu më
poshtë po i paraqes disa prej tyre për kënaqësi të lexuesit.
Fshati im
Oh, sa dashuri
më ngjall ky fshati im!
Kujtime të bukura,
nga bota e fëmijërisë.
23
Me ato shtëpi
e zemrat plot gëzim.
Sa jetë të lumtura,
në kulm të varfërisë!
U ndala pak çaste,
si në meditim.
Të thur pak vargje,
për ty fshati im.
Vëllazëria Jeruzalemi i Ri
Ju presim me gëzim në grupin tonë,
ku Krishti e Zoja mbretërojnë gjithmonë!
Ju presim me krahë hapur e me lumturi,
që t’ju dhurojmë paqe e shumë dashuri.
Kjo është Vëllazëria Jeruzalemi i Ri,
me vëllezër e motra plot harmoni.
Si familje e vetme këndojmë me hare:
Lavdi, Ty, o Krisht, për këtë Jetë të Re!
Ejani edhe ju në këtë ecje të bukur,
që me Engjëj e Shenjtër të jeni të lumtur!
Të lirë nga mëkati, në hir e shenjtëri,
Hyjit të Gjithëpushtetshëm t’i japim lavdi!
Frymëzim
Lumi ecën në shtratin e vet,
uji i lumit rrjedh me qetësi,
që nga burimi deri në det.
Kështu edhe jeta jonë
duhet të rrjedhë me paqe,
nga lindja deri në vdekje,
që është lindja për në Përjetësi.
Edhe unë ec përmes një rrjedhe
24
që quhet frymëzim…
Oh, sa i ëmbël,
qenka ky lundrim!
Maja e Velës
Ti ishe pjesë e ditëve tona,
e palëvizshme në çdo stinë.
Unë gjithmonë këtu të gjej,
o Vela e Kallmetit, ti më kujton fëmijërinë!
Të shoh edhe tani madhështore dhe të bukur,
o maja më e lartë e kësaj toke të bekuar.
Ti e heshtur në shekuj na bën gjithmonë të lumtur
e zemrat drejt qiellit me ty janë lartësuar.
Në gjirin tënd diku aty është fshehur,
Kisha e madhe e shenjtes Eufemi.
Me ujin e bekuar që buron pareshtur,
ajo çdo shtegtari seç i jep freski.
Nga fshatra, qytete e nga brigjet e detit,
me gëzim brohorasin bijtë e Shqipërisë:
Bekuar qofsh ti Vela e Kallmetit,
Lavdi ndër shekuj, o Kisha e shën ‘Misë!
Si përfundim, duke i hedhur një vështrim të përgjithshëm të
gjithë krijimtarisë së poetit Nikolin Shtjefen Lëmezhi, nënvizoj
se natyra e përgjithshme e poezisë së tij ka më tepër karakter
filozofik me drejtim religjioz dhe mjaft edukativ për lexuesin e
tij. Ai merr frymëzim e jetë nga Hyji dhe Drita Hyjnore dhe
shkruan vargje plot devotshmëri. Kjo është e natyrshme për vetë
formimin e tij filozofik e ideor si klerik katolik dhe një misionar
i përçimit të frymës Hyjnore tek besimtarët e kësaj feje së cilës
edhe ia ka kushtuar të gjithë jetën e qenien e tij. Poezitë e kësaj
25
fryme, nuk janë thjesht poezi lutjesh apo uratësh të zakonshme,
por mësime mjaft edukative që ai ua drejton lexuesve të tij. Kjo
gjë duket më shumë në vëllimin e parë, ndërsa në vëllimin e
dytë më shumë spikat poezia sentecë mendimi e filozofie,
megjithëse këto gërshetohen edhe nga njëri libër tek tjetri.
Poeti, sidomos në vëllimin e parë, gamën e krijimtarisë së tij
poetike e ka shtrirë edhe në fusha të tjera, përveç drejtimit fetar.
Aty ai ka trajtuar mjaft bukur motivet patriotike si dhe mallin e
dashurinë për njerëzit. Ai ndjehet krenar për emrin shqiptar dhe
e përligj krenarinë e tij duke sjellë mjaft fakte lavdie të cilat i
përkasin kombit shqiptar dhe, i frymëzuar prej tyre, thur vargje
me mjaft frymëzim poetik.
Kur përshkruan natyrën, vargu i tij sjell tek lexuesi aromën e
këndshme të trëndafilave dhe zërin e ëmbël e shungullues të
bilbilave në blerim të prillit, cicërimat e dallëndysheve, kecat që
lodrojnë plot gaz e hare, blegërimat e qingjave e mbi të gjitha
gumëzhitjet plot hare të fëmijëve e dielli buzëqesh nga lart dhe
era fëshfërin lehtas. Aty sjell bardhësinë e ndritshme dhe të dlirë
të dëborës që sjell freski e gjallëri në shpirtin e poetit, por edhe
tek të gjithë si lajmtare, ajo sjell paqe e mirësi. Sjell në poezinë e
tij dallgët joshëse të detrave që të bëjnë shoqëri shërimi në çaste
të një vetmie vrastare. Vela, nga ana tjetër, që i rri nuses Zadrimë
si një kurorë mbi ballë dhe që lartohet plot madhështi e krenari, i
sjell frymëzim poetit edhe për faktin se në zemër të saj ka mirësi
e shenjtëri, pse aty është Shën Eufemia që: Me ujin e bekuar që
buron pareshtur,/ ajo çdo shtegtari seç i jep freski., thekson ai.
Po edhe fshati i tij i sjell kujtime të pashlyeshme dhe frymëzohet
prej tyre. Me gjithë hallet dhe problemet që ka pasur ai në kohën
e së shkuarës, në fëmijërinë e tij, përsëri i sjell mall, nostalgji e
dashuri pa fund, por edhe frymëzim të fuqishëm poetik.
Nga ana strukturore, ai vargëzon si zakonisht me varg të lirë,
por shpesh i drejtohet vargëzimit klasik me organizim poezie të
26
strukturuar në strofa të rregullta ku më së shumti parapëlqen atë
me katër vargje dhe me rima të ngulitura, herë alternative e herë
të përputhura, por pa e vrarë mendjen tek metrika e vargut me
numër rrokjesh të fiksuar. Gjithashtu, ai noton bukur e lirshëm
mbi një shtrat të bollshëm me figura e gjetje mjetësh stilistike që
i japin vlerë dhe kuptim poezisë së tij. Nga ana tjetër, ai provon
dhe eksperimenton edhe forma të ndryshme vargëzimi, si dhe
paraqitje poezie ornament duke imituar në formë edhe simbole
karakteristike të ndryshme.
Tom Gjokhilaj, Londër, dhjetor 2022.