8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

‎Andrea Zalli‎

 

KUKLI..L'immagine può contenere: abitazione, cielo e spazio all'aperto

Fshati Kukel gjendet në cepin më jugor të Nj.A. Bushat dhe të Bashkisë Vau Dejës, në anën e djathtë të rrugës së vjetër automobilistike Shkoder-Lezhë e bri malit të Kakarriqit. Sipas studiuesit Nikoll Vilajeti (H. Hajdaraj “Kukuli e kukuljanët”) ky fshat është i banuar që në shek. ll pas Krishtit. Ndërsa ndër dokumentat e vjetra e ndeshim të paktën që në regjistrin kadastral venedikas të vitit 1416-1417 nën emërtimin Chucholj dhe figuron me 10 shtëpi. Në këtë kohë bashkë me Kuklin përmenden edhe dy fshatra të tjerë, Vlassanj e Crueti. Sot Vllazani është një lagje e Kuklit e quhet Udhzani. Ndërsa për toponimin Crueti (Krueti) përveçse ktu, bri Kuklit, në Kadastralin venedikas na del si një fshat më vete edhe përbri Gurit të Zi. Sot ky toponim në Kukel nuk ekziston më, ndërsa tjetri aktualisht është lagjja Kryethí në fshatin Rragam.L'immagine può contenere: erba, abitazione, albero, spazio all'aperto e natura Meqë Crueti-n e Rragamit studiuesi Injac Zamputi në “Regjistrin Kadastral venedikas të viteve 1416-1417” na e sjell me emrin ruan edhe sot, pra Kryethí, e duke pasur parasysh se italishtja nuk i përdor shkronjat “y” e “th”, është logjike që të kemi pasur edhe një tjetër toponim e vendbanim me këtë emër edhe këtu bri Kuklit. (Duhet cekur se një tjetër toponim me këtë emër, por të transformuar në Krythë e gjejmë edhe në Pukë).
Në Defterin turk të vitit 1485 shenohet si Kukla rezulton me vetëm 2 familje, ndërsa fshatrat Vllazani e Krueti nuk figurojnë fare. “Ky rrënim erdhi si pasojë e raprezaljeve të turqve si dhe nga emigrimi masiv i popullsisë në viset përtej detit” (Mentnor Quku “Historiku i shkollës së Barbullushit”). Në Defterin ll turk të vitit 1582 Kukli figuron me 57 shtëpi.L'immagine può contenere: montagna, cielo, nuvola, spazio all'aperto e natura
Në librin “Historia e Shqipërisë”, fq. 327-328 të historianit francez të shek. XIX Zhan Klod Faverial ndeshim këtë të dhënë: “…Dy vjet ma vonë (vj. 1614), nji Kuvend i madh u mbajt në Kukul, fshat në Shqipërinë e Epërme. Epiri, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Hercegovina dhe Dalmacia kishin dergue atje përfaqsuesit e tyne. Qellimi i kësaj mbledhjeje ishte të gjente mënyrën për t’i dhanë fund mbipagesave e taksave të padurueshme, viktimë e të cilave ishin të krishtenët…” (H. Hajdaraj “Kukuli e kukuljanët”).
Në vitin 1638 Leonardi na thotë se Kukli është ndër fshatrat kryesorë të Shkodrës e ndër më të populluarat në Shqipëri, ndërsa Kerubini më 27.3.1638 saktëson se Kukli ka arritur në 30 shtëpi.
Më 1645 konsulli francez L. H. Hekard, në librin e tij “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së epërme ose i Gegnisë” Kuklin na e sjell si famulli më vete.
Në Relacionin e S. Gaprarit të vitit 1671 këtë fshat e ndeshim me emrin Kumli (Cumli) me 42 shtëpi dhe me 400 banorë, kurse Zmajeviçi më 1703 e përmend me 30 familje e 183 frymë. Më 1745, në regjistrin e vjetër të Rrencit, përmendet me 17 familje e 129 banorë. Por në gjysmën e dytë të shekullit XIX fshati u godit rëndë nga sëmundjet e kolerës e të malarjës. Në vitin 1873 Poeteni na thotë se Kukli ka mbetur me 118 banorë, ndërsa në vitin 1896 përmendet vetëm me 13 familje. Dy vjet më vonë Ippen shkruan se numri i banorëve në Kukël ka zbritur në 97 veta.L'immagine può contenere: montagna, spazio all'aperto e natura

Duhet përmendur se për historikun e këtij fshati kanë përgatitur studime me interes dy studiues, Nikoll Vilajeti (dorëshkrim) si edhe Halil Zeq Hajdaraj “Kukuli e kukuljanët”.
Në këtë fshat jetoi e shërbeu për më se 30 vjet poeti, studiuesi, albanologu e atdhetari Dom Ndre Mjeda. Kompleksi rezidencial (ku përfshihet edhe kisha e fshatit) qe ideuar, projektuar e ndërtuar nga vetë Dom Ndreu dhe sot është restauruar e kthyer në një qendër muzeale mjaft atraktive.

Muzeu “Ndre Mjeda”..L'immagine può contenere: erba, abitazione, albero, spazio all'aperto e natura

Në Kukël në tetor të vitit 2014 është përuruar “Qendra kulturore e muzeale “Ndre Mjeda””. Këtu jetoi, punoi e shërbeu përmbi 30 vjet poeti, studiuesi, albanologu e atdhetari Dom Ndre Mjeda. Vetë kompleksi (i cili përfshin kishën, qelën e ambiente të tjera) është ideuar, projektuar e ndërtuar para 100 e ca vjetësh, aty nga vitet e para të shekullit të kaluar (rreth vitit 1906). Mjeda aty shkroi poemat “Andrra e Jetës”, “Lissus”, “Shkodra”, shkroi poezitë “Gjuha shqype”, “Malli për Atdhe”, “Shtegtari “, “Liria”, “Vaj i bybylit” “Vllavrasi”, etj., shkroi librat e gjuhës shqipe për nxënësit; aty ka këmbyer korrespondencën me Gustav Majerin e albanologë e gjuhëtarë të tjerë miq të tij europianë.
Ndrè Mjeda, si anëtar i Komisionit të Alfabetit në vitin 1908, njihet si personaliteti që shpëtoi punimet e Kongresit nga dështimi i plotë, përmes aktit të tij të famshëm të tërheqjes së alfabetit të vet për të cilin kishte punuar 20 vite dhe të marrjes përsipër ne këtë Kongres, të bashkimit të shqiptarëve detyrë që e kreu me sukses.
Ndré Mjeda banoi e shërbente aty me petkun e meshtarit edhe përgjatë viteve 1921-¬1927, kur qe deputet i Parlamentit Shqiptar për dy legjislatura.L'immagine può contenere: montagna, cielo, erba, spazio all'aperto e natura
Dom Ndre Mjeda vdiq më 1 gusht vitin 1937, por kisha, ndërtuar sipas stilit neoklasik, e vogël, por e ngjashme me simotra të tjera në Itali, Poloni, ku ai studioi a gjetkë në Europë, jetoi madje mbijetoi edhe pas “tërmetit” ideologjik ateist të vitit 1967, kur u shembën edhe kisha shumë më të vjetra, si ajo e Danjës (në Vau i Dejës) e ndërtuar në shekullin XV, në të cilën, sipas shkrimeve, qe kunorëzuar martesa e Gjergj Kastriotit.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.