7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

“ZALL DARDHA NË DITARIN E ISUF RASHËS”.”Monografi”liberi i 7.

U BOTUA LIBRI

“ZALL DARDHA NË DITARIN E ISUF RASHËS”. Kjo monografi është

libri i 7-të

i bashkë autorëve

Halil Rama&Sakip Cami,

Mund të jetë një imazh i Halil Rama
Mund të jetë një imazh i Sakip Cami

botim i M&B.

Në 8 kapitujt e librit me 320 faqe, veç të tjerash përshkruhen në detaje toponimet e të gjitha fshatrave të Njësisë Administrative Zall Dardhë…Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Kjo monografi i kushtohet njërit nga të rrallët, por edhe të veçantët njerëz me botë të madhe shpirtërore, shprehur kjo edhe në ditarët e tij…
Për vlerat e rralla dhe profilin krijues të I.Rashës flasin bashkohës të tij, personalitete të mirënjohura si: Beqir Shehu, Xhelil Cibaku, Isuf Xhediku, Muharrem Gjoka, Shuaip Methasani, Dr.Lazam Gjoka, Nazmi Shira, Agim Bara, Gëzim Cala, Shaqir Çerpja, Ilmi Dervishi, Gani Murati, Ferit Çerpja, Mexhit Poleshi, etj.
Nëse dëshiron të njohësh një njeri lexo ditarin e tij. Nëse dëshiron të njohësh një periudhë kohore historike lexo ditarët dhe shtypin e kohës.
Nëse ke mbajtur ditar tregon se je njeri i rregullt, i vëmendshëm, parashikues, optimist, krahasues, dhe vizionar.
Një nga të rrallët, por edhe të veçantët njerëz me botë të madhe shpirtërore është Isuf Rasha. Këtë e thonë ditarët e tij, që fatmirësisht bashkëshortja Hyrie dhe gjashtë djemtë e tij i kanë ruajtur si sytë e ballit. Janë ditarë shumë të thjeshtë , të vegjël, blloqe të vegjël, me një shkrim të imët, por me kaligrafi, që flasin shumë….

Ndonëse e donte dhe dashuronte jetën, ai iku për në botën e përtejme para më shumë se dy dekada, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dokumentare. Mjaftojnë qoftë dhe dhjetra ditaret e lënë në dorëshkrim (nëpër blloqe a fletore të asaj kohe), për të kuptuar punën e tij të thelluar studimore, duke përshkruar gjer në detaje fakte e ngjarje historike të zonës së Zall Dardhës me histori të lavdishme, për toponiminë, për Simpoziumin e organizuar në Zall Dardhë nga zona e Reçit dhe Dardhës me rastin e 75 vjetorit të pavarësisë etj.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.