14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Sahit F. Osmani

FRAGMENT VJESHTE
E çuditshme kjo stinë fryn e shfryn bulçinjtë
Zverdh e purpuron e fryteve i kullojnë gjinjtë
Mushkëritë e zogjve frymojnë këngët në ikje
Qiellit të ajërt fluturojnë drejt saksive të yjve
Brymë trishtimi derdhet mbi gjethet në ecje
Thinjat e kohës si rrezore shkëlqejnë degëve
“”””””””””””””
AJO
Me dashje ose pa dashje, as denon, as fal
Qëndron e heshtur, me dashuri zemre shëron
Me shembullin e veprës ndjek në çdo hap,
Të bën për vete, shtegut të dritës të kërkon.
Shpirtin ta përshkon me fytyrën që shndritë,
Edhe në furtunë a në ndezje prej afshi.
Në kohë mjaft të keqe, jetën ta bën të ëmbël,
Në fijet e shpirtit, ndez dritat, terrin e largon.
Në rrjetë dyshimesh, kur shpirti trazohet,
Mbron të vërtetën nga gënjeshtra e mbuluar.
Me vesë shkëlqen, e gjethe të arta vjeshtohet
Që bien tej e tej me dëshira të zjarrta.
“”””””””””””””””””””
ATJE KU NGJIZEN E PËRJETËSOHEN VETËM DASHURITË
Kur e kuptojmë lindjen dhe perëndimin e diellit
Koka na ngritet lart që t’i kap kufijtë e universit
Me zjarr zemre t’i shndritë udhëtimin mendjes
Me frymë t’ shpirtit t’i jep aromë e kuptim jetës
Vërtitet ditenatë në çdo kohë kurrë pa u ndalur
Të gjejë burime njerëzore që s’kanë të shterrur
Kundrejt çnjerëzores që si bishë i çan gjymtyrët
Për të pirë palcën deri në pikë thellësive të trurit
Në shtegtim drejt horizonteve që dhurojnë dritë
Atje ku ngjizen e përjetësohen vetëm dashuritë
“””””””””””””””””””””””””
PATA HUMBUR DHE KAM FITUAR
“Të jesh i mirë është gjithçka”. V. Hygoi
O ti që kupton gjuhët e botës fjalën dëgjoma
Desha të të them ate që s’ të thashë më parë
Nuk arrita sepse kisha frikë mos të humbisja
Gjersa mendoja se në botë je njeriu më i mirë
Nga sinqeriteti i tepruar ti kishe ikur papritur
Gjuha e dinakërisë sa shpesh na pati rrëzuar
Duke rendur pas teje sa shumë pata humbur
Por zemrën e dashurisë përherë e kam fituar
“”””””””””””””””””””””””””
TYM CIGAREJE
tym cigareje i thithin mushkëritë shtjellë
e nxjerrin mjegullnajë me pelimin e idhët
dredhin e mbështjellin n’imagjinatën qiell
e sytë lakmitarë verbon me helm nikotini
valëzojnë e tërheqin pareshtur me dredhi
kënaqësi e vazhdueshme deri në verbim
edhe dëshirë edhe vuajtje e hidhur pelim
mendime shtjellë kërkojnë udhë shpëtim
shpërthen tym i heshtur shtëllungë reve
trazim i flakës n’ shpirtin e dehur vrullon
zien përbrenda flet me gjuhën që lëngon
e shijon kundërmimin e tymtë të cigares
sikur të ishte vesë që përhapet anekënd
ëmbëlsi e nektarit që ka aromën e luleve
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.