FLUTUR APO SHPIRT
(Nga mitollogjia )
Psiqea bijë Perëndie një vajzë e bukur
me bir Perëndie të shëmtuar e martuan
i premtuan se do kalonte jetë të lumtur
por burrin në dritë ta shikonte e ndaluan
Për një farë kohe martesa shkoi e qet
por burrit fytyrën ende nuk ja kish par
si çdo grua me të drejt kishte kurjozitet
përse e ndaluan ta shikonte atë qyqar
Në një natë të zezë me një qiri tek dora
kur burri flinte ajo ju afrua tek fytyra
dalloi kontrastin si zgjyra dhe dbora
pikërisht në atë moment ndodhi mynxyra
Një pikë e nxehtë dylli që ra mbi burrë
bëri që burri të zgjohej dhe të avullojë
shkriu si akull e në hapsirë të humbë
e alarmuar Psiqea nisi që ta kërkojë
Burri i saj për çudi ishte kthyer në flutur
flutur në kërkim u kthye edhe vajza e re
ngyrat nuk dallonin cila ishte më e bukur
se cili ishte burri e cila ishte vajza Psiqe
Kërkonin njëri tjetrin e kurrë nuk u takuan
as në errësirë e as në ditët me diell
si trupi me shpirtin që nuk u bashkuan
njëri është në tokë e tjetri lart në qiell
Sa herë që na largohet një njeri i dashur
darkave na vjen një flutur në shtëpi
vjen rrotull me krahët duke përplasur
pastaj zë një cep e na shikon me dashuri
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
KËRKESAT NDAJ VARGUT TIM
Ti vargu im duhet të jesh i thjesht
pa shumë krahasime apo alegori
dua që njerëzit të të kuptojnë leht
atëhere do të lexojnë me dashuri
Zgjidhi fjalët të shprehin të vërtetën
ruaje gjuhën dhe mos bëj gabime
si kur flet për natyrën edhe për jetën
sepse kjo është gjuha e nënës time
Ti bridh në çdo cep të Shqipërisë
duke përshkruar të gjitha bukuritë
futu thellë në zemrat e njerëzisë
duke parë problemet dhe dashuritë
Vrojto me kujdes çdo gjë me radhë
dhe përshkruaji të gjitha me imtësi
vrojto natyrën detet dhe oqeanë
por çdo gjë ta thuash me vërtetësi
Mos u lodh kurrë se do shumë punë
e di që e gjitha kjo është e vështirë
por përkrah teje do jem edhe unë
sepse ne që shkruajmë e kemi detyrë