KTHEU, O KTHEU, O BIR NJË DIT..
Vaj kandilit s”po bën dritë
Nuk do të dal ky shpirti shkret,
Jam thar si rrushi në degë.
Malli më treti të gjallë
Sytë më rrinë mbi port, mbi xham
Flaka e kandilit nuk duron,
Shkon të fiket prapë ndriçon.
Nuk tretet mishi i helmuar,
Mu tha buza e përvëluar,
Ah mërgim lëvore thatë
Na zhurite për evlat.
Biri , bija nga mërgimi
Duke qar nga mallëngjimi,
Kur u kthyen te Babai
Kandili u ndez pa vajë.
Nuk duroj kandili shkretë
Një natë dhe shkoj në atë jetë
I helmuar po me gëzim
Tretëm tani dheu im. Veron Hoxhaj
QË NE GUSHT E NA NJË GRUSHT
Që në gushtë e na një grusht
fjalë e popullit fjalë si musht,
Nëna filloj të mendonte,
sermenë e dimrit filloj.
I nxori qypat me radhë,
një me gjizë, e një me gjalpë.
një pekmez, një rehani,
rreçel ftoj e fig të zi.
gjizën me speca e shtoi,
dhallin për çorbën e mbloi
tjetri domate turshi,
ta pij buri me raki.
Qepët një nga , një, kurorë
fasulet i qrojë në dorë
mbi oxhak një pastërma,
ulu o pasha dhe ha.
Merja këngës ngri dolli,
nga jasht le të bjer dhe shi
të kërcasi e të gjëmojë,
Nëna sermenë na e mblojë.
Humbi fshati dhe sermeja,
në qytetë po qan Nëneja
kërkon fshatin se gjen dot
një frutë bio nuk ha dot.
Po e mbyten kalbësirat,
nga Evropa si këllirat,
gjithë hormon , e pleh kimik
ah o fshat ku shkove mik.