FJALË E URTË me bisht mbrapa…
Ti vrave djalin e vetëm,
se,
“Kur burri jep fjalën,
ther djalën”
Ai,
q’i ndejte besnik,
ka katër djem
dhe ty të tha….
Ik!
“””””
DRINI ЁSHTЁ MALL
Ngutshëm,
kërkoj lidhëzat e këpucëve,
këpucët,
pastaj këmbët…
…duke shpresuar,
t`i lidh bashkë
dhe të nisem,
kuturu,
në buzëmbrëmje…
…për të mbërritur
në vendin,
ku Drini ,
në djep malli,
përkund ëndrrën…
“””””””””””””””””””
PËRSËRI NUK KA RËNDËSI…
Për mua,
nuk ka rëndësi,
të ndërtohen ura,
ku s’kalojnë njerëz…
As të ketë njerëz,
ku nuk ka urë…
Lumenjtë,
ekzistonin para….
MONTATURAVE…*)
*) Kërkoj falje! Për efekt artistik, nuk mund ta shkruaja…MONTIMEVE…
Lexuesi është i lirë të gjykojë.
“””””””””””””””””””””””””””””
THIRRJA E MBRËMJES
(verore)
Të gjithë para krevatit!
Nuk ka rëndësi,
në cilën shtëpi,
në cilën dhomë…
Në emër të shenjtit,
të birit
e të atit…
…si ka qenë,
është,
do jetë përgjithëmonë…
Amen!
“”””””””””””
GJADЁR…
Në një cep rruge,
në cep të një fushe,
në cep të një kohe,
kam lënë ngulur në baltë,
një cep këmbe…
Gjader!
Copë shpirti.
Copë dhimbjeje.
Copë ëndrre.
“””””””””””””
SHIU I HARRUAR
Në shiun e harruar,
u dogjën puplat e pëllumbave të bardhë…
Qiellit,
blu të shpërfytyruar,
kapriciot e reve,
me mallin tallen…
Shqyej pagjumësinë
e madhe..
Prej qiellit,
pëllumbat,
njëri pas tjetrit
bien
në prehërin e shkrumtë
të këtij korriku,
të marrë…