7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

35 VJET PA TY BACA NDUE( NDUE LOGU)

Shkruar nga  Petraq Koroveshi

Mund të jetë një imazh i 1 person
Sot mbushen plot 35 vjet qe eshte ndare nga jeta piloti Deshmor I Atdheut Ndue Logu Eshte lindur me 8 maj 1940 ne Brashte te Dukagjinit Ka mbaruar per pilot helikopteri ne ish Bashkimin Sovjetik Ka kryer detyra te ndryshme komandant skuadrilje dhe zevendes komandant Regjimenti ne Farke Pilot I klasit te dyte ku fluturoi ne te gjitha kushtet meteorollogjike Diten dhe Naten ku pergatiti pilot te tjere per klase Njohes I mire I teknikes dhe mjeshter I teknikes se pillotimit me helikopter njohes I mire I terrenit ai dhe kur doli I paafte si pilot ai shoqeronte pilotet dhe I tregonte ne harte vendet ku ndodheshin ne harte ai kish kaluar ne ato vende me dhjetra here dhe I dinte me saktesi ato shok I dashur dhe I respektua nga te gjithe Ne vitin 1983 mbaroi studimet ne Akademin e Mbrojtjes,pas se ciles u emerua Shef Armatimi te repartit te Regjimentit Vdiq ne krye te detyres me 13 Shtator te vitit 1986 ,gjate drejtimit te qitjeve me granata dore,ku u hodh mbi nje granate per te shpetuar jeten e te pranishmeve ne poligon Me vendim te Keshillit te Ministrave Nr 228,date 22/04/1996 eshte shpallur Deshmor I Atdheut Prehet ne varrezat e Deshmoreve te Kombit Ja si ndodhi.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "GJIN MUSA × MrCG 小茶 SHQIPONJA E DUKAGJINIT KUSHTUAR PILOTIT DESHMOR NDUE LOGU"
NGJARJE NË POLIGON
Ate dite Në poligonin e qitjes në Farkë të Tiranës kishte qitjej luftarake me granata dore. qe beheshin dy here ne muaj simbas programit te përgatitjes luftarake të ushtarëve e kuadrove të regjimentit. Shefi i Armatimit të Regjimentit, oficeri Ndue Logu, drejtonte qitjen në poligon Ushtarët vinin njëri pas tjetrit në pozicionin nga ku do të hidhnin granatat e dorës në drejtim të objektivit të vendosur brenda një rrethi të bardhë. Synimi ishte për ta hedhur brenda atij rrethi, pasi kishte siguri më të plota preçizioni në asgjësimin e armikut. Granatat e vërteta luftarake shpërthenin me zhurmë dhe ushtaret per tu mbrojtur futeshin ne transhe qe mos te goditeshin nga coprat e granates Ndue Logu, i ndiqte ata me vëmendje, me përkujdesje, me seriozitet e rreptësi për zbatimin e rregullores dhe të kushteve të sigurimit në poligon. Ora ishte rreth 11. Bulëza djerse fillonin të dukeshin në ballin e ushtarëve me uniformë, por edhe të komandantit të tyre. Dielli i shtatorit dhe uniforma e bënin punën e tyre. Ishte radha e një djaloshi 19-vjeçar, pak i ndrojtur nga natyra. Ishte i fundit që do të kryente qitjen. Ndueja i rrinte afër, instruksionet e këshillat e momentit, si për secilin. Shokët, të gjithë djem të rinj, 19 – 20 vjeçarë, ishin fare afër e ndiqnin me vëmendje shokun e tyre që do kryente qitjen. Ai, mori nga pozicioni i zjarrit granatën dhe ja hoqi sigurecën. Në fraksione sekonde duhej ta hidhte atë drejt objektivit armik. Por në momentin kur shtriu krahun për ta hedhur, një çast pasigurie, bëri që granata t’i shpëtonte nga dora e të binte në tokë. Në dorë i kishte mbetur vetëm sigureca. Djaloshi e humbi toruan dhe u zverdh në fytyrë. Momente paniku dramatik tek fytyrat e shokëve. Papritur vdekja ugurzezë ishte shfaqur mes tyre e mund t’ua merrte jetën nga një sekondë në tjetrin. Sytë e tmerruar të të gjithëve ishin drejtuar tek ai objekt në formën e një veze e pak më i madh se ajo, që mund të shpërthente në mijëra copa e t’i godiste për vdekje.
Por, komandanti Ndue nuk e humbi gjakftohtësinë. Truri i tij punoi me shpejtësi marramendëse. Nuk mund të humbej qoftë edhe një fraksion sekonde. Jeta e atyre djemve 20-vjeçarë ishte në rrezik. Komandanti, me shpejtësi të rrufeshme kapi për krahu djaloshin e hutuar nga tmerri dhe e zhyti në transhe, duke e shmangur nga rreziku. Si një shqipe që hidhet pingul mbi gjarpërin, ai u hodh mbi granatën që ishte duke plasur. Me trupin e tij të lartë prej atleti zuri rrezen midis granatës dhe grupit të ushtarëve. Tentoi ta hidhte drejt objektivit, por granata plasi pa e marrë ende mirë rrugën. Një nga ciflat e mallkuara gjeti krahërorin e komandantit, duke çarë arterien kryesore të trupit të tij, aortën.
Ai ra përdhe thuajse pa ndjenja. Gjaku filloi të vërshonte mbi uniformë që nga krahërori. Ushtarët, që i kishin shpëtuar rrezikut, u mblodhën të tërë rreth trupit të Komandantit. Ai, si nëpër gjumë, i hapi sytë me mundim, u hodhi një vështrim, ravijëzoi një buzëqeshje dhe mezi foli: Gjallë jeni të gjithë? E sytë e tij u mbyllën pa pritur përgjigjen…I paharruar qofte kujtimi I tij Te rrojme e ta kujtojne familja te afermit miqte e shoket Per me me hollesi ka shkruar Monolog shoku im I me perkushtuari ne kete drejtim Niazi Nelaj, Aleksander Cala dhe Gjin Musa
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.